Connect with us

Lajme

Moti për sot në in7

Published

on

Gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira mesatare.

Në orët e pasdites do të krijojen mundësi për rreshje të dobëta shiu, që nuk do zgjasin shumë.

Temperaturat në Shkup dhe rrethinë do të lëvizin nga 7 gradë celsius në orët e paradites, ndërsa pasdite, temperaturat do të shënojnë rritje deri në 20 gradë celsius./in7.tv/

Continue Reading

Bota

Norvegji: Gruaja hakmerret për djegien e Kur’anit

Published

on

Pas një ndjekjeje spektakolare në autostradë, kreu i një grupi ekstremist anti-islamik në Norvegji u sulmua nga një makinë, pak minuta pasi dogji një Kur’an, në periferi të Oslos.

Policia norvegjeze ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, mes tyre edhe drejtuesin e mjetit që përplasi qëllimisht makinën e Lars Toren dhe e përmbysi. Toren është kreu i organizatës radikale Stop islamizimit të Norvegjisë (SIAN). Pesë personat që udhëtonin në mjet kanë pësuar lëndime të lehta. Njëri prej tyre duhej të dërgohej në spital.

Në një video që tregon të gjithë episodin, e cila u postua në Facebook, Lars Toren dhe anëtarët e tjerë të organizatës së tij fillimisht shkojnë në Mortensrud, një periferi e Oslos me një komunitet të madh musliman. Anti-islamistët djegin një Kur’an në një kryqëzim, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga banorët, të cilët përpiqen të shuajnë flakët.

Një turmë e vogël mblidhet shpejt për të protestuat. Dallon mes tyre një grua që rrëmben atë që ka mbetur nga libri i djegur. Më pas ajo hipën në një Mercedes që nis të ndjekë zjarrvënësit e Librit të Shenjtë. Por pak sekonda më vonë, Mercedesi mbërrin godet në rrugë automjetin e ekstremistëve, duke e përmbysur.

“Ne kemi të gjitha arsyet për të besuar se makina e SIAN është përplasur qëllimisht”, tha policia në një deklaratë.
Shumë aktivistë anti-islamikë të ekstremit të djathtë në Skandinavi, si danezo-suedezi Rasmus Palundan, e kanë bërë zakon vitet e fundit të djegin Kur’anin në lagjet ku jetojnë shumë muslimanë. Këto sfida, të cilat ata i portretizojnë si “liri e shprehjes”, shpesh çojnë në incidente me kundërprotestuesit, siç ndodhi së fundmi në Suedi gjatë fundjavës së Pashkëve. /tesheshi.com/

Continue Reading

Lajme

Dimovski për Osmanin: Imagjino të nënshkruash dhe pranosh që Skënderbeu është serb dhe Hasan Prishtina turk

Published

on

Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE prej rrjeteve sociale ka shpallur një letër të hapur drejtuar shefit të diplomacisë Bujar Osmanit rreth pranimit të propozimit francez

Po jau transmetojmë letrën në përgjithsi:

I ndjek shfaqjet tuaja dhe vendosa t’ju drejtohem personalisht, jo si ministër, por si Ilia, Bujarit. Ne kemi folur shumë herë në të kaluarën, e di që nuk do të më kuptosh vetëm nëse nuk keni dëshirë të më kuptoni, ju njoh personalisht juve dhe shumicën e bashkëpunëtorëve tuaj nga BDI dhe e di që nuk mund të thoni që nuk i kuptoni fare proceset, të paktën jo mua, por le të flasim sinqerisht dhe drejtpërdrejt për hir tuajin dhe të publikut me përmbajtje dhe jo denoncime dhe argumente sipërfaqësore të marketingut.

Më lejoni t’ju shpjegoj se si janë këto kohë për maqedonasit.

Unë do të përdor shembuj me shqiptarët si popull dhe komb,për të mos ofenduar apo pajtuar me ata shembuj,por për t’ju treguar juve dhe kolegëve tuaj se çfarë po përpiqeni të bëni,bashkë me LSDM-në, ta tregoni si normale, por nuk është.

Imagjino Bujar dikush të ju propozon dhe ju shtyn,dhe ju, për më tepër, të nënshkruani dhe pranoni që:

Së pari, Shqiptarët në Maqedoni nuk janë i njejti popoull me shqiptarët në Shqipëri, ashtu siç shkruhet në “Prespa” se maqedonasit nga Maqedonia dhe maqedonasit nga Greqia nuk kanë asgjë të përbashkët dhe nuk janë të njëjtë.

Së dyti, imagjinoni të pranoni dhe të nënshkruani që Enver Hoxha e krijoi kombin shqiptar artificialisht, siç pretendon Kuvendi Bullgar me Deklaratën e vitit 2019 për Titon dhe maqedonasit.

E treta ja mendo Bujar, si do te ishte qe ti duhet te firmosesh dhe te pranosh qe shqiptaret ne Maqedoni nuk lejohen te perdorin flamurin shqiptar

E katërta,a mund ta imagjinoni një situatë në të cilën ju ose ndonjë koleg nga BDI duhet të pranojë dhe të nënshkruajë që Gjerg Kastrioti është serb dhe Hasan Prishtina është turk, siç na ndodh çdo ditë ne maqedonasve falë politikës së dështuar të kësaj qeverie, si për Goce Dellçevin, ashtu edhe për dhjetëra luftëtarë të tjerë të lirisë maqedonase.

E pesta, a do të pranonit ta vendosni Bujarin në një marrëveshje juridike ndërkombëtarese shqiptarët nuk kanë origjinë ilire apo trashëgimi kulturore nga ilirët dhe se për shembull ilirët janë sllavë dhe jo shqiptarë, ashtu siç pranuat me Prespën se ne maqedonasit nuk kemi origjinë maqedonase dhe se maqedonasit ishin grekë (shih “Prespa”, neni 7).

E gjashta, si do te donit te beni kompromise “te vogla” per kombin dhe historine shqiptare me ata qe pretendojne perdite e vite me radhe se kombi shqiptar eshte artificial dhe i krijuar nga albanizimi i turqve, sllaveve, vlleheve dhe romeve ashtu siç çdo ditë negocioni kompromise “të vogla” për historinë me ata që kanë këtë qëndrim dhe pretendojnë ndaj neve maqedonasve.

Kështu duken gjërat në prizmin e maqedonasve, nëse doni shikoni dhe dini.Nuk ia dëshiroj askujt atë që kam shkruar,por nuk dua të më lërë njeri të më bindë se kjo që po ndodh me maqedonasit është e bazuar në vlera normale evropiane, sepse nuk ështëNdaloni dhe mendoni.

Prandaj, Bujar, shqiptarët e Maqedonisë në këtë rast duhet të qëndrojnë krah për krah me ne maqedonasit, sepse ne maqedonasit jemi populli më i vogël në Ballkan, por shqiptarët janë të dytët dhe të gjithë rreth nesh janë sjellë njësoj ose të ngjashme në histori. , si ndaj nesh ashtu edhe ndaj jush.Por vetëm një ditë ndalo të jesh politikan dhe do të kuptosh se sa shumë gabon..

Ndalo. Shpresoj që të më kuptoni me mirëbesim dhe të mendoni thellë për veprimet dhe hapat tuaja. Ndalo. Pranimi i propozimit francez është një fyerje për maqedonasit, por gjithashtu do ta shtyjë atë dhe nuk do ta përshpejtojë procesin e integrimit evropian. Nëse Qeveria juaj me LSDM-në e pranon këtë propozim, do të na ofendoni ne maqedonasit, por do të vulosni përgjithmonë mundësinë e Maqedonisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.Të fala, Ilia./KLanMacedonia/

Continue Reading

Lajme

Rama publikon video: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në facebook ka publikuar një video tek sa shihet se qytetarët e Kosovës kalojnë kufirin pa u ndalur për kontrollë.

Gjithashtu ai ka publikuar një pjesë nga takimi i dy qeverive shqiptare më 20 qershor të muajit që lam pas.

Rama kishte theksuar se është e palejueshme që të ketë probleme të tilla si më herët, duke pritur për kontrollë.

“Kryeministri është dakord me mua që në këtë sezonë është e palejueshme dhe e pajustifikueshme që të kemi më probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet apo viteve tjera dhe radha të pafundme për shkak të kontrolleve një për një të makinave që vijnë drejt Shqipërisë… Mund ta dijmë nga ju se si do të kalohet kufiri në korrik dhe në gusht, çka janë këtu disa lehtësira”, kishte thënë Rama në takimin e përbashkët me Qeverinë Kurti, transmetonEO.

Në videon e publikuar në facebook Rama ka shkruar : “Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

Continue Reading

Aktuale