Lajmet kryesore
Ja përse Albin Kurti duhet ta mbaj larg Edi Ramën
“Mos e bëj kurrë mik armikun e mikut tënd”.
Nga Arben Llalla
Nuk dua të përmend për lidhjet e ngushta të Ramës me Vuçiqin apo për përpjekjet e tij për të ndarë Kosovën, sepse Albin Kurti i di më mirë si çdo shqiptar tjetër, por do të flas për përçarjen që mbjell Rama atje ku shkel e pi kafe.
Edi Rama bëri përpjekje të forta për të zhdukur Çështjen Çame, financoi miliona euro që PDIU mos të kishte asnjë deputet në Kuvendin e Shqipërisë duke u vënë në shërbim të Greqisë. Rama u mundua me çdo mënyrë të përçajë PDIU-në e ta nxjerrë jashtë politikës, si inekzistente, por nuk ia arriti këtij qëllimi dashakeqës. (Jo rastësisht Edi Rama e nisi sulmin për neutralizimin e PDIU, për të sulmuar më tej partitë shqiptare në Maqedoni e Kosovës)
Edi Rama ndau Lëvizjen BESA në Maqedoni në dy pjesë, është pikërisht Rama përçarësi dhe projektuesi për shkatërrimin e kësaj Lëvizje BESA.
Me tryezën e partive shqiptare në Maqedoni (viti 2016) erdhi ndarja e Lëvizjes BESA, si dhe prishja e koalicionit të ASH me RDK. Me emrin “Platforma e Tiranës” që shpiku Rama në vitin 2017, si projekt i partive shqiptare në Maqedoni, ai u dha shkak fqinjëve tanë të mendojnë që shqiptarët po përgatiten për shkatërrimin e Maqedonisë së Veriut. Dhe shkaktari kryesor i akuzave të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për “Platformën Fantazmë të Tiranës” ishte Edi Rama, duke i paraqitur shqiptarët si ekstremistë dhe të rrezikshëm për Ballkanin. Por, doli se ajo “Platformë e Tiranës” së Edi Ramës nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston. (Kur Edi Rama vizitoi Tetovën, me pretekstin se do bashkonte faktorin shqiptar të Maqedonisë, tetovarët i vendosën foton e Esat Pashë Toptanit)
Pasi përçau shqiptarët e Maqedonisë Edi Rama u hodh në sulm për përçarjen e Lëvizjes VetëVendosje dhe ia arriti qëllimit me njerëzit e tij, Shpend Ahmetin dhe Dardan Molliqaj. Molliqaj nga shërbimi që i bëri Edi Ramës arriti që bashkëshorten e tij Besa Shahini ta bënte ministre e Arsimit të Republikës së Shqipërisë pa plotësuar asnjë kriter.
Edi Rama si kryqtar mbrojtës i Kishës Orthodokse Greke ka parimin “përça e sundo”, që më tej të shpallej “Sulltan”, nënshtruesi i klasës politike shqiptare në Ballkan, por ky qëllim dashakeqës i një skizofreni nuk u arrit.
Albin Kurti bënë mirë t’i ketë parasysh këto dhe të këshillohet me ata miqtë e tij në Tiranë, të cilët e kanë mbështetur në ditët më të vështira, atëherë kur Edi Rama bëri çdo përpjekje për ta shkatërruar dhe neutralizuar VV. Ndaj, Albini duhet ta ketë parasysh fjalën e urtë popullore: “Mos e bëj kurrë mik armikun e mikut tënd”.
Lajme
Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së
Lajme
ASH: Sot përfundimisht u vërtetua në vepër se pika e dobët e pushtetit të kriminalizuar ka qenë dhe është Pushteti Gjygjësor!

Deputetja dhe koordinatorja e grupi parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti përmes press konferencës për media ka reaguar pas sulmit ndaj deputetëve të ASH-së Elmi Aziri dhe Halil Snopçe nga ana e deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështje Evropiane i cili ka gjuajtur me gota ndaj deputetëve të opozitës, me ç’rast dhe ka shkëmbyer fjalë fyese, përcjell in7
Nga ASH theksojnë se sot përfundimisht u vërtetua në vepër se pika e dobët e pushtetit të kriminalizuar ka qenë dhe është Pushteti Gjygjësor.
Reagimi i plotë
Sot përfundimisht u vërtetua në vepër se pika e dobët e pushtetit të kriminalizuar ka qenë dhe është Pushteti Gjygjësor!
Krimi, korrupsioni, rrugaçëria dhe skenaret e tyre u manifestuan me vandalizëm dhe akte dhune ku me ose pa hiri, u godit edhe Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri.
I gjithë ky skenar i turpshëm filloi me tentimin për t’ua zgjatur mandatin gjykatësve dhe prokurorëve partiak të pushtetit, përmes kontrabandimit të ligjit. Pasiqë ne kundërshtuam, kryesuesi Arbër Ademi ofendoi personalisht Deputetin Halil Snopçe i cili e ftoi publikisht të kërkojë falje, por nuk ndodhi një gjë e tillë. Më pas, Deputeti Snopçe kërkoi përsëri ndërhyrje procedurale e cila iu mohua dhe tentoi të votohet rendi i ditës. Në shenjë revolte, ne deputetët e Aleancës për Shqiptarët dolëm në foltore që të mbrojmë të drejtën tonë për diskutim dhe të parandalojmë kontrabandimin e ligjit. Pas kësaj pasoi turpi që e pa gjithë opinioni, dhuna dhe vandalizmi i koordinatorit të BDI-së.
Kjo nuk është hera e parë që bëjnë skenare të këtilla të dhunshme me qëllim fshehjen e krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Në Kuvend dhe skenën politike ka pasur shumë raste kur deputetët e BDI-së kanë mundur ta tregojnë veten, por i kemi parë të gjithë se si ikin nga komisionet ku duhet të mbrohen qytetarët, ose si përqafohen me kriminelët.
U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien në skenare të këtilla dhe lojra të fëlliqura të BDI-së të cilët i kap panika sa herë që u rrezikohet pushteti, ose nuk u shkojnë planet deri në fund. Të gjithë duhet të dënojmë fuqimisht këto akte vandale dhe vandalistët përfundimisht të mbajnë përgjegjësi. Duam të njoftojmë gjithashtu se për sonte u ftuam edhe në kordinim, por ne nuk ulemi në një tavolinë me vandalistë të dhunshëm që nuk kanë të bëjnë as me demokracinë e as me politikën, thekson Dauti./in7.tv/
Lajme
Dita që kujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Dita që kujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë
78 vjet më parë, më 27 qershor 1944 nisi akti i fundit i tragjedisë së shqiptarëve të Çamërisë.
Forcat greke garantuan se në rast të dorëzimit të armëve asgjë e keqe nuk do t’u ndodhte shqiptarëve të Çamërisë, gjatë takimit që patën me myftiun, kryetarin e këshillit të bashkisë dhe drejtorin e arsimit të Paramithisë.
Kështu thuhet në materialet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, ku theksohet se me arritjen e këtij pakti verbal, premtimi jo vetëm që nuk u mbajt nga bandat e kriminelëve të Napoleon Zervës (oficer i ushtrisë greke), por menjëherë pas mbërritjes në qytet, ata masakruan mbi 200 shqiptarë të Çamërisë.
Kështu masakra mbi popullsinë e pambrojtur vazhdoi për ditë me radhë. Gjatë sulmit mbi popullsinë civile, u dëbuan mbi 30 mijë shqiptarë myslimanë dhe u vranë mbi 3 mijë të tjerë.
Ndërkaq, popullsia shqiptare ortodokse e Çamërisë u vendos nën terror për të mohuar identitetin duke vrarë parinë e saj e duke i lënë të varur në mes të qytetit për më shumë se tre ditë. Prej vitit 1994, shteti shqiptar e njeh këtë datë si Dita e Gjenocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga forcat shoviniste greke.
Për ironi të fatit, 421 vite më herët nga kjo ngjarje, një shqiptar i Çamërisë merrte drejtimin e shumicës së botës së njohur deri asokohe. Ai ishte Ibrahim Pashë Pargaliu, i lindur në një familje të krishterë shqiptare të Pargës, i cili që i vogël u mor si skllav nga ekspeditat ushtarake osmane dhe në një ditë si sot , më 27 qershor 1523, u bë Veziri i Madh i Perandorisë Osmane.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi