Connect with us

Lajmet kryesore

Me shkas-Zgjedhjet 2019 në R. e Kosovës

Published

on

Shkruan Qenan Aliu

Kujdes,interesat përmbysin kala e jo më qeveri !

Albin KURTI dhe Vjosa OSMANI do të mundësojnë zhvillimin e spirales për etablimin e BREZIT TË RI në skenën politike në të gjitha trojet shqiptare .

Mirëpo të fitosh ZGJEDHJET është sikur të shkruash romanin me një fund të këndshëm. Por të formosh QEVERI është sikur atë roman ta shndërrosh në DRAMË me përmbajtje politike dhe me plotë parodi !

Qeverinë e re e presin sfida të mdhaja më pas luftës . Por një gjë është e sigurt- Albini dhe Vjosa do ti demontojnë hallkat e KAPJES SË SHTETIT. KOSOVA e barabartë për të gjithë .

Një klasë politike e formuar dhe e përkushtuar për shtetin mund të bën të pa mundurën. Por kujdes, interesat përmbysin kala jo më qeveri apo formim të qeverive !

Sintagma -më pak pushtet e më shumë SHTET, do të sjellë mënyrë më të relaksuar të qeverisjes.

Shikuar në përqindjet thuaja se të gjithë partitë kishin përqindjet si në zgjedhjet paraprake, megjithate, masiviteti në votime e solli vlerën e demokracisë NDRYSHIMIN.

Parimisht në shoqëritë dhe shtetet me demokraci dhe sisteme normale në zgjedhje nuk ka fitues dhe humbës, por thjesht janë ata që kanë fituar dhe ata që nuk kanë mundur të fitojnë.

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti tregon se kë e shau dhe ofendoi Talat Xhaferi në gjuhën maqedone (Video)

Published

on

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt seanca e 77-të plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës, Interpelanca për punën e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, të paraqitur nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, shkruan InfoShqip.

Në interpelancën e ngritur nga VMRO-DPMNE ka folur edhe deputetja e ASH-së, Ilire Dauti, ku në fjalimin e saj deputetja tregoi se kush ishte personi që kohë mëparë kryeparlamentari Talat Xhaferi e shau dhe ofendoi në gjuhen maqedonase.

“Pra opinioni e dëgjoi që Talat Xhaferi shau dhe ofendoi ata puntorë të cilët janë të punësuar këtu në kuvend. Por opinioni nuk e ka marrë vesht se kë shau në gjuhën maqedone Talat Xhaferi. A ishin shqiptarë ata të cilët ai i shau në gjuhën maqedone. Simbolika e sharjes në gjuhën maqedone të një shqiptari do të thotë shumë“, tha në fjalimin e saj deputetja e opozitës shqiptare Ilire Dauti.

Sharjet dhe ofendimet ndaj punonjësve të kuvendit që i referohet deputetja Ilire Dauti janë bërë në seancën parlamentare të datës 12 Maj, ku Talat Xhaferi ka sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësit duke i ftuar të paraqiten në kabinetin e tij lidhur me angazhimin e tyre ndërsa kjo është transmetuar nga kanali i Kuvendit.

Për më shumë në vazhdim mund ta ndiqni fjalimin e plotë të deputetes nga ASH Ilire Dauti.

Continue Reading

Lajme

Sot votohet për herë të pestë në Tërnovc, shqiptarët e Luginës luftojnë për një vend në Kuvendin serb

Published

on

By

Sot votohet për herë të pestë në Tërnovc, shqiptarët e Luginës luftojnë për një vend në Kuvendin serb

Për herë të pestë banorët e fshatit Tërnovc i Madh të Bujanocit sot do t’i drejtohen kutive të votimit. Votat e tyre do të jenë përcaktuese nëse Shaip Kamberi do të jetë sërish deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb apo nëse mandati do t’i takojë Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) të Ivica Daçiq.

Të drejtë vote në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në këtë fshat kanë 1,089 votues. Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës i nevojiten 610 vota për të hyrë në Kuvendin e Serbisë, ndërsa SPS të mos marrë asnjë pasi kjo do të rriste pragun zgjedhor.

Kandidati për një tjetër mandat, Shaip Kamberi, thotë se është i lodhur nga përsëritja e vazhdueshme, por shprehet se alternativë është vetëm dorëzimi ndaj së keqes.

“Jemi në luftë, jo thjesht për të zgjedhur një deputet, por për drejtësi, barazi e liri. Nuk po kërkojmë asgjë më tepër veç trajtimit të barabartë si qytetarë, trajtim të dinjitetshëm dhe të drejta jetike. Jam plotësisht i vetëdijshëm se kjo betejë për përfaqësim ka shkaktuar lodhje e frustrime të shumta të secili prej nesh, u bë e mërzitshme dhe e bezdisshme edhe për mua, por, alternativa e kësaj është dorëzimi. Dorëzimi ndaj atyre që nuk na duan të mirën. Kjo nuk është luftë për ta rehatuar një person, ashtu siç po tentojnë ta paraqesin disa. Përfaqësimi nuk ka të bëjë me këtë, sepse fati i një personi është absolutisht i parëndësishëm në raport me fatin tonë kolektiv”, tha një ditë më parë.

Kamberi tha se beteja e sotmeka të bëjë me rezistencën politike të shqiptarëve në Serbi, artikulimin e kërkesave të shqiptarëve në mënyrë të qartë e të drejtë dhe vazhdimin e luftës për jetë dinjitoze.

“Nënshtrimi dhe dorëzimi nuk është diçka që zgjedhin popujt e shtypur, nuk duhet ta zgjedhim as ne. Rezistencën ja kemi borxh dëshmorëve e gjeneratave e gjeneratave të njerëzve që janë flijuar për liri e drejtësi. Ja kemi borxh edhe atyre 9500 votave që i ka lista jonë në këto momente, të cilat do të shpërdohen pa 610 votat e lagjes së Strukarëve”, shtoi Kamberi.

Si në të gjithë territorin administrativ serb, edhe në Tërnovc zgjedhjet u mbajtën më 3 prill. Më 21 të po atij muaji Gjykata Administrative në Nish urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve në këtë fshat për shkak të parregullsive.

Zgjedhjet u përsëritën më 28 prill. Pjesëmarrja në votime ishte 64% dhe Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori 677 vota dhe kështu Kamberi siguroi mandatin e deputetit. Mirëpo, Partia Socialiste e Serbisë së Iviça Daçiqit kërkoi të ëprsëriteshin zgjedhjet pasi një qytetar kishte votuar pa dokumente të vlefshme personale, Kërkesa u miratua.

Zgjedhjet u mbajtën sërish më 27 maj në Tërnovc të Madh. Në votime morën pjesë 618 votues, Kamberi mori 598 vota, të pamjaftueshme për t’u zgjedhur deputet. Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës kontestoi procesin pasi tha se një person kishte votuar pa letërnjoftim. Komisioni zgjedhor nuk i dha të drejtë, por Gjykata Administrative urdhëroi votim të ri.

Në votimin e katërt radhazi, më 23 qershor, ka pasur alarm të rremë për bombë në qendrën e votimit. Për këtë arsye nuk pati votime.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i pyetur ditë më parë rreth procesit në Tërnovc, tha se nuk e kishte shumë të qartë se çfarë po ndodhte atje.

Gjithsesi, pa certifikimin e rezultatit edhe në Tërnovc zgjedhjet nuk janë të mbyllura dhe as Kuvendi i ri i Serbisë nuk mund të mblidhet dhe për të filluar mandatin e tij.

Në zgjedhjet e vitit 2020 shqiptarët morën tre mandate pasi garuan të bashkuar, ndërsa këtë vit zgjodhën që të garojnë në dy lista të ndryshme dhe rrjedhimisht ende nuk e kanë të sigurt asnjë mandat.

Continue Reading

Lajme

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Published

on

By

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Kordinatori i BDI-së, Arbër Ademi ka demantuar akuzat e partisë së tij ndaj opozitës shqiptare. Pas incidentit në Parlament, BDI doli me një reagim me shkrim ku akuzoi deputetët e ASH-së se kanë qenë bashkë me VMRO kundër Arbër Ademit. Por ky i fundit, në emisionin “10 minuta” në TV21 tha se deputeti Elmi Aziri ka qenë bashkë me të dhe se deputeti i opozitës shqiptare është munduar ta qetësojë situatën.

“Po jam dëgjuar. Elmi Aziri deri sa ka ndodhur aty ngjarja dhe pas ngjarjes ka qenë bashkë me mua, duke tentuar ta qetësojë situatën. Edhe pas ngjarjes, por edhe krejtësisht kur jam nisur për në shtëpi kam biseduar në telefon me Elmi Azirin”, tha Ademi në TV21.

FOTO:

Continue Reading

Aktuale