Connect with us

Lajme

Zaev nga Shtipi: Kthimi i parave tek qytetarët është rrugë e drejtë

Published

on

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministri i vendit, Zoran Zaev ka qëndruar sot në Shtip, ku ka marrë pjesë në aktivitetin partiak në formë të tribunës me moto “Në rrugë të drejtë”, përcjell in7.

Zaev në fjalën e tij ka përmendur se qeveria e drejtuar prej tij po kthen paratë tek qytetarët në forma të ndryshme.

“E rritëm rrogën minimale, ndërsa aktualisht është hapur procesi për rritje tjetër serioze e rrogës minimale për të gjithë punëtorët. Arritëm që përmes politikave ekonomike reale ta rrisim rrogën mesatare për rreth dy mijë denarë brenda dy viteve. E ndërpremë taksën radiodifuzive dhe vendosëm tarifë të lirë ditore për rrymën. Me kthimin e 15 përqind të TVSH-së tek qytetarët vetëm për tre muajt e parë kthejmë 3  milionë euro tek qytetarët, ndërsa kthimi i parë do të bëhet gjatë muajit Dhjetor” – ka thënë mes tjerash Zoran Zaev, përcjell in7.

Ai nga Shtipi premtoi se në këtë qytet do të ndërtojë Qendër të Klinike Rajonale të re, ndërsa ripërsëriti se politikat e ndërmarra nga qeveria e tij, janë në rrugë të drejtë./in7.tv/

 
Continue Reading

Lajme

Dashtevski: Po tejkalohen problemet me aparatet për fingerprint

Published

on

Kreu i Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski pranoi se ka pasur probleme mëngjesin e sotëm me votimin biometrik. Dashtevski tha se ekipe teknike tashmë po zgjidhin problemet e tilla dhe se njoftoi se në ato vendvotime që ka pasur ndërprerje të vendvotimit do të vazhdohet koha për të votuar.

“Bëhet fjalë për një përqindje të vogël. Megjithatë thash, po zgjidhen në vazhdueshmëri, një pjesë e madhe janë zgjidhur, ndërsa për kohë të shpejtë do të zgjidhen edhe tjerat. Vlen rregulla e ligjit, se nëse ndërpritet votimi, vazhdon për aq kohë sa është ndërprerë, sipas Kodit Zgjedhorë, kuptohet jo më tepër se tre orë”, deklaroi Dashtevski.

Continue Reading

Kosovë

KFOR-i largohet nga pika kufitare në Jarinje (Video)

Published

on

Tashmë edhe zyrtarisht janë larguar nga pika kufitare në Jarinje, trupat e KFOR-it, pas qëndrimit të tyre dyjavor, si rezultat i zhvillimeve që ndodhën me masën e reciprocitetit me targat.

Në këtë zonë nuk janë parë madje as rrugës prezencë të trupave ndërkombëtare të NATO-s.

Detaje më të zgjeruara nga gazetari Besnik Tahiri.

Continue Reading

Lajme

KSHZ: Nga 1.325 vendvotime, jehona e votuesve deri në ora 09:30 është 3,28 për qind

Published

on

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve deri në ora 09:30 ka marrë informacione nga vetëm 1.325 vendvotime, prej gjithsej 3.480 vendvotimeve, përcjell Alsat. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski tha se gjithsej kanë votuar mbi 23 mijë qytetarë.

“Numri i përgjithshëm i atyre që kanë votuat në vendvotime, për të cilët kanë ardhur të dhëna janë 23.468, përqindja e votuesve është 3,28 për qind”, deklaroi Dashtevski.

Continue Reading

Aktuale