Connect with us

Spektakël dhe Yje

Cili futbollist po i shkruan e flirton me Qendresa Krelanin “Qeqa”? (FOTO)

Published

on

Komentatorja e futbollit, Qëndresa Krelani e njohur si Qeqa ishte e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” në Top Channel.

Në një sfidë që kishte të bënte me Qeqën, ishte një pyetje nga të ftuarit se cili futbollist flirton me të.

Dhe ajo pa u menduar dy herë e tregon emrin e tij.

“ Është një futbollist që luan për Flamurtarin, emri i tij është Gentrit Dumani që më shkruan mua, i kërkoj falje që e thash emrin e tij”, ishin fjalët e saj.

 

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Nesër i jepet lamtumira e fundit poetit Xhevdet Bajraj

Published

on

Poeti Xhevdet Bajraj do të varroset nesër në varrezat e qytetit të Rahovecit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, për KlanKosova.tv, e ka bërë të ditur këtë duke shtuar se trupi i tij është kremuar në Meksikë dhe se ashtu do të varroset në vendlindje.

Latifi ka shpërndarë edhe një njoftim në Facebook, në të cilin ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të fillojë nga ora 16:00 e datës 30 qershor.

Në nder të poetit të vdekur do të mbahet edhe mbledhje komemorative si dhe orë poetike, njofton KlanKosova.tv.

Bajraj ka ndërruar jetë më 22 qershor të këtij viti.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Publikohet “Mari” nga Ghetto Geasy dhe Majku, kënga tejet verore (Video)

Published

on

Bashkëpunimet janë trendi i kësaj vere.Pak minuta më parë është publikuar edhe bashkëpunimi më i ri i shumëpritur.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Getit dhe Majkut.

“Mari” titullohet kënga e cila bëri bashkë dyshen, pas shumë bashkëpunimeve që ata numërojnë bashkë.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga vetë këngëtarët.Kënga duket tejet ritmike dhe pritet të pëlqehet nga publiku.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Njihuni me policen shqiptare që jeton me gjarprin: Ushqehet me minj të ngrirë një herë në javë, para disa ditësh…

Published

on

Të kesh për kafshë shtëpiake, një gjarpër. Mund të duket diçka e pamundur por jo për Anisën. Ajo është police, në qytetin e Elbasanit. Nëse mendoni se armët janë hobi dhe pasioni i saj, e keni gabim. Gjarpri është miku më i mirë i polices.

“Unë e kam si anti-stres këtë, më kënaq”, shprehet nënkomisarja Anisa Kostani.

Bashkëjetesa e tyre ka nisur prej 3 mujash. Të voglit të saj, ashtu siç ajo e quan, nuk i mungon asgjë. Nën-komisarja është tepër e kujdesshme ndaj tij.

“Nuk është e shëndetshme që të qëndrojnë jashtë vivariumit të vetë më shumë së gjysmë orë, mund ti shfaqet ndonjë sëmundje dhe këtu nuk kam se ku e çoj kur të më sëmurët ndaj tregohem shumë e kujdesshme në këtë pjesë, sepse e di që do më duhet ta çoj jashtë shtetit pastaj”, tregon ajo.

Anisa tregon se gjarpëri ka ardhur nga Kolumbia. Tani që është I vogël gjatësia e tij është 1 metër e 20, ndaj dhe ndërrimi I lëkurës ndodh më shpesh. Ai është Boa mashkull, mund të jetojë deri në 25 vite dhe gjatësia e tij shkon deri në 2 metra e gjysme.

“Ushqehet me minjë të ngrirë një herë në javë, para disa ditësh ka ndryshuar lëkurën ky proces zgjat nga 1 deri në 2 javë. Fillon i zbehet lëkura, i zbehet shikimi dhe më pas brenda 72 orëve ai mund të ketë përfunduar procesin. Ndërkohë nuk duhet prekur nuk duhet nxjerrë nga vivariumi dhe nuk duhet ushqyer”, shprehet ajo.

Të kujdesesh për një gjarpër, kërkon dhe njohuri të mira, për ta kuptuar se kur ai është i stresuar. 27 vjeçar ja tregon se nëse Prada, merr formën e shkronjës S, atëherë është momenti për ta vendosur në ambinetin e tij.

Megjithatë gjarpëri nuk është kafsha e vetme që ajo ka në shtëpi.

“Kam 3 mace dhe 1 qen, macet kanë dhomën e tyre, macet tentojnë i qëndrojnë gjithmonë tek xhami vivariumit. Janë kurioze dhe munden ta ngacmojnë”, thotë ajo.

Nënkomisarija shprehet se në të ardhmen do të marrë një tjetër gjarpër të këtij lloji, ku një faqe e murit të shtëpisë së saj, do jetë e dedikuar vetëm atyre.

Continue Reading

Aktuale