Connect with us

Kosovë

PDK: Partitë tjera po dëmtojnë procesin zgjedhor

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës bëri të ditur se ka pasur përpjekje të militantëve nga partitë e tjera për të dëmtuar procesin e deritanishëm zgjedhor.

Abelard Tahiri nga kjo parti, në një konferencë për media, ka përmendur persona nga Vetëvendosje, të cilët sipas informacioneve nga terreni kanë tentuar të blejnë vota në Prizren, ndërsa për LDK-në tha se aktivistë të tyre në Mitrovicë janë parë afër qytetarëve duke u bërë presion.

“Ka pasur përpjekje të militanteve partiakë për të dëmtuar procesin. Në Prizren kemi denoncuar blerje të votave nga militantë të VV. Rasti është lajmëruar në Polici, në shkollën “Abdyl Frashëri” është zënë në flagrancë një militant. Në Mitrovicë një aktivist ka joshur qytetarët për shitje të votës. Këto janë shkelje të rënda dhe në Mitrovicë janë parë edhe nga LDK duke bërë presion te qytetarët”, tha Tahiri.

Ai u ka bërë thirrje komisionarëve të PDK-së që të ruajnë qetësinë dhe mos të bien pre e provokimeve. Po ashtu u ka bërë thirrje vëzhguesve të huaj e vendorë të tregohen të vëmendshëm në identifikimin e parregullsive. PDK u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’u drejtohen kutive të votimit në mënyrë që qeveria e ardhshme të ketë legjitimitet.

Continue Reading

Kosovë

16 raste të reja COVID-19 sot në Kosovë

Published

on

By

Në 24 orët e fundit në Kosovë fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rasti me fatalitet si pasojë e koronavirusit.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 16 raste të reja nga 1.557 testime, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundërCOVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës. Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i tyre është 157.292. Në total numri i rasteve aktive është 428.

Continue Reading

Kosovë

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Published

on

By

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Kryeministri i Kosovës Albini Kurti, ka folur në konferencë për media për kërcënimet që ka marrë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në një postim në Facebook, një person me llogari false kishte thënë se do të paguante para për vrasjen e Kurtit.

Kurti ka thënë se nuk ndihet i kërcënuar dhe se nuk e ka ndryshuar agjendën që e kishte të planifikuar. Ai nuk ka dhënë detaje se për çka është kërcënuar dhe nga kush.

“Unë nuk ndjehem i rrezikuar, por janë organet e sigurisë që i vlerësojnë rrethanat e caktuara, përndryshe unë as dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, tha Kurti.

Kurti u përgjigj edhe sa i përket pyetjes për braktisjen e institucioneve nga përfaqësuesit serb.

“Mund të ketë pretekste të imagjinuara, por nuk ka arsye që përfaqësuesit serb t’i braktisin institucionet”, tha Kurti.

Burimi

Continue Reading

Kosovë

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Published

on

By

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë mbrëmjen e djeshme kërcënime për jetën.
Edhe pse zëdhënësi i kryeministrit të Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk dha detaje se nga kush është kërcënuar apo në çfarë rrethanash, mediat kosovare kanë zbuluar një postim publikuar në rrjetin social Facebook, përmes së cilës ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret Kurtin.

Kështu një person ka shkruar në faqen “Shes Blej Gjithçka” se do të jepte 50 milionë euro atij që vret Albin Kurtin, ndërkohë që ka listuar edhe listën e çmimeve që janë rritur në Kosovë.

Po ashtu, në po të njëjtin grup, një tjetër person ka shkruar se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

Continue Reading

Aktuale