Connect with us

Kosovë

Baton Haxhiu: Albin Kurti t’i kërkojë falje publike Edi Ramës

Published

on

I ftuar sot në emisionin “Top Talk” për të folur mbi çështjen e zgjedhjeve në Kosovë ishte analisti Baton Haxhiu.

Ndër të tjera, Haxhiu u ndal te fjalimi i djeshëm i Albin Kurtt.

“Kritika e parë që ishte dje në fjalimin e zotit Kurti ishte drejtuar qeverisë së Shqipërisë. Dhe për faktin se nuk ka ndodhur asnjëherë në logjikën politike dhe në qëndrimet publike, kjo mund të them është fillimi që Kosova dhe Shqipëria janë në një zonë politike”, u shpreh ai.

Mbi faktin që dikur, marrëdhëniet e Edi Ramës me Albin Kurtin kanë qenë goxha afektive në kontekstin politik, por tashmë jo më, Haxhiu u pyet nëse mendon që do ketë një ndryshim, për faktin se Kurti ka marrë një peshë politike si dhe nëse Rama duhet të shohë këndvështrimet e qëndrimit politk në raport me Kurtin.

“Unë mendoj që marrëdhëniet mes dy shteteve dhe mes dy kryeministrave nuk duhet të kishin qejfmbetje, por zoti Kurti do duhej të kërkonte falje për lançimin publik ndaj Ramës, e sidomos ndaj ministrit të Jashtëm, Cakaj; lançimin e pashembullt të një politikani dhe të një partie politke për të cilin ka lënë shije të keqe në marrëdhëniet jo vetëm njerëzore, por edhe në marrëdhëniet politike”, deklaroi analisti.

Më tej, Haxhiu shtoi se rrethanat dhe rezultate në fjalë do të shpien në krijimin e një arene të përbashkët politike ku do ketë përplasje mes Vetëvendosjes dhe PS-së.

“Por unë mendoj që VetëVendosja, për faktin se çfarë është opozita në Shqipëri do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore në Shqipëri dhe debatet Vetëvendosje- PS do të ashpërsohen dhe nuk do jenë debate të buta tani e tutje”, tha ia.

 

BURIMI:Top Channel

Continue Reading

Kosovë

Osmani në OKB i përgjigjet Selakoviqit që i quajti “kasapë të Ballkanit” Thaçin e Veselin

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është përplasur me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq në OKB.

Osmani i tha Selakoviqit se ajo është qytetare krenare e Republikës së pavarur të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, është mirë që Selakoviq dhe popullata serbe të ballafaqohet dhe ta pranojë këtë realitet.

“Sundimi i ligjit është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Për të ecur tutje me propagandën e fundit të Selakoviqit. Unë jam qytetare krenare e Republikës së Pavarur të Kosovës. Është më mirë që ju të ballafaqoheni me këtë realitet në mënyrë që edhe ata ta shohin një të ardhme për vete ku udhëheqësit e tyre nuk bëjnë lufta”, tha ajo.

“Populli juaj ka vuajtur shumë nga ju, dhe pajtohem se ka një tragjedi prapa secilit refugjat. Unë kam qenë vet një e tillë por mbi 80% e vendit tim janë detyruar të ikin nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Kriminelët e luftës rehabilitohen nga liderët serbë. Selakoviq flet për vdekjen e një gruaje të moshuar në veri. Nuk ka asnjë raport nga askush që mund të fliste për këtë, se kjo grua ka vdekur si rezultat i përpjekjeve të sundimit të ligjit në Kosovë që Selakoviq të vijë këtu e të flas për një informatë të shtrembëruar”, tha ajo, duke iu përgjigjur deklaratës së Selakoviqit se një grua në veri ka vdekur si pasojë e tymit nga gazi lotsjellës i Njësive Speciale.

Ajo po ashtu ka thënë se Selakoviq ia ka huqur

“Në bazë të raporteve ndërkombëtare, nga 2017 deri në 2020 përqindja e krimeve të motivuara etnikisht nuk është 3 për qind, por ëshë 0.03 përqind. Serbët në Kosovë frikësohen nga strukturat paralele që përkrahen dhe shndërrohen në banda nga presidenti Vuçiq. Ata po shkelin të gjitha të drejtat themelore të serbëve dhe po i kërcënojnë që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë serbët nga këto struktura kriminale”, tha Osmani.

Osmani iu përgjigj Selakoviqit edhe për deklaratën ku ai i quan “kasapë të Ballkanit” krerët e UÇK-së, Kadri Veselin e Hashim Thaçin.

“Kosova ka përkrahur themelimin e Zyrave të Prokurorit të Specializuar. Udhëheqësit kanë bashkëpunuar me këtë tribunal sepse s’kemi çka të fshehim. E vërteta është se NATO ka intervenuar për të ndaluar gjenocidin serb dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Ne kemi qenë viktimë dhe serbët kanë qenë agresor”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet një person në Ferizaj pasi sulmoi nënën e tij

Published

on

By

Arrestohet një person në Ferizaj pasi sulmoi nënën e tij

Është arrestuar një person në Ferizaj i cili sulmoi nënën e tij dhe ka demoluar shtëpinë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili i ka demoluar edhe shtëpinë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Continue Reading

Kosovë

Sot takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, merr pjesë edhe Osmani

Published

on

By

Sot takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, merr pjesë edhe Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Nju Jork, për të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB), lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, presidentja Osmani do të paraqesë të arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën.

Takimi i KS të OKB-së për Kosovën që do të mbahet sot do të jetë i dyti për këtë vit pas atij të mbajtur me video-lidhje në prill./KSP/

Continue Reading

Aktuale