Lajme
Pagat në arsim do të rriten, ky është konkluzioni i takimit SASHK dhe Qeverisë
Pagat e arsimtarëve dhe të të punësuarëve në sektorin e arsimit do të rriten edhe për 10 përqind, transmeton in7.
Kjo marrëveshje u arrit pas takimit të përfaqësuesit të Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, Jakim Nedellkov me ministrin e Arsimit, Arbër Ademi dhe në kryeministrin Zoran Zaev.
Ademi dhe Nedellkov në deklaratë për mediumet thanë se takimi ishte konstruktiv. Sipas ministrit, 10 për qind të tjerë prej prillit do të jenë shtesë të dy rritjeve paraprake prej nga 5 për qind (vitin e kalaur dhe kjo në shtator). Nedellkov, ndërkaq, tha se çdoherë mundet më tepër.
“Unë do të thoja se kjo është rritje historike e rrogave në veprimtarinë e arsimit. Propozimi konkret është prej prillit rrogat të rriten për plus 10 për qind, duke filluar nga arsimi, fillor, i mesër, i lartë dhe shkenca”, deklaroi Ademi.
Ai tha se propozimi do të shqyrtohet, nesër, edhe në mbledhje të Qeverisë. Do ta presin vendimin e Këshillit të SASHK-ut, për, siç tha, të informohen për epilogun nga negociatat. Theksoi se me ligjet e miratuara angazhohen për zhvillim karriere dhe për përmirësim të statusit materiaë dhe social të mësimdhënësve.
Përfaqësuesi i SASHK-ut, Nedellkov, tha se vendimi nëse do ta pranojnë apo jo këtë propozim për 10 për qind prej prillit, do ta dinë deri në fund të kësaj jave apo në fillim të javës tjetër. Tha se për ofertën e ofruar Këshilli i SASHK-ut do të diskutojë që nesër, e më pas do të presin përgjigje nga anëtarësia e tyre.
Kërkesa e SASHK-ut prej fillimit të vitit mësimor ishte rritja e rrogave të mësimdhënësve për aq për qind sa ishte rritur rroga minimale në shtet, përkatësisht deri 25 për qind. Sindikata në ditën e parë shkollore mbajti grevë paralajmëruese me paralajmërimin se ajo mund të bëhet e përgjithshme nëse për një muaj nuk arrihet marrëveshje me Qeverinë.
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare