Connect with us

Kosovë

Kujt do t’i takojë posti i kryeministrit sipas Vjosa osmanit

Published

on

Bashkëpunimi LDK-Vetëvendosje filloi dy vite më parë kur koalicioni PANA i krijoi votat për të formuar qeverinë. Sa ishin në opozitë, të dy partitë paralajmëruan edhe mocion për ta dërguar në shtëpi Ramush Haradinajn. Tash një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme VV ka dalë e para duke e lënë pas LDK me vetëm pak vota. Një marrëveshje e pa shkruar në mes të dy partive për koalicion pas zgjedhor thoshte se ajo që del e para pas gjashtë tetorit do të marrë kryeministrinë.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje, apo të dy liderët që udhëheqin këto parti, i patën disa tentativa që dështuan për të krijuar koalicion parazgjedhor. Kjo pasi që asnjë nga të dyja nuk lëshoi pe lidhur me atë se kujt do t’i takonte posti i kandidatit për të parin e qeverisë.

Derisa dështuan që të shkojnë bashkë në zgjedhje të jashtëzakonshme, i pari i LDK-së, Isa Mustafa e ai i VV-së, Albin Kurti lanë të nënkuptohet e edhe deklaruan se bashkëpunimi i tyre vazhdon pas gjashtë tetorit, një ditë pasi që sovrani të vendosë së kush do të dalë partia e parë.

Në këtë ditë, kur Vetëvendosja ka fituar me jo shumë diferencë kundrejt LDK-së, një marrëveshje e tillë ende nuk ka filluar të diskutohet.

Se partisë që del e para pas zgjedhjeve do t’i takojë pozita e kryeministrit, e pati thënë edhe kandidatja e LDK-së, për kryeministre Vjosa Osmani.

Edhe pse shprehej e bindur se do të dalë e para nga zgjedhjet, Vetëvendosjen në të gjitha deklarimet publike e pa si mundësi të vetme për koalicion pas zgjedhor.

E njejta kishte deklaruar në Emisionin Pressing në T7 se një qeveri LDK-VV do të udhëhiqej nga ai që del i pari në zgjedhje.

“Shumë e thjeshtë, kush i fiton zgjedhjet e fiton pozitën e kryeministrit dhe ne do t’i fitojmë zgjedhjet kështu që natyrisht që edhe ne do ta udhëheqim qeverinë”, kishte deklaruar Vjosa Osmani.

Osmani pati deklaruar gjithashtu se asaj i takon e drejta për të biseduar për koalicione, pasi që e njëjta mban edhe pozitën e nënkryetares në parti.

Albin Kurti ndërkaq, kreu i Vetëvendosjes, disa herë në paraqitjet e tij publike kishte deklaruar se pozita që do të mbajë Vjosa Osmani pas 6 tetorit është ajo e kryetarit të Kuvendit. Kështu kishte deklaruar edhe ai.

“Nuk e konsideroj aspak të mirë kur vjen në politikan dhe kurrë pa e diskutuar një çështje të tillë me mua, këto janë çështje që debatohen, mund të dalë dhe të vendosë për mua, e para sepse këtë e konsideroj si një injorim të vullnetit të qytetarëve dhe e dyta tregon një mendësi vërtetë të ulët. Krye parlamentari nuk është çështje nominimi por është çështje vote, ne synojmë që ta udhëheqim qeverinë e pastaj do të ulemi bashkë me të dhe ai e di që mund të ketë besim në LDK sepse është parti që asnjëherë nuk i ka shkelë marrëveshjen, dhe do të merremi vesh cila do të jetë ajo pozitë e tij, coftë si krahu im i djathtë në qeveri, coftë duke marrë një dikaster, por, kjo do të varet nga votat”, kishte deklaruar Osmani, derisa kishte komentuar deklaratat e Albin Kurtit.

Continue Reading

Kosovë

‘Shpërthen’ analisti: Familja Jashari u tradhtua për herë të dytë nga njerëzit e njëjtë

Published

on

Në zgjedhjet e së dieles, Bekim Jashari nuk arriti të dal fitues, ku përballë kishte Fadil Nurën e PDK-së, i cili e zëvëndësoi Sami Lushtakun, të cilit nuk iu lejua kandidimi pas problemeve me ligjin.

E kur ka përfunduar tashmë edhe numërimi i votave, Jashari ka shkruar se ai humbi pas manipulimeve me vota.

“Të turpëruar duhet të ndihen vetëm ata që nuk lanë gurë pa lëvizur e metodë antiligjore pa përdorur për të marrë peng votën e qytetarëve, ata që ju bënë presion votuesve, ata që iu shkuan në shtëpi një ditë para votimit, ata që i ndalën votuesit para qendrave të votimit duke i shantazhuar e mashtruar, ata që vodhën vullnetin e lirë të qytetarëve e ata që festuan si festuan për një “fitore” që as vet nuk e kishin pritur. Të gjitha këto i dinë shumë mirë qytetarët e vendit tonë, këto sot fliten gjithandej dhe tashmë çdo gjë dihet për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Të dashur qytetarë, duke besuar fuqishëm në drejtësinë tonë kemi bërë mbi 10 ankesa në lidhje me manipulimin e procesit zgjedhor dhe presim që të zbardhet e vërteta edhe nëse duhet të hapet e të verifikohet çdo kuti e votimit. As këto zgjedhje, as manipulimet e shumta dhe as asgjë tjetër nuk mund të ndalë angazhimin tonë të përbashkët për qytetarët dhe vendin tonë të shenjtë”, ka shkruar Bekim Jashari.

Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Skenderaj, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai thotë se familja Jashari u tradhtua edhe njëherë nga personat e njëjtë.

“Fatkeqësisht familja Jashari u tradhëtua për herë të dytë, nga po të njejtit njerëz dhe për interesa po të njejta: pushtetin”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, kryetari i vërtetë i Skenderajt do të jetë Sami Lushtaku.

“Fadil Nura është kryetar kukull, kryetari i vërtetë është Sami Lushtaku.Tenderet për Samiun dhe njerëzit e tij do të jenë të padiskutueshëm, me Drenicën që si kurrë më parë duhet të ndjehet e turpëruar. Samiu fitoi për tenderët e munguar për katër vite, përballë dinjiitetit dhe lavidisë fitoi turpi dhe lakmia”, shprehet Mehmeti.

“Drenicakët s’kanë të drejtë të thirrën në emër të familjes Jashari, s’kanë të drejtë as të viziotojnë varrezat e tyre”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

Continue Reading

Kosovë

Raporti i Progresit – Kurti thotë se kanë marrë vlerësim pozitiv: S’ka takim me Vuçiqin në tetor

Published

on

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, i ka dorëzuar Raportin e Progresit kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit tha se në raport thuhet se Kosova ka shënuar progres, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast kryeministri i vendit tha se Kosova ka arritur progres me qeverisjen e tij në shtet ndërtimin dhe krijimin e institucioneve.

“Në rrjedhën e sqarimit të ambasadorit Szunyoug unë do të flas për periudhën e qeverisjes tonë ku shënuam shumë progres. Në fundjavën që lamë pas mbajtëm zgjedhje dhe edhe këtë herë dëshmuam transparencë të plotë. Vetëm 37 ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit zgjodhëm kryeministrin dhe kryeparlamentarin. Gjithashtu vetëm 13 ditë ende pa u bërë dy javë ne zgjodhëm edhe presidenten e Republikës, e cila është gruaja e dytë presidente. Në këta gjashtë muaj të Qeverisë, kemi legjitimitet demokratik dhe besueshmëri në institucione nga ana e qytetarëve, që do ta kishin zili jo vetëm vendet e rajonit por edhe ato të BE-së”.

Tutje Kurti përmendi shkatërrimin e grupeve kriminale, menaxhimin e pandemisë dhe ekonomia, që ai i quan suksese të Qeverisë.

“Nga 23 marsi kur edhe kemi marrë detyrën kemi shkatërruar 29 grupe kriminale, një rezultat që dallon nga fillimi i fushës, po ashtu edhe në menaxhimin me Covid-19 kemi pasur pak raste dhe vetëm një të vdekur në këto ditë, duke mbetur vendi i parë në rajon sa i përket procesit të vaksinimit. Janë rritur eksportet dhe numri i punëtorëve është rritur po ashtu. Edhe në fushën e administratës publike kemi racionalizuar katër agjenci”.

“Kemi hequr homologimin e veturave dhe demopolizimin e terminaleve doganore, që nga viti i ardhshëm do të bëhet në nivel vendi. Kemi marrë vendime edhe për shtesat e lehonave dhe arsimi i lartë të jetë pa pagesë. Së bashku do ecim përpara me një partneritet të përbashkët edhe me BE-në”, tha Kurti.

Tutje, shefi i ekzekutivit ka thënë se para çdo takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të ketë takim të përfaqësuesve të të dyja qeverive, ose të ekipeve negociatore.

Ai ka thënë se nuk beson që do të ketë takim shumë shpejtë me Vuçiqin, të paktën jo në muajin tetor në Bruksel.

Continue Reading

Kosovë

Kosovarët, me më së shumti pasaporta zvicerane pas shtetasve të BE-së

Published

on

Në fund të vitit 2020 në kantonin e Lucernit jetonin 79,215 të huaj me qëndrim të përhershëm dhe 2333 të huaj të tjerë, jo të përhershëm.

Sipas Zyrës Kantonale të Statistikës Lustat, shkalla e pranisë së të huajve është 19 për qind, që është shumë nën mesataren zvicerane (25.5 për qind), shkruan Luzerner Zeitung

Që nga viti 1990, numri i të huajve me qëndrim të përhershëm në kanton është më shumë se dyfishuar (79,215 persona) (+ 42,681 persona).Përqindja e të huajve është rritur nga 11.3 në 19.0 përqind në të njëjtën periudhë dhe kështu është ende shumë nën mesataren zvicerane. Kjo e fundit është rritur nga 16.7 në 25.5 për qind në të njëjtën periudhë.

Në vitin 2020, në kantonin e Lucernit janë natyralizuar 1,186 të huaj, 34 më shumë se një vit më parë. Sipas Lustat, qytetarët nga Bashkimi Evropian janë natyralizuar më shpesh (EU27: 560 persona), shumica prej tyre gjermanë (335 persona) dhe italianë (70 persona). Krahasimisht shpesh, ose më së shumti në “konkurrencë” me të huajt e vendeve jashtë BE-së, nënshtetësinë zvicerane e kanë marrë njerëzit nga Kosova (199 persona).

Grupi më i madh i të huajve vjen nga Gjermania

82.3 për qind e të gjithë të huajve që jetojnë në kantonin e Lucernit vijnë nga Evropa. 57.2 për qind e këtyre vijnë nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian (BE27).

Sipas kombësisë, 14,267 qytetarët gjermanë përfaqësojnë grupin më të madh (18.0 për qind), të ndjekur nga njerëzit nga Italia (10.6 për qind), Kosova (10.2 për qind), Portugalia (9.5 për qind) dhe Serbia (4.8 për qind). Në përgjithësi, të huajt që jetojnë në kantonin e Lucernit vijnë nga 168 vende të ndryshme.

Sipas Lustat, përqindja e të huajve ndryshon shumë nga rajoni në rajon. Shpesh ajo është më e lartë në rajonet urbane sesa në rajonet rurale, përcjell albinfo.ch. Me një shkallë prej 36.0 për qind, komuna Emmen ka pjesën më të lartë të të huajve në kantonin e Lucernit.

Përqindja më e ulët e të huajve është në komunën Romoos me 3.0 përqind.

Continue Reading

Aktuale