Connect with us

Kosovë

Misioni vëzhgues i BE: Procesi i votimit në Kosovë i qetë dhe pa probleme

Published

on

Kryesuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka vizituar paraditen e sotme disa qendra të votimit në Prishtinë, prej ku ka thënë se procedurat e hapjes së vendvotimeve kanë shkuar pa problem.

Ajo ka theksuar disa incidente të vogla, por sipas saj, në përgjithësi, procedurat në orët e para të votimit kanë rrjedhur pa problem.

Nga Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës, ku janë të vendosura disa qendra të votimit, kryesuesja e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve nga BE, ka thënë se gjatë ditës do të ketë më shumë vëzhgim dhe se procesin e votimit do ta mbrojnë gjatë tërë ditës së zgjedhjeve.

“I kemi disa incidente të vogla, por në përgjithësi të gjitha procedurat, prej asaj se çfarë kemi vëzhguar kanë shkuar mirë, nuk ka pasur ndonjë problem…. Unë mendoj se një ose dy votues nuk ishin në vendvotimet e duhura, ose ndonjë gjë e tillë, mirëpo nga ajo se çfarë kemi vëzhguar rreth 98 përqind është duke shkuar mirë dhe pa probleme . I kishim 30 ekipe për hapjen e vendvotimeve dhe do t’i kemi 58 ekipe në teren për tërë ditën”, ka thënë Cramon-Taubadel.

Ajo ka thënë se procesi duket i qetë, por që sipas saj është herët të flitet meqë kanë kaluar vetëm pak orë që kur janë hapur qendrat e votimit.

Megjithatë, vëzhguesja e Bashkimit Evropian theksoi se nuk ka ndonjë indikacion që mund t’i shqetësojë.

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Kosovë

Shqipëria dhe Kosova ngrenë Sekretarit të Përbashkët për implementimin e marrëveshjeve

Published

on

Dy ministret e jashtme shqitpare ranë dakord që Shqipëria dhe Kosova të ngrenë një Sekretariat të përbashkët, që do të shërbej për realizimin e marrëveshjeve që janë firmos deri më sot dhe do të bëhen në të ardhmen. Gjithashtu Shqipëria dhe Kosova do të kenë pika të përbashkëta diplomatike në disa zona si Afrika dhe Azia, ndërsa do të ketë bashkëpunim mes diplomatëve në ambasadat ekzistuese.

Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovës do të thellohet në të gjitha fushat dhe Shqipëria ka qenë dhe do të vijojë të jetë avokatja me e fortë për Kosovën tek ndërkombëtarët. Këtë theksuan të dy ministret e Jashtme, ajo e Shqipërisë Olta Xhaçka dhe ajo e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ndodhet për një vizitë një ditore në Tiranë.

Dy ministret ranë dakord që Shqipëria dhe Kosova të ngrenë një Sekretariat të përbashkët, që do të shërbej për realizimin e marrëveshjeve që janë firmos deri më sot dhe do të bëhen në të ardhmen. Gjithashtu Shqipëria dhe Kosova do të kenë pika të përbashkëta diplomatike në disa zona si Afrika dhe Azia, ndërsa do të ketë bashkëpunim mes diplomatëve në ambasadat ekzistuese.

Xhaçka tha se përparësia e Shqipërisë anëtarësimi i Kosovës në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare, ndërsa shtoi se marrëveshja e dialogut me Serbinë duhet të sjellë njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE.

“Biseduam për përmbushjen e detyrave të lëna nga takimi dy kryeministrave Rama-Kurti më 27 shtator, ku do të ngrihet një Sekretariat i përbashkët si një strukturë operative dhe do të jetë një mekanizëm efikas për ndjekjen dhe realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri tani dhe që do të nënshkruhen në të ardhmen. Do të ketë shtim të diplomacive të përbashkëta në zona si Afrika dhe Azia dhe ndërthurja e punës së diplomatëve të Shqipërisë dhe të Kosovës në ambasadat ekzistuese. Kemi qene avokatja më e pakompromis për Kosovën, do të ngremë zërin për të dhe kemi lobuar dhe kritikuar hapur padrejtësisë që i është bërë Kosovës nga Brukseli për mos liberalizimin e vizave”, tha Xhaçka.

Edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha se Kosova dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim në të gjitha fushat dhe do të vijnë ta forcojnë edhe më shumë. Ajo tha se Kosova e ka të orientimin drejt BE dhe NATO dhe i shikon me skepticizëm konceptet konkurruese ndaj BE, ndërsa bëri thirrje se ndaj gjuhës agresive të Serbisë, i gjithë rajoni duhet të jenë më i koordinuar që të mos cenohet stabiliteti.

“Do të bëjmë një bilanc të mirë të bashkëpunimit tonë dhe një strategji të qartë se ku duam ta shohim Kosovën dhe Shqipërinë në të ardhmen. Nuk ka tema që nuk mund të preket në bisedat tona dhe gjatë javëve të fundit gjuha e Serbisë është ashpërsuar shumë. Duhet të jemi të kujdesshëm që këtë paqe të brishtë që kemi në rajon ta forcojmë dhe të gjithë së bashku të ndikojmë që të mos cenohet stabiliteti. Kosova e ka të qartë orientimin në BE dhe NATO dhe është skeptike ndaj koncepteve konkurruese ndaj BE”, tha Gërvalla.

Gjithashtu dy ministret vendosëm të promovojmë konkursin fotografik “Colors of Albanians” ku do të hapet në nëntor në Shqipëri dhe më pas do të vijojë në Kosovë.

Continue Reading

Kosovë

Kurti takohet me komandatin e ri të KFOR-it, diskutojnë për vazhdimin e bashkëpunimit

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim mikpritës komandantin e ri të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Ai i uroi suksese Gjeneral Majorit në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen për rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

“U bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit të ndërsjelltë dhe bashkërendimin e veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Komunikimi i afërt dhe koordinimi ndërinstitucional u cilësua si domosdoshmëri për garantimin e sigurisë në vend, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovë dhe KFOR-it.”, bëhet e ditur në njoftimin për media.

Gjatë takimit, Gjeneral Major Kajári gjithashtu e uroi kryeministrin Kurti për organizimin e mirëfilltë të zgjedhjeve lokale. /Zëri/

Continue Reading

Aktuale