Connect with us

Kosovë

Fotografoi votën, Policia merr në pyetje votuesin në Rahovec

Published

on

Një votues në Rahovec është kapur nga komisionerët duke e fotografuar votën e tij. I njëjti është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje.

Siç raportohet nga terreni, votuesi pasi e ka fotografuar më pas e ka grisur fletën e votimit.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën votuese në Shkollën Fillore “Isa Boletini” në Rahovec./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Qeveria e Kosovës obligon kthimin në RKS të targave të komunave paralele

Published

on

Qeveria e Kosovës ka vendosur masa reciprociteti për hyrje të shtetasve të Serbisë në Kosovë. Në mbledhjen elektronike, Qeveria Kurti vendosi që aplikojë të njëjtën masë, sikur Beogradi zyrtar, që nuk pranon letërnjoftimin, por në hyrje kosovarët i pajisë me një letër që zëvendëson dokumentet e identifikimit. Në njoftimin për media të qeverisë thuhet se gjithashtu është marrë vendim që banorëve, kryesisht në veri të vendit që kanë targa të lëshuara nga Serbia, por në emër të qyteteve të Kosovës, t’ua japë edhe një shans,”të fundit”, për kthim në targa RKS. Sipas Qeverisë, pronarëve të veturave me këto targa u është mundësuar që kthimin në RKS ta bëjnë në periudhën 1 gusht 2022 – 31 shtator 2022.

Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.

Gjithashtu, sipas vendimit, automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror, nga data 01.08.2022. Mekanizmi i tillë do të vlejë deri me 31.10.2022.

Ky mekanizëm është pa paragjykim ndaj afatit maksimal të qëndrimit të automjeteve të tilla në territorin e Republikës së Kosovës, thuhet në kumtesën e qeverisë, transmeton klankosova.tv.

Continue Reading

Kosovë

Rasti “Subvencioni 2021”- policia arreston edhe 11 persona në gjashtë komuna

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar sot 11 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorime në Agjensionin për Zhvillimin e Bujqësisë.“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore të realizuara në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, nën dyshimin për keqpërdorime në Agjensionin për Zhvillimin e Bujqësisë, sot më 29.06.2022, kanë organizuar operacionin policor në disa komuna të Republikës se Kosovës (Pejë, Istog, Deçan, Viti Suharekë dhe Ferizaj). Nga ky operacion policorë deri me tani janë arrestuar dhe ndaluar njëmbëdhjetë persona të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.

“Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit të të dyshuarve, më aktvendim nga prokurori, të njëmbëdhjetë të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 15 janar të vitit 2021 kishte nisur veprimet e para hetimore në drejtim të hetimit të disa zyrtarëve të Agjencisë për Zhvillim Bujqësorë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, pas dyshimeve për dallavere me subvencione.

Dyshimet e para ishin se në kohë dhe në vende të ndryshme kanë pranuar ryshfet në forma të ndryshme, kanë dhënë ryshfet dhe të njëjtin e kanë ndarë mes vete me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të përfitonin dobi pasurore.

Më 24 dhe 25 shkurt 2021, Policia e Kosovës Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, realizoi bastisje në Ministrinë e Bujqësisë ku në kuadër të saj është Agjencioni i Pavarur për Zhvillim të Bujqësisë.

Bastisje në atë kohë pati edhe në Istog, Gjilan, Podujevë e Lipjan, ku në përfundim të operacionit në pranga përfunduan 21 persona nën dyshimin për keqpërdorime të fondeve dhe subvencioneve, si dhe u sekuestruan 400 mijë euro.

Aksionet në kuadër të rastit “Subvencionet 2021” nuk përfunduan me kaq. Një tjetër aksion u realizua më 1 mars 2021, në rajonin e Pejës, ku u arrestua zyrtari i Drejtorisë së Bujqësisë në këtë komunë.

Aksionet vazhduan, dhe më 12 mars 2021 policia kishte arrestuar edhe dy persona në fshatin Ponesh të Gjilanit, nën dyshimin se në bashkëveprim me njëri tjetrin kishin vendosë në aplikacion për subvencione parcelën e mbjellur me grurë pa dëshirën e viktimës mashkull kosovar, njëri nga të arrestuarit ishte zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë në Gjilan, kurse tjetri një fermer.

Policia nuk ishte ndalur me kaq, aksioni kishte vazhduar përgjatë vitit 2021 edhe disa herë të tjera. Më 30 qershor 2021, policia kishte zhvilluar aksion sërish në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Gjatë këtij aksioni ishin arrestuar edhe 21 persona të tjerë në mesin e tyre 14 zyrtarë.

Arrestimit edhe të 31 personave të tjerë për keqpërdorime me subvencione, i parapriu sërish një aksion i zhvilluar më 3 dhjetor 2021, në disa lokacione të ndryshme të Kosovës.

Prokuroria Speciale kishte njoftuar se nga ky aksion janë ndaluar dhe intervistuar gjithsejtë 31 persona, prej tyre 12 zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK.

Continue Reading

Kosovë

Raporti për vitin 2021 publikohet nga Specialja, shpaloset ecuria e të gjitha proceseve në Hagë

Published

on

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, publikuan të martën raportin e punës për vitin 2021.

Sipas këtij dokumenti, gjatë vitit 2021, gjykatësi i procedurës paraprake, gjykatësit e trupit gjykues I dhe trupit gjykues II, si dhe gjykatësit e panelit të Apelit, të ngarkuar me apelet e ndërmjetme, nxorën rreth 800 vendime dhe urdhra.

Si e arritur në raport, përmendet fillimi i dy gjykimeve dhe i dy çështjeve të tjera që sipas dokumentit, po përparojnë në fazën e procedurës paraprake.

“Në muajt mars dhe prill, u arrestua i akuzuari i tetë dhe u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë”, shkruan në këtë raport të Dhomave të Specializuara.

Dokumenti vë në pah se në vitin 2021, njëzet dëshmitarë, dëshmuan në mënyrë të sigurt përpara gjykatës dhe 30 viktima u pranuan të marrin pjesë në proces në tri prej çështjeve.

“Po në të njëjtin vit, u mbajtën 67 seanca publike dhe u transmetuan në internet me përkthim simultan në tri gjuhët zyrtare të Gjykatës si dhe pati më shumë se 70 mijë shikime të faqeve të transmetuara”, saktëson raporti.

“Gjatë vitit 2021 u përkthyen 895 dokumente që përfshijnë më shumë se 12 mijë e 200 faqe”.

Në këtë dokument, shpaloset ecuria e të gjitha proceseve të deritanishme të ndërmarra nga Specialja.

Që prej vitit 2020, Specialja deklaron se statusi i viktimës pjesëmarrëse u është miratuar 30 personave në tri çështje gjyqësore, 1 në çështjen kundër Shalës, 9 në çështjen kundër Mustafës dhe 20 në çështjen kundër Thaçit e të tjerëve.

“Gjatë vitit 2021, gjashtë nga personat kërkesat e të cilëve për pjesëmarrje si viktima në çështjen Thaçi dhe të tjerë u refuzuan, e apeluan vendimin me ndihmën e një mbrojtësi kujdestar. Paneli i Gjykatës së Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake dhe përsëri ua refuzoi statusin e viktimave pjesëmarrëse”, shkruan në raport.

Gjatë fjalës për ecurinë e proceseve gjyqësore, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, citohet në raport të jetë shprehur se ky institucion vazhdon të jetë i përkushtuar për kryerjen e punës në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë penale ndërkombëtare.

Në dokument saktësohet se numri i punonjësve të Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë është rritur nga 244 që ishin më 31 dhjetor 2020 në 268 punonjës më 31 dhjetor 2021.

Sa i përket vendeve, më së shumti ka nga Holanda, Rumania, pastaj SHBA-ja, Franca e Gjermania.

Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU.

Continue Reading

Aktuale