Connect with us

Kosovë

Artan Muhaxhiri: Ky rezultat kaq i ngushtë do të krijojë shumë presione në ditët në vijim

Published

on

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se rezultatet e votimit janë një triller politik sepse në një vend siç është Kosova, një rezultat kaq i ngushtë është një termet, një momentum i cili mund të krijojë shumë presione gjatë ditëve në vijim në institucione.

Ai kështu ka thënë në edicionin special për ditën e zgjedhjeve në Klan Kosova, duke shtuar se ky votim është një leksion i demokracisë të cilën populli e dha sot.

“Realisht është një triller politik sepse në një vend siç është Kosova, një rezultat kaq i ngushtë është një termet, një momentum i cili mund të krijojë shumë presione gjatë ditëve në vijim në institucione”.

“Nuk besoj se ndonjëra palë do të heq dorë lehtë nga fitorja e projektuar në kokat e tyre. Unë mendoj se ky votim është një leksion i demokracisë të cilin populli e dha sot sepse tregoi se e kërkon ndryshimin edhe ishte absolutisht i pakënaqur me qeverinë e kaluar”.

“Nëse i analizojmë këto rezultate, shihet se që tre partitë e PAN-it kanë rezultate të dobëta në krahasim me ato që i kanë dëshiruar. Ndërsa dy partitë LDK dhe VV që janë konsideruar se mund të përfitojnë nga kjo pakënaqësi qytetare, kanë dalë shumë mirë me rezultate”.

Continue Reading

Kosovë

Voton Kryeministri Kurti, zotohet se do të punojë në fuqizimin e komunave

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij.

Kurti ka thënë se si qytetar i Kosovës ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

“Si qytetar i Republikës posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të vendos, përcaktohet se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie”, tha Kurti para mediave.

Gjithashtu, Kurti u zotua që së bashku me Qeverinë do të punojë në fuqizimin e komunave.

“Si kryeministër unë bashkë me qeverinë tonë do të punojë në fuqizimin komunave. 4 vite të mbara, të mira i presin qytetarët anekënd Kosovës ku ata jetojnë dhe punojnë”, deklaroi ai.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në ora 19:00.

Continue Reading

Kosovë

KFOR-i largohet nga pika kufitare në Jarinje (Video)

Published

on

Tashmë edhe zyrtarisht janë larguar nga pika kufitare në Jarinje, trupat e KFOR-it, pas qëndrimit të tyre dyjavor, si rezultat i zhvillimeve që ndodhën me masën e reciprocitetit me targat.

Në këtë zonë nuk janë parë madje as rrugës prezencë të trupave ndërkombëtare të NATO-s.

Detaje më të zgjeruara nga gazetari Besnik Tahiri.

Continue Reading

Kosovë

Vidhet kasaforta me para në xhaminë e Rahovecit

Published

on

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në një xhami në Rahovec.

Policia njofton se persona të panjohur kanë depërtuar brenda xhamisë dhe kanë vjedhur kasafortën me para.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i Policisë:

VJEDHJE E RËNDË/Rahovec 16.10.2021 – 02:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë Xhamisë dhe kanë vjedhur një kasafortë me para. Rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Aktuale