Connect with us

Lajme

Ndotja/Fatkeqësisht edhe sivjet do të ‘helmohemi’ nga ajri i ndotur

Published

on

Vetëm 30 për qind e masave për uljen e ndotjes së ajrit që i premtoi Qeveria për sivjet kanë përfunduar. Edhe këtë dimër qytetarët thithin ajër me ndotje enorme, akuzojnë nga joqeveritarja “Eko-svest”. Edhe ato gjëra për të cilat autoritetet u lëvduan se kanë përfunduar, janë të vonuara ose vetëm në letër, alarmojnë ambientalistët.

“Përfundimisht zbatimi i masave për të trajtuar ajrin e ndotur po ngecë, nuk po lëviz me shpejtësinë sa dëshirojmë. Kjo do të thotë që do të duhet të mendojmë për inverterët me kohë, të mendojmë për një ndalim të ardhshëm të djegies së karburanteve të ngurta për amvisëri madje edhe për kompanitë private, dhe natyrisht duhet të ndalemi së aplikuari vetëm ato masa që janë populiste, dhe kjo është e vështirë për vendimmarrësit e këtyre vendimeve”, ka thënë Elena Nikolovska – Eko Svest.

Edhe pse një nga bartësit kryesor të politikave ekologjike në vend është Ministria e ambientit jetësor, numri një përkatësisht ministri Naser Nuredini, mbetet i panjohur për opinionin, i cili nuk ka njohuri nëse ai punon për të gjetur zgjidhje për ndotjen e ajrit. Deri më tani, në të gjitha aktivitetet publike nga ky resor paraqitet zëvendës/ministri, Jani Makraduli./Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale