Connect with us

Kosovë

Daçiç: E kam ditur kush do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë, më njoftoi ky zyrtar i lartë i SHBA (FOTO)

Published

on

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka thënë se ishte njoftuar se kush pritet t’i fitojë zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Ai ka thënë se së fundmi gjatë një bisede me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer, i ishte thënë se Lëvizja Vetvendosje dhe Lidhja Demokratire e Kosovës do të dalin fituese në zgjedhje dhe do të krijojnë koalicion.

“Nuk është e rastësishme. Amerikanët kanë thënë se tani është çështje pak më e komplikuar sepse për herë të parë do të merren me një parti e cila është e idesë për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, deklaroi Daçiç, në hapjen e samitit të 19-të të ekonomisë në Beograd, raportojnë mediet fqinje.

Ai ka shtuar se duhet pritur për deklaratat e reja nga Albin Kurti e Isa Mustafa, sepse “është një gjë kur dikush flet nga opozita, e diçka tjetër kur hyni në qeverisje”.

“Ne nuk mund të ndikojmë tek ata që shqiptarët e Kosovoës i zgjedhin, ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë pa marrë parasysh nëse dikuj i pëlqen ajo parti apo jo. Në çfarëdo rrethane, pres të vazhdohet dialogu, të heqet taksa dhe me këtë të krijohen kushtet për kërkim të një zgjidhje kompromisi”, theksoi Daçiç.

 

Continue Reading

Kosovë

Nuredin Lushtaku flet nga Stacioni i Policisë: Telashja ka ndodhë, s’kemi përdorë armë ne, polici plagosi policin

Published

on

U raportua se ish-nënkryetari i Skënderajt, Nuredin Lushtaku, së bashku me disa familjarë të tij u përfshi në një konflikt mbrëmë në Skënderaj, ku mbetën të plagosur dy policë. Për këtë rast, Lushtaku është prononcuar për dy media.

Në një prononcim për RTV Dukagjini, Nuredin Lushtaku, ka deklaruar sot se ndodhet në stacionin policor dhe se nuk do të jap detaje deri në përfundim të hetimeve nga policia.

Ndërsa, për Kallxo.com, Nuredin Lushtaku, ka mohuar të ketë përdorë armë ai, djemtë ose vëllëzërit e tij në drejtim të zyrtarëve policor.

Sipas tij, polici e ka plagos policin.

“S’është ashtu hiç. Por aksidenti ka ndodhë, ka ndodhë telashja, as nuk e kam plagos unë kë, as nuk e kanë plagos vëllaznia, as djemtë. Polici e ka plagos policin. As nuk kemi përdorë armë na, e them me përgjegjësi të plotë. Mbetet me raportu edhe policia. Unë e kam dhënë deklaratën, unë jam i gatshëm me deklaru çka ka qenë. Polici ua ka drejtu armën vëllaznive, ka ndodhë përleshja. Nuk e di a ka gjujtë me tut kë a me vra, e din ai çka thotë. Unë e kam dhënë deklaratën tem, policin nuk e kemi plagos na. Më vjen keq çfarë ka ndodhë, por kjo është e vërteta, nuk kemi plagos askënd, nuk kemi përdorë armë”, tha Lushtaku për Kallxo.com.

Ndërkohë, Lushtaku nuk i është përgjigjur thirrjeve të Gazetës Express, i njëjti më pas e ka ndalur edhe telefonin.

Policia e Kosovës ka konfirmuar plagosjen e dy zyrtarëve policorë, mbrëmë në orët e vona në Skënderaj. Njëri polic është plagosur me armë zjarri e tjetri është lënduar me mjete të forta, raporton Express

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë ndodhen në arrati, ka konfirmuar policia.

Nuk dihet se kush nga personat e përfshirë në konflikt është prangosur.

Policët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa motivi i plagosjes së dyfishtë dyshohet se ka të bëjë me shqiptimin e një gjobe në trafik.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.

Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë.

Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia.

Lidhur me rastin janë duke u ndermarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante.

Continue Reading

Kosovë

Mungesa e punëtorëve po i detyron restorantet që të mbyllen në Kosovë

Published

on

Në shtator mund të detyrohen hotele, restorante e kafene që të mbyllen për shkak të mungesës së punëtorëve.

Kështu paralajmëroi Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë e Turizmit.

“Nëse vazhdon me këtë trend jo veç që kemi me pasë problem me numrin e punëtorëve por edhe mbyllje. Ndoshta situata ka me qenë shumë ma keq prej shtatorit. Unë kam informata nga pronarë hotelesh e restorantesh, shumica prej tyre thonë: Po e presim mërgatën, e prej shtatorit më s’di a punojmë, a s’punojmë”, tregon Sogojeva.

Sipas tij tani ka mungesë të madhe të punëtorëve në gastronomi.

Continue Reading

Kosovë

​FSK-së i shtohen liderë-komandot e reja

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se gjenerata 07/2022 përfundoi me sukses kursin e avancuar për lider në shkollën e nënoficerëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Mehaj ka shkruar në Facebook se ky kurs është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit amerikan për nënoficerë, dhe ka për qëllim përmirësimin e lidershipit, aftësitë teknike, ekspertizën taktike dhe përvojën e nevojshme për të udhëhequr skuadrën.

“Shumë urime të certifikuarëve e vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Aktuale