Connect with us

Kolumna

Fituesi i zgjedhjeve të 6 Tetorit do të jetë humbësi më i madh

Published

on

Shkruan, Behxhet Sh. SHALA

Sa ishim në llogoret e ish – Jugosllavisë, si të dënuar politikë, ndjenim shumë nevojë të përcillnim zhvillimet gjatë shpërbërjes së ish Jugosllavisë, në përgjithësi kurse në Kosovë, në veçanti. Është interesant fakti se një i burgosur, qoftë nëse mbahet edhe në izolim të plotë i nuhatë ndryshimet që ndodhin jashtë burgut.

Ky rregull vlente edhe për afërsisht 50 të burgosur politikë shqiptarë në llogorin Stara Gradishka në Kroaci në vitin 1989 ku ishim bashkë me kuptimin dhe përmbajtjen e përpjekjeve për çlirim , liri dhe bashkim kombëtar , Bacën Adem Demaçi.

Në atë kohë, për të qenë në rrjedha te informimit , pa pyetur fare për çmim e blemë një transistor nga i cili dëgjonim lajmet e Radio Tiranës , BBC –ës , Zërit të Amerikës , RFI , Dojçe Velle , radiot serbe , kroate , sllovene dhe programet tjera në gjuhën që e kuptonim . Një inxhinier kroat , i dënuar si nacionalist kroat , nga një kuti plastmasi e sapunit e improvizoi një radio që e mbanim rezervë në rast se policia , gjatë bastisjeve të shpeshta e konfiskonin radion e parë.

Me bateri furnizoheshim gjatë vizitave me ç’rast gardianët shqiptarë që kishin ardhur nga Kosova për të burgosurit politikë shqiptarë , mbyllnin njërin sy dhe nuk na kontrollonin shumë. Gjithashtu , bateritë i blinim nga të burgosurit ordinerë dhe i paguanim me duhan.

Në atë kohë kishte zhvillime në Kosovë që ndikonin në ngritjen e moralit edhe te ne . Në vitin 1989 u themelua KMDLNj –ë, më vonë edhe LDK –ë që udhëhiqej nga Ibrahim Rugova , një intelektual për të cilin nuk kishim shumë informatave përveç paraqitjeve në media dhe në Francuska 7 –ë në Beograd. Baca Adem Demaçi na sugjeroi ta përkrahim Rugovën 100% duke thënë se : “ për herë të parë në krye të një rezistence po vjen një person që po përfaqëson dhe mbronë një kërkesë të drejtë…”.

Natyrisht se të burgosurit politikë shqiptarë në llogoret e ish Jugosllavisë , kur e krahasonin Ibrahim Rugovën me Azem Vllasin , Rrahman Morinën , Remzi Kolgecin , Ali Shukrinë , Sinan Hasanin dhe të tjerët , na dukej se ishte ringjallur vet Gjergj Kastrioti – Skenderbeu. Më vonë u zhgënjyem keqas për shkak të mosgatishmërisë së Ibrahim Rugovës për të marrë përgjegjësi për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Madje , jo që nuk e përkrahi këtë luftë por e pengoi me aq sa pati mundësi! Barra e dëgjimit të lajmeve binte ekskluzivisht mbi Bacën Adem për faktin se kishte një kujtesë të mahnitshme dhe kuptonte disa gjuhë të huaja kurse gjuhët sllave i dinte shumë mirë.

Pastaj, në çdo mëngjes , para se të shpërndaheshim në vende të punës na informonte shkurtimisht për lajmet më të rëndësishme për Kosovën . Pas një kohe Baca Adem ma dha radion mua , pasi kisha një kujtesë mesatare dhe njihja shumë mirë gjuhët sllave e që unë , pasi i dëgjoja lajmet në mëngjes ua komunikoja të burgosurve politikë shqiptarë. Gjithmonë filloja me lajmet e Radio Tiranës duke thënë se , nga 100% lajme të dëgjuara , nuk besoj në 80% prej tyre. Kisha shokë të mrekullueshëm në llogoret e ish – Jugosllavisë e që ishim në gjendje që në çdo kohë të sakrifikoheshim për njëri – tjetrin por se kishim dallime të mëdha dhe mospajtime për regjimin në Shqipëri dhe shokun Enver.

Unë deklarohesha si demokrat dhe isha për sistem shumëpartiak e që e kisha përkrahjen e Dr. Hafir Shalës – Filit dhe Avdullah Dërgutit – Dul Tarakut . Më së shumti kritikohesha nga Baraleci që , pas daljes nga burgu , nga një kooperativist shembullorë i Enver Hoxhës u bë kapitalist konstruktiv. Dr. Haki Gashi , një njeri dhe patriot i jashtëzakonshëm nuk pajtohej me mua por se ishte shumë konstruktiv për faktin se çështjen kombëtare e kishte mbi interesat personale dhe ideologjike. Rasti i Dr. Haki Gashit është shembull tipik se të qenit i ndershëm dhe i pakorruptueshëm është pengesë për karrierë politike.

Për këtë arsye nuk pati jetë të gjatë politike pas luftës , si nënkryetar i Therandës dhe sigurisht për këtë arsye nuk u përfshi në listën zgjedhore të PDK-së, për zgjedhjet e 6 tetorit. Nejse , disa më kundërshtonin me slloganin e Ramiz Alisë se : “ barë do të hamë por nuk largohemi nga rruga e marksizëm – leninizmit …”. Baca Adem atëherë u thoshte : “ lëreni more marksizëm – leninizmin se nuk ka lidhje me historinë kombëtare por kapuni pas historisë dhe gjuhës shqipe …”. Në atë kohë ka qenë shumë rrezik për jetën të jesh i burgosur politik shqiptarë , keni jetuar nga dita në ditë , pa qenë i sigurt se ditën tjetër do të jeni të gjallë.

Edhe më shumë kanë vuajtur familjet tona , jo nga serbët sa nga serbët shiptarë që për fat të keq gjuhën amtare e kishin gjuhën shqipe. Të burgosurit politikë shqiptarë janë treguar të butë dhe bashkëpunues edhe me torturuesit e tyre , prokurorët dhe gjykatësit që i kanë dënuar. Familjet tona dhe fëmijët nuk kanë ide se si kemi kaluar në ato llogore sepse nuk iu kemi treguar. Këtë për një herë tjetër. Thuaja 30 vite pasi jemi liruar nga llogoret e ish – Jugosllavisë , ndonëse në kushte pakrahasimisht më të mira, përsëri , në rastin konkret unë po përballem me fenomenin e mosbesimit thuaja në shkallën 80% të mungesës së besimit në premtimet elektorale te të gjitha , pa asnjë përjashtim , të subjekteve garuese për zgjedhjet e 6 tetorit . Mua më duket , sa e papranueshme aq edhe neveritëse fakti se 2-3 ditë para zgjedhjeve , në përpjekje për të diskredituar kundërshtarin për një grusht votash të pista , po gërryhet në zorrët e së kaluarës në mënyrën më të pandershme dhe më të paskrupullt të mundshme. Tash po dalin disa “ fakte “ se kryeministrja e Kosovës , znj. Vjosa Osmani paska punuar si përkthyese në UNMIK duke e implikuar , pa asnjë dëshmi, si kontribuese e Tribunalit të Hagës , kundër luftëtarëve të UÇK-së.

Apo , tash po bëhet publike “ afera korruptive “ e vëllait të kryetarit të Vushtrrisë gjithnjë në kontekst se ka i fundit qenka mik i kryeministres Osmani. Nga përvoja ime e gjatë e që i kam përjetuar të gjitha regjimet e them me përgjegjësi se përkthyesit që iu është besuar nga ana e UNMIK-ut dhe Tribunali i Hagës nuk kanë qenë nga Kosova por nga Shqipëria ( Lul Basha , Argita dhe Jamarbër Maltezi dhe zonja Vokshi ) dhe ca të tjerë. Përkthyesve nga Kosova nuk iu është besuar asnjë rast i ndjeshmërisë së lartë.

Kush ta ka pyetur Vjosën në atë kohë ?! Një mik imi i mençur dhe i ndershëm më ftoi për kafe dhe duke ditur për raportet e mia të mëhershme me kryeministrin Albin Kurti kërkoi nga unë sqarime nëse gruaja e Albinit është “ shkinë “ dhe arsyet pse Zaim Kurti dhe Arife Kurti , ndryshe prindër të Albinit si dhe vëllezërit e paskan përzënë Albinin nga shtëpia . Thash se çështja e gruas së Albinit është krejtësisht personale dhe private andaj nuk e komentoj ndërsa pohova se prindët e Albinit janë të mrekullueshëm;

Zaim Kurti për aq kohë sa e njoh asnjëherë nuk i është ndarë çështjes kombëtare sikur që nëna e Albinit, si të gjitha nënat shqiptare është e mrekullueshme dhe e papërshkrueshme . Edhe vëllezërit e Albinit janë intelektualë të vërtetë dhe njerëz shumë të mirë dhe me aq e mbylla. Tash po dalin informata se kryeministri i Kosovës , Kadri Veseli qenka përfitues i luftës dhe mashtrues sepse qenka ushtar i Rognerit në ndërkohë që tërë kohën ishte në vijat e para të frontit të luftës të së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës.

Këto “ Informata “ dalin nga zorrët e zgjatura të ish- titistëve dhe ish- sllobistëve apo rrahmanistëve dhe të atyre që me çdo kusht e sabotuan luftën duke bërë parada në Shqipëri , me uniforma ushtarake . Edhe kryeminstri i Kosovës , z. Ramush Haradinaj , që në fakt ka qenë tmerri vet për ushtarët , paramilitarët dhe policët e Serbisë duke bërë sakrificë personale dhe familjare dhe duke u lënë i vetmuar , me nja 20-25 ushtarë , nga dezertorët e një “ ushtrie “ imagjinare , po sulmohet nga” demokratët “ e sotit e që dikur ishin gjakpirësit e popullit shqiptarë.

Po me këto pallavra po luftohet edhe kryeministri i Kosovës , z. Fatmir Limaj. Kryeministri i Kosovës , z. Milaim Zeka nuk po merret seriozisht , as në përfolje për faktin se po llogaritet autsajder 100%. Kryeministri i Kosovës , z. Nenad Rashiq po luftohet nga çetnikët e Aleksandër Vuçiqit dhe Goran Rakiqit kurse nuk po mbrohet , as nga shqiptarët e as nga ndërkombëtarët . Pastaj , deri ku ka shkuar çoroditja e trillimeve kundër personaliteteve të shquara flet fakti se edhe Behgjet Pacolli , i njohur si njëri ndër shqiptarët më të mëdhenj i të gjitha kohërave , që nga koha e Mbretëreshës Teutë e deri te Hashim Thaçi, i njohur për sakrificat sublime që i ka bërë në mbrojtje të shqiptarisë , nga Irani e deri te Kazakistani , pjesa më e ndritur , më përfaqësuese dhe më efektive e institucioneve të Kosovës , brutalisht po sulmohet nga thashethemet përmes një fotoje të montuar me një kriminel serb , në Budva të Malit të Zi.

Aty pati marrë në thua edhe Shpendi. Për aq sa kam informata , Behgjet Pacolli kurrë nuk ka qenë në Budva dhe si një trashëgimtar gjenetik i Gjergj Kastriotit – Skenderbeut e që është vërtetuar shkencërisht , kurrë nuk do të takohej me kriminelë dhe armiq të kombit. E kaluara e Behgjet Pacollit është 100% e pastër, në çdo aspekt andaj protestoj publikisht për këto përfolje. Po të ishte kështu siç paraqitet se është mik me kriminelët serbë, Behgjet Pacolli kurrë nuk do ta fitonte besimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që e zgjodhën President dhe me të drejtë e eliminuan një njeri të vogël si puna e Adem Demaçit.

Po të ishte Begja i tillë siç po mundohen ta diskreditojnë , kurrën e kurrës Hashim Thaçi nuk do ta bënte mik dhe pobratim. Prandaj , votues të nderuar , mos iu besoni këtyre mashtrimeve të çastit apo të aksham pazarit 2-3 ditë para zgjedhjeve . Votoni sipas bindjes suaj . Në mesin e listave për deputetë ka njerëz të mirë , njerëz të ndershëm , njerëz të moralshëm , atdhetarë që u sakrifikuan dhe u burgosën për të drejtat tuaja dhe për këtë lirë , qoftë edhe jo të plotë . Bëjeni një ndarje nga ata që luftuan dhe i dhanë çdo gjë këtij populli dhe këtij vendi dhe se për këtë nuk kërkuan asgjë. Ata që luftuan dikur, përsëri do të bëjnë sakrificë, nëse e do nevoja. Në listat për deputetë ka edhe anëtarë të partive që e kundërshtuan luftën por që me shembullin personal e kundërshtuan Serbinë dhe dolën në anën e popullit.

Mos votoni për përfitues të luftës apo të paqes që po ua marrin bukën nga sofra dhe ardhmërinë e fëmijëve tuaj . Mos votoni për ata që , me gërshërë në duar duan ta “korrigjojnë” territorin e Kosovës. Mos votoni për bijtë dhe bijat e atyre që na arrestuan , na dënuan , na vranë , na tradhtuan e që këtë përsëri do ta bëjnë , tash në emër të demokracisë. Kur të votoni duhet ta keni parasysh se Kosova po hynë në probleme të mëdha ,që , pa dëshirën tonë kërkon që ndoshta përsëri të sakrifikohemi e këtë kurrë nuk do ta bëjnë ata që e përqeshën dhe e përqeshin sakrificën që e bëmë për këtë copë lirie dhe pavarësie ! Kur të votoni , mos i merrni për bazë “ informatat “ e këtyre 2-3 ditëve të

fundit por analizoni kohën para , gjatë dhe pas luftës . Në bazë të asaj edhe votoni. Duhet ta keni parasysh që Kosova , pa vullnetin e saj dhe në saje të lakmive të disa “ liderëve “ pashmangshëm po hynë në probleme të mëdha . Votojeni për të sotmen , kujtojeni të kaluarën për ta ndërtuar një të ardhme!

Parashikimi i rezultateve: Të gjithë po thonë se është vështirë të parashikohen rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit . Më kujtohet se , 2 apo 3 muaj para se të liroheshim nga llogoret e ish – Jugosllavisë , Baca Adem Demaçi na mblodhi të gjithëve për të dhënë një mendim për kohën që e kaluam në burg dhe të ardhmen. Shumica tregonin për plane për të ardhmen me një përcaktim të qartë se do ta vazhdojnë aktivitetin politik dhe kombëtar , pa marrë parasysh pasojat e mundshme.

Fehmi Lladrovci ishte i prerë: “Dua që të dalë sa më shpejt nga burgu e t’ia kthejë pushkën shkaut …” Unë , si në hajgare i thashë : “

Fehmi , ju drenicakët në çdo 50 vjet e bëni një vepër të madhe kombëtare dhe , pasi t’ju qesin në këngë , pushoni 50 vjetët e ardhshëm. Ende nuk janë bërë 50 vjet nga rënia heroike e Tahir dhe Nebih Mehës..”

Mirëpo , Fehmi Lladrovci , bashkë me Xhevën , nuk i kishin vetëm fjalë , e kishin përnjëmend , si ushtarë të Adem Jasharit dhe Adem Demaçit. Kur më erdhi radha të deklarohem , pas më shumë se 5 vite të kaluara në vetmi dhe izolim , thashë se do të jem shumë i lumtur nëse nga burgu dal gjysëmnormal.

Ashtu edhe ndodhi. Nga ajo kohë , në shumë shkrime kam deklaruar se jam i papërgjegjshëm , para ligjit, para Zotit dhe para robit . Andaj po parashikoj edhe rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 , pa u përballur me pasojat e mundshme. I kam dy mundësi për parashikim të rezultateve :

1. Nëse në zgjedhje dalin afërsisht 35 % të votuesve apo rrerh kësaj shifre fitues do të jetë PDK-ë. Pastaj vijnë LDK , LVV , AAK – PSD dhe NISMA – AKR – PD . Këtyre të fundit po ua kalojë pragun

për hatër të Hashim Thaçit dhe për shkak të veprës madhështore kombëtare të një shqiptari , e që nuk ka tjetër të tillë , Behgjet Pacolli.

2. Nëse në zgjedhje dalin më shumë se 42 % të votuesve fitues do të jetë LVV ose LDK kurse e treta është PDK-ë. Pastaj janë AAK – PSD dhe koopertaiva kombëtare e udhëheur nga Behgjet Pacolli.

Arsyetim : Sa më i madh të jetë numri i votuesve , fitorja e LVV është më e mundshme sikur edhe e LDK- së, sa më pak votues, PDK –ë fiton vendin e parë. Nëse keni parasysh faktin se qytetet e mëdha janë hambarë i vërtetë i votave atëherë LVV ka shumë vota në Prishtinë , Gjilan , Ferizaj , Mitrovicë , Pejë , Prizren dhe Gjakovë. Nëse kësaj i shtohet edhe numri i votuesve nga diaspora e që duket të jetë më i madh se herën e kaluar dhe fakti që këta votojnë për LVV , kësaj partie i shtohen gjasat për fitore.

Situatë e paqartë e cila nuk do të qartësohet as pas 6 tetorit kur Kosova mund ta vazhdojë krizën institucionale , pa përjashtuar mundësinë edhe për zgjedhje tjera nëse nuk bëhen lëshime gjatë ndërtimit të koalicioneve.

Po cilat janë koalicionet e mundshme : Për ta krijuar një komoditet në vendimarrje duhen së paku 61 vota shqiptare e që , edhe nëse bëjnë koalicion LVV dhe LDK-ë, nuk do të kenë aq deputetë . Po të bënin kolicion parazgjedhor , do të kishim një situatë tjetër. Më së shumti po flitet për koalicionin LDK – LVV kurse të tjerët në opozitë. Nëse flasim për moral real dhe jo elektoral , LVV dhe LDK nuk do të bënin koalicion , as me PDK –ë , as me AAK –PSD ( sidomos ) e as me Facollin. Bashkësia ndërkombëtare ka rezerva e saj për LVV për bisedime dhe nuk do të lejonte mbetjen në opozitë të komplet krahut të luftës.

Prandaj , e them se koalicionet paszgjedhore do t’i bëjnë ambasadorët e shteteve të huaja në Kosovë e jo Vjosa Osmani apo Albini , me vija të kuqe apo ngjyra tjera . Në rastin më të keq , këto koalicione do t’i bënte Richard Grenell , i dërguar për negociata Serbi – Kosovë. Jam i sigurt se do të shkohet në një koalicion të gjerë sepse , në këtë mënyrë më lehtë do të shpërndahet përgjegjësia për pasojat e rezultateve të bisedimeve e që nuk do të jenë edhe aq të lehta. NISMA e Facollit do të bëjë koalicion me të gjithë kurse AAK – PSD mendon se do të jetë përcaktuese për formim të qeverisë prandaj i ka pozicionet e forta negociuese. PDK-në po e refuzojnë të gjithë por se vështirë do të mbetet në opozitë.

Lehtë mund të ndodhë që partia që i fiton zgjedhjet mos ta ketë kryeministrin nga radhët e saj për shkak të arkitekturës së koalicioneve. Prandaj , një këshillë për subjektet politike garuese ; mos u shani dhe mos u fyeni sepse nuk do ta vendosni aspak për koalicione . Në fund të fundit , të gjitha partitë , në këto çaste kur do të merren vendime jo të lehta për Kosovësn , duhet të bashkohen , ose nëse duhet të pranohet diçka që imponohet ose të kundërshtohet me të gjitha mjetet e mundshme.

Një gjë duhet të bëhet e qartë; Nuk duhet të negociohet as edhe 1 milimetër i territorit të Kosovës . Çdokush që e bënë këtë e ka të garantuar vendin në Alejen e të Mëdhenjve në Beograd apo , nëse është vetëm një person, do të jetë afër varrit të Esat Pashë Toptanit.

Continue Reading

Kolumna

Fenomeni i një “Dvizhenje”-je dhe mendjemadhësisë

Published

on

By

Fenomeni i një “Dvizhenje”-je dhe mendjemadhësisë

Nga: Mr. Driton Nebiu

Në konkurencën për të fituar titullin e “Mashtruesit më të madhë”, padyshim se vendi i parë i takon “më të madhit” të “Dvizhenjes” Besa e që me kalimin e kohës u shëndrrua në MOZHEME.

Ishte një tentim i planifikuar mirë, nga qarqe të dyshimta për të bërë gjoja një ndryshim në hapsirën politike brenda shqiptarëve të Maqedonisë së veriut, e paketuar si në aspektin finansiar, poashtu edhe në ate “kombëtar”, duke pasur parasysh se fillimisht morën për emër simbolin e të qenurit shqiptar, i përkushtuar në mbrojtjen e fjalës së dhënë – BESËS, e që realisht ishte Kali i Trojës brenda organizimit opozitar shqiptar, organizim që duhej të pengonte Lëzivjen për Reforma në opozitën e kohës, e cila tanimë kishte filluar rrugëtimin e vet të pandalshëm drejt të qenurit zëri i popullit në skenën politike të vendit.

“Lëvizja” e atëhershme e që më vonë do të shëndrrohet në “Dvizhenje”, si premtim bazë të veprimit e kishte një far lloj “Ridefinimi” të shoqërisë, e që realisht, më vonë u dëshmua, se ishte vetëm një floskulë e radhës, që u shfrytëzua sa për të përfunduar në listen e përbashkët parazgjedhore nën moton “Mozheme” sa për të fituar disa ulëse deputetësh tejet pasiv, po jo edhe ridefinimin e premtuar.

Duke shfaqur haptazi qëllimin real, ruajtjen e pozitave dhe pushtetit për grupe të ngushta të interesit, “Dvizhenja” nuk e tejkaloi veten as pas zgjedhjeve lokale ku falë opozitës shqiptare mori në menaxhim komunën më të madhe ndër shqiptarët, por përkundrazi në rastin e pare të mundshëm si shenjë falemnderimi e vetëdijshme për forcën reale politike në vend të barazuar me të qenurit vetëm një parti lokale e asgjë më shumë, tentoi të dobësojë ata që dje i ndihmuan, por kot.

Pretendimi aktual se ata përfaqësojnë opozitën shqiptare është edhe një tentim mashtrimi i radhës nga “më i madhi” i “Dvizhenjes” edhe pse është i vetëdishëm se nuk i kalon, por ja që kështu i është caktuar detyra dhe urdhërat duhet të zbatohen, e aq më shumë sot kur rejtingun duhet t’ua menaxhojë forca që pengon vendin drejt inkuadrimit në Bashkimin Evropain dhe vlerave perëndimore.

Stabiliteti politik, ekonomik e institucional i shtetit, e me këtë edhe ai i sigurisë së vendit, dhe orijentimi pro evropian është një kategori që nuk ka alternativë, por kërkon qasje serioze dhe subjekte serioze për menaxhim e përfaqësim, largë partive sezonale. Është kjo kategori e rëndë që kërkon fuqi e madhështi, e në këtë nivel gjithkush edhe nuk e ka vendin, përpos si spektatorë. Të tillë janë edhe këta të “Dvizhenjes”.
Jo më kot është thënë: “Mendjemadhësia është dhurata që bëri Zoti për njerëzit e vegjël…”.

Continue Reading

Kolumna

Haraçina sot…

Published

on

By

Haraçina sot…

Shkruan, Driton Nebiu, Magjister i shkencave politike

“Komunë e zhvilluar me një administratë efektive, me rrugë të asfaltuara, me shtigje për këmbësorë, me ujësjellës e me ujë të pijshëm të sjellur nga Penda e Likovës, me kanalizim, me shtëpi të shëndetit dhe përkujdesje 24 orëshe shëndetësore për popullatën, me transport të garantuar për të gjithë nxënësit nga ana e komunës, me kushte dhe standarde evropjane në shkolla, me investim në sport, me fushë futbolli për Klubin Futbollistik “Shkëndija”, me premtime të realizuara, pa paradime të kota politike sa për sy e faqe dhe për marketing të ulët politik, po qoftë edhe nga strukturat e larta shtetërore të mos them partiake, pa as edhe një donacion të huaj, po gjithçka me punë, përkushtim, mirë menaxhim nga ana e të parit të komunës.

Është ky një realitet i ditëve të sotme që po e jetojmë të gjithë ne banorët e Haraçinës…”

Nuk po më besoni?!

Keni të drejtë, ishte kjo vetëm një ëndërr dhe një dëshirë, po edhe një premtim i parealizuar parazgjedhor i dhënë në moment entuziazmi dhe pa asnjë lloj përgjegjësie se një ditë do të vijë edhe koha e ballafaqimit me realitetin, e që fatkeqësisht është e gjitha e kundërta e ëndrrës fillestare të përshkruar në këtë tekst.

U zbehën edhe fletushkat propaganduese, por na mbeti realiteti.

Haraçina edhe sot me një rrugë të asfaltuar nga “Rrugët e Maqedonisë” të cilën punë e përvetëson i pari i komunës. Haraçina pa as edhe një pikë uji nga Penda e Likovës, e fatmirësisht me ujë të siguruar nga donacioni i dhënë nga komuna “Ejup Sulltan” e Turqisë përmes Shoqatës së Brezës, edhe kjo punë që e përvetëson i pari i Komunës. Haraçina pa shteg për këmbësorët në veçanti për nxënësit e shkollës së niveleve të ulëta, po me mezi 1 km ndërtim të tillë e që si duket është kilometri i vetëm i punuar në të gjitha lëmitë brenda mandatit një vjeçar.

Haraçina pa përkujdesje shëndetësore, e lënë në mëshirën e shtëpisë së shëndetit në Maxhari dhe vet banorëve të saj, në stilin secili si të mundet, vetëm të sigurojë përkujdesjen për shëndetin e tyre. Haraçina pa transport të organizuar e të siguruar për nxënësit, të lënë në mëshirën dhe barrën e vet prindërve për një shkollim obligativ. Haraçina me kushte të mjerueshme në shkollë e pa as edhe një investim më të vogël në sport e kulturë, duke lënë Klubin futbollistik të zemrës së Haraçinës “Shkëndinë” që të zhvillojë ndeshjet në Hasanbeg, falë mëshirës së Klubit simotër “Fortuna”.

E kjo është Haraçina e ditëve të sotme, Haraçina e realitetit e jo e ëndrrës së kotë.

Këtë më së miri e dinë haraçinasit. Ata kuptuan se kush po gënjen e kush po mashtron. Këtij populli i duhen projekte e premtime të realizuara, e jo paradime të kota të atyre që nuk i duan as në lagjet e tyre. Popullata don punë, se për punë u ka dhënë votë.

Mos harroni se vota është e shenjtë, vota është AMANET. Mos e shkelni!

Edhe pse nuk e keni vetëm këtë që e shkelët.

U qoftë për nder!

Continue Reading

Kolumna

Politikanët tanë – Fatkeqësia e popullit

Published

on

By

Shkruan Lulzim Nasufi

POLITIKANËT TANË – FATKEQËSIA E POPULLIT

Sa të koordinuar janë politikanët tanë në mossuksesin e misionit të tyre dhe prapshtitë e tyre në politikbërje, ju përcjell disa fakte:

Më datë 25.09.2022, zëvendës-kryeministri për çështje ekonomike Bytyqi, për të justifikuar dështimin politik të politikanëve tanë paraprak, si zyrtar me post të lartë, dha informacion të saktë dhe të frikshëm se “nga RMV, brenda 8 viteve të fundit janë shpërngulur mbi 700.000 qytetarë në shtetet perëndimore” dhe po të njëjtën ditë kryetari i BDI-së Ahmeti, në një takim partiak, nga inatet ndaj disa anëtarëve të tij të ashtuquajtur “grupi i zjarrit” – konstatoi “jam me mision, jo në detyrë, ashtu që këtu do të më keni edhe katër vite”.

Sipas trendit të migrimit të popullsisë, bie që për katër vite, nga RMV janë shpërgulur 350.000 qytetarë. Sipas kësaj, misioni i Ahmetit është që edhe për katër vite në krye të BDI –së, me funksionarët e tij të korruptuar, të rrisë numrin e të ,,integruarve“ në botën perëndimore në 1.000.000 banorë, që i bie gjysma e numrit të popullsisë do të shpërngulen nga RMV.

Dhe si “qershia mbi tortë”, nga i gjithë ky “optimizëm i madh pozitiv dhe shpresëdhënës”, më datë 28.09.2022, numri një i shtetit, presidenti Stevo Pendarovski do të konstatojë: “edhe unë po të isha në vendin tuaj me rrogë prej 400 euro, do të kisha ikur prej RMV”.

Çështja thelbësore është se populli të gjitha këto i di dhe i bën. Mos e nënvlerësoni intelegjencën e popullit, nuk ka nevoj ju t’ia kumtoni dhe t’ia tregoni! Por, çfarë keni bërë ju, ose më thjeshtë, pse e keni sjellur popullin në situatë të këtillë gjithë këto vite dhe, më e rëndësishmja, çfarë plani – vizioni keni bërë për të ardhmen e këtij shteti dhe këtyre qytetarëve? Sepse për atë paguheni me paratë e popullit!

#NDRYSHIME
#DREJTËSI
#STOPKRIMITDHEKORRUPSIONIT

Continue Reading

Aktuale