Connect with us

Kosovë

Kosova votoi, fillojnë ethet e numërimit

Published

on

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Tashmë janë mbyllur kutitë e votimit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po fillon përgatitjet fillestare për numërimin e votave, njofton in7.

Votimi mund të vazhdojë në pak qendra ku në momentin e mbylljes së votimit, brenda qendrave kanë pritur në radhë votues. Në këto raste lejohet votimi derisa të votojnë të gjithë që para orë 19:00 kanë qënë brenda qendrës zgjedhore.

Rezultatet e para zyrtare pritet të dalin rreth orë 21, ndërsa sigurisht nga shtabet e partive politike do të dalin edhe më herët me numra e kalkulime të përpunuara në qendrat e tyre.

Procesi zgjedhor në përgjithësi ka qënë korrekt, me disa raste të izoluara si fotografim vote, votim me asistencë apo edhe tentim për blerje votash. 

Përqindja dhe numri zyrtar i votuesve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar do të kumtohet së shpejti nga ana e KQZ-së./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Ish agjenti i SHIK-ut: Ja kush është grupi për të cilin foli Jack Smith, kjo është lidhja me Thaçin e Veselin

Published

on

Menjëherë pas fillimit të gjykimit ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Prokurori i Specializuar, Jack Smith ka thënë se zhvillimi i këtij gjyqi është i nevojshëm pasi sipas tij ekziston një grup i vogël, por i fuqishëm në Kosovë do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar punën e Speciales.

“Ekziston një grup i vogël por i fuqishëm njerëzish në Kosovë që nuk duan që kjo Gjykatë të ekzistojë dhe që do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar atë në një përpjekje të kotë për të shpëtuar një përshkrim të rremë se asnjë ushtar i UÇK-së nuk kreu krime gjatë luftës”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Prokurorit të Specializuar, Jack Smith.

Por kush është ky grup që po vepron kundër Gjykatës Speciale? Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, sipas të cilit, ky grup është i financuar nga nëntoka e SHIK-ut dhe PDK-së.

“Po prokurori Jack Smith ka plotësisht të drejtë, pasi në Kosovë eksponentë të PDK-së, të financuara në hije nga nëntoka, nga OLIGARKËT milionerët e korrupsionit, pastaj pas të njëjtit fshihen edhe pas OVL-së së UÇK-së, që më së paku është organizatë që i mbron luftëtarët e UÇK-së. Në fakt është organ i PDK-së, AAK-së dhe sidomos e SHIK-ut”, thotë Miftari.

Sipas tij, puna e Gjykatës Speciale po pengohet me dokumentet të UDB-së dhe BIA-s serbe.

“Tentimi për ta komprometuar Gjykatën Speciale përmes disa shkresave të Tribunalit të Hagës me drejtësinë serbe shkresa që tribunali i bënë me gjithë shtetet përreth Kosovës letrat që iu ka dhënë ish UDB-BIA përmes postierëve të tyre dhe kanë përfunduar në OVL, pastaj ku njerëzit e SHIK-ut të Thaçit, Veselit kanë tentuar me i bashku, ku pos disa shkresave të Tribunalit si material komprometues kanë fut dosjet e SHIK-ut dhe deklarata vetëm të dëshmitarëve të zgjedhur kundërshtarëve të Thaçit, Veselit, dhënë UNMIK-ut dhe EULEX-it, pasi EULEX këto dosje i kishte dorëzuar Prokurorisë Speciale të Kosovës, ku dihet se gjithë Prokurorët duke filluar në krye prokurori Lumezi, deri te prokurori i fundit janë shumica lodra të klanit Pronto dhe SHIK-ut të Thaçit, Veselit, Reqicës….”, shprehet ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Sipas tij, e gjithë kjo lojë po behët që të pengohen dëshmitarët kundër Thaçit dhe Veselit.

“Pra shumicën 99% nuk janë dosje të Tribunalit, por janë dosje të SHIK-ut dhe deklarata të dëshmitarëve të dhënë UNMIK-ut dhe EULEX-it që prokurorët e Thaçit dhe Veselit i kanë vjedhur nga sirtarët e tyre, pasi këto dosje nga proceset gjyqësore ju kishte dorëzuar EULEX Prokurorisë së Kosovës. Kurse krejt kjo lojë ishte bërë që të gozhdohen dhe të kërcënohen dëshmitarët e mundshëm kundër Thaçit, Veselit…. Dhe po të akuzohej nga Gjykatën Speciale në Hagë vetëm Jakup Krasniqi apo Rexhep Selimi apo Cali, jam shumë i sigurt se kurrë nuk do të bëhej kurrë ku teatër me kinse dosjet e GJS të Hagës që kushte qëllimin zhvlerësimin e kësaj gjykate dhe frikësimin e dëshmitarëve”, shpjegon më tej Miftari.

“Edhe sjellja e këtyre dokumenteve, dosjeve në OVL kinse nga njerëz të pa njohur është gënjeshtër pasi dihet mirë ku janë marr këto të vet quajtura “dosje” dhe dihet mirë me urdhër të kujt janë sjellë dhe kush i ka sjellë në OVL dhe dihet edhe QËLLIMI. Pastaj dihet edhe si KASENECAT e SHIK-ut të Thaçit e Veselit bënin shou mediatik nëpër studiot e komprometuara të tyre meditike në Kosovë ku përmendnin edhe emra dy raste Nasim Haradinaj ka përmendur edhe emrin tim, por mirë që nuk iu dha rasti me përmend edhe tri herë, edhe pse Haradinajn e kishin gënjyer shefat e tij sa i përket se unë kinse jam dëshmitar i Speciales në Hagë, pasi nuk jam dëshmitar gjerë më sot jo se jo”, shprehet më tej ish agjenti Miftari.

Ai thotë se në Gjykatën Speciale askush do të dënohet pa fakte, pasi shumica e të vrarëve që përmendën në aktakuzë janë shqiptarë.

“Por në gjykatë askush nuk do të dënohet pa fakte dhe pa dëshmi, askush nuk do të gjykohet pse ka luftuar për lirinë e Kosovës as nuk po gjykohet askush pse ka luftuar kundër Serbisë as nuk do të dënohen askush pse gjatë luftës kanë vrarë ushtar apo policë apo paramilitar të armatosur serb. Gjykimi ka të bëjë me mos respektimin e ligjeve të një lufte, të një konflikti të ndytë ku disa persona keqpërdoren luftën, keqpërdoren uniformen e UÇK-së. Unë e kam thënë edhe më parë se do të mbaja vullnetarisht burg të përjetshëm nëse Thaçi, Veseli… gjatë tërë luftës kanë vrarë polic, ushtar apo paramilitar serb. Mos të harrojmë se akuza për kinse qindra ato vrasjeve 99% nga viktimat në akuzë janë shqiptar, në pyetje është ndoshta vetëm një polic serb i zanun rob, krejt tjerët shumica janë shqiptar të Kosovës”, thekson Naim Miftari.

Ai shton se lufta e UÇK-së ishte luftë e shenjtë, por që u keqpërdor nga individë brenda UÇK-së.

“Sa i përket luftës dhe UÇK lufta jonë ishte shumë e drejt ishte luftë shumë e pastër, kurse UÇK bëri njërën nga luftërat më të pastra të mundshme në botë gjerë sot, gabime minimale dhe krime individuale klanore ka pas fat që janë pak por edhe mirë që dihet kush i ka bërë dhe kush i ka urdhëruar ato. Po te gjykoheshin në këtë gjykatë edhe eprorët serb dhe udhëheqësit e shtetit serb që kryen gjenocid, pastrim etnik dhe vrasje masive kundër nesh, sot Hashim Thaçi në këtë gjykatë do ta ndinte në barrën e tij se çka është dëshmia e një luftëtari një ushtarit, e një eprorit të ZKZ, të frustruar të UÇK-së nga padrejtësitë që i bëri pas luftës vendit dhe popullit tonë Hashim Thaçit me klanin e tij Pronto!”, përfundon për gazetën “Bota sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Continue Reading

Kosovë

Eskalon Gjuriq, ja çka i përmendi shefi i kabinetit të presidentes Osmani

Published

on

Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq, në llogarinë e tij në twitter ka thënë se aksioni i institucioneve të Republikës së Kosovës në krye me kryeministrin, Albin Kurti, në veri të Kosovës “s’ka të bëjë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit”.

Ai ka pretenduar se shteti serb është duke luftuar krimin dhe korrupsionin.

Ndaj këtij qëndrimi të Gjuriq ka reguar shefi i Stafit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela, i cili ka listuar një numër të madh të rasteve korrupsionit për të cilat Serbia s’ka bërë asgjë për t’i zgjidhur. Të njejtat raste janë përmendur edhe nga BE-ja kur është konstatuar ngecja e Serbisë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Gjuriq s’ka qëndruar përsëri pa reaguar ndaj Velës. Ish-drejtori i të ashtuquajturës “zyra për Kosovën” ka eskaluar duke e quajtur Blerim Velën si “qytetar të Serbisë”.

“Z.Vela, si qytetar i Serbisë ju jeni të obliguar që të raportoni çfarëdo rasti të korrupsionit tek zyra e Prokurorit në Leskovac”, ka shkruar Gjuriq.

Continue Reading

Kosovë

Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën në një takim me disa anëtarë të Parlamentit Evropian se, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë alternativë, ashtu sikurse njohja e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Në dialog në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke, ka thënë Kurti.

Ai ka pritur të shtunën në Prishtinë delegacionin e eurodeputetëve në krye me përfaqësuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në një komunikatë për media, kryeministri Kurti është thënë të ketë diskutuar me palën evropiane për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, për procesin e liberalizimit të vizave dhe mbështetjen që i ka ofruar blloku evropian Kosovës përmes ndarjes së vaksinave kundër koronavirusit.

Temë diskutimi ka qenë edhe operacioni i Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave në disa qytete të Kosovës.

“Ky ishte një operacion normal i Policisë, e cila ka kryer punën në mënyrë profesionale dhe sipas procedurave ligjore”, është cituar të ketë thënë Kurti.

Von Cramon, në anën tjetër, ka falënderuar institucionet e Kosovës për pranim të refugjatëve afganë, si dhe ka folur edhe për reformat e nisura në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ruajtjen e stabilitetit institucional.

Aktualisht në këtë Kosovë janë rreth 700 refugjatë afganë, të cilët janë evakuuar nga Shtetet e Bashkuara, pas marrjes së kontrollit të talibanëve në Afganistan.

Rreth 100 prej tyre tashmë janë larguar nga Kosova drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesa e mbetur do të qëndrojë përkohësisht në Kosovë, deri në finalizim të procedurave ligjore për zhvendosje të përhershme në SHBA, apo vende tjera evropiane./rel/

Continue Reading

Aktuale