Komente
Vështrim i ri për Karl Marksin/Ai nuk është përgjegjës për çdo gjë që u krye në emër të filozofisë së tij.
Ai ishte filozofi më me influencë që ka pasur ndonjëherë Gjermania. Karl Marks lindi më 5 Maj 1818 në Trier, një qytet i vogël gjerman pranë Moselit. Që në vitet e rinisë, Marks luftoi për idetë liberale të kohës së tij. Për këtë arsye atij i duhej të shkonte në ekzil, fillimisht në Paris, pastaj në Londër. Në Angli ai ishte mjaft i interesuar për kushtet e punës së punëtorëve, që atëherë në fillesën e kapitalizmit shtypeshin e punonin në kushte të vështira.
Rreziku i dogmës
I ndikuar nga kjo eksperiencë, ai hartoi në vitin 1847 „Manifestin komunist”, në të cilin bashkë me shokun e idealit, Friedrich Engels, kërkonte shanse të barabarta për të gjithë. Me këtë manifest shënohet edhe lindja e komunizimit si ideologji. Sipas studiuesit të shkencave politike, Richard Löwenthal, komunizimi ishte më shumë se një analizë shoqërore, ai ishte në sytë e përkrahësve të tij gati si një fe. „Ndikimi historik i Marksit bazohej në lidhjen e veçantë të njohurive të reja shkencore dhe vizionit entuziast utopik që i frymëzoi pionierët e lëvizjes punëtore në një lloj feje të kësaj bote. E një ideologji që përmbush funksionin e fesë rrezikohet gjithmonë që të ngrijë në një dogmë në mendjet e besimtarëve dhe priftërinjve të saj.”
Më vonë Marks shkroi librin e tij të famshëm, „Kapitali”, që botohet në vitin 1867 e që u kthye në bazën teorike të ideologjisë komuniste. Marks analizon se puna e shumicës shërben për fitimet e mëdha një pakice. Ishte kjo vepër, së cilës sundimtarët komunistë të mëvonshëm i referoheshin gjithmonë. Lenini, Stalini, apo Mao Ce Duni. Në emër të Karl Marksit ata ngritën diktaturat komuniste, shumë vite pas vdekjes së Karl Marksit, filozofi nga Trier nuk arriti të përjetojë se çfarë pasojash pati vepra e tij.
Njollosja e Karl Marksit
Komunizmi si realitet e njollosi emrin e Marksit. E vetëm tani, 30 vjet pas rrëzimit të komunizmit, ai po fillon të kuptohet më ndryshe. Sociologu nga Universiteti i Trierit, Martin Endreß thotë se „historiani Eric Hobsbawm e ka quajtur „epokën e ekstremeve” shekullin e 20-të, një epokë që vetëm pas vitit 1989 e dha mundësinë për të vështruar disi më ndryshe Marksin.” Endreß thotë se nuk mund të injorohet funksionalizimi politik i analizave të Marksit. „Por të paktën po bëhet e mundur të mënjanohet para-dënimi njëdimensional i veprës së Marksit. Për të kuptuar se çfarë bën me veprën e Marksit marksizmi, leninizmi, stalinizmi apo totalitarizma të tjerë si maoizmi.”
Vepra e Marksit u përdor nga sundimtarët komunistë, marksizmi, leninizmi e stalinizmi u kthyen në simbol të diktaturës komuniste
Marksi nuk ishte vetëm një teoricien i madh, por edhe një shkrimtar i shkëlqyer. Deri më sot „Manifesti komunist” të habit me elegancën gjuhësore të tij. Teoria dhe arti i fjalës e bën Marksin një autor klasik të studiuar në të gjitha universitetet gjermane. Filozofi i njohur gjerman Ernst Bloch e kujton kështu kohën e universitetit. „Në vitet 1920-1925 në Heidelberg e universitete të tjera gjermane ishte si test inteligjence për një student gjerman të ishte marksist. Dhe një student që donte të merrej seriozisht duhej të njihte Marksin.”
Marksi aktual
Analizat shoqërore të Marksit janë aktuale deri më sot. Me to mund të kuptosh e përshkruash padrejtësinë e shfrytëzimin, jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën. Sociologu Martin Endreß përmend një shembull konkret. „Punën e fëmijëve, që Marksi e kritikonte ashpër dhe që angazhohej për ndalimin e saj e kemi sot në koncernet e tekstilit që veprojnë globalisht në Azi apo Azinë Juglindore. Aty shohim një zhvendosje të asaj që Marks analizoi për perëndimin. Fillimisht kemi zhvendosje të prodhimit për shkak të krahut të lirë të punës. Pastaj zhvillohen, si në Kinë, reparte prodhimi të mira, që sjellin një nivel më të lartë rroge. Prodhimi vazhdon të shtegtojë në vende të tjera më të varfra, Kjo do të thotë që vëzhgojmë një koncept të Marksit edhe sot, rritjen relative të standartit të jetesës duke ruajtur në të njëjtën kohë shfrytëzimin.
Në vitin 1883 Karl Marks ndërroi jetë në Londër. Një filozof plot kundërshti, një njeri që kishte shumë ide teorike, por që praktikën nuk e mori shumë seriozisht. Në këtë 200-vjetor të lindjes, Karl Marks po përkujtohet më miqësisht në Gjermani. Po fillohet të kuptohet, se ai nuk është përgjegjës për gjithçka u krye në emër të veprës së tij./DW
Komente
Aliu: Deputeti Ademi i frustruar, paramendoni të ishte ky kryeparlamentar

Në emisionin Klan Debat, analisti Qenan Aliu komentoi incidentin në Kuvend duke thënë se:
”Kjo që pamë nga këto skena duket një gjë shumë e shëmtuar dhe e trishtë për syrin e njeriut, sepse ata janë deputet dhe kanë marrë legjitimitetin e popullit, ky Arbër Ademi duket i frustruar paramendoni të jetë ky kryeparlamentar si do reagonte, unë mendoj se ky mundohet të tregojë forcë karshi kryetarit të tij se ai mund ti bëj ballë deputetëve opozitarë” – tha Qenan Aliu. /KlanMacedonia/
Komente
Koci: “Shqetësuese, numri i grave me shami po rritet në mënyrë rapide”

Avokati kosovar, Arianit Koci, po thotë se numri i grave që po bartin mbulesa në Kosovë është në rritje. Për këtë, ai tha se arsyeja është te mungesa e lirisë së lëvizjes nëpër Europë dhe se izolimi i krijon hapësirë ardhjes së një ideologjie politike fetare. Ndonëse thotë se e konsideron liri e të drejtë individuale, Koci s’mendon se mbulesa është identitet shqiptar.
“Nuk e di sa po e vëreni, por te ne, në mënyrë rapide mos me thënë shqetësuese, po rritet numri i zonjave dhe zonjushave që kanë filluar me e vendosë mbulesën në kokë. Dhe atë, jo mbulesën çfarë e kanë bartë disa gjyshe tana, por mbulesë tipike që e shpreh përcaktimin fetar”.
Koci gjithashtu pyet se a ka pasë “kaq shumë zonja apo zonjusha me mbulesa 20 apo 30 vite më herët?”.
“Mungesa e komunikimit me Evropën, kryesisht për shkak të izolimit që na ka bërë padrejtësisht Bashkimi Evropian, është një prej arsyeve kryesore të depërtimit të ideologjisë fetare. Ideologjisë politike fetare. Thjesht është kjo punë: sa më tepër komunikon me Europën, thith prej kulturës, dokeve dhe zakoneve të saj. Në të kundërtën, strukturat retrograde që e përhapin ideologjinë politike përmes feve, e krijojnë terrenin dhe momentumin për zhvillim e vet. E për momentin, ato po lulëzojnë! Prandaj, liberalizimi i vizave dhe komunikimi me botën është esencial për neve. Këtë duhet ta kuptojë Evropa, sa nuk është bërë vonë. E kur bëhet vonë, ky do të jetë problem më i madh për Evropën se për vetë Kosovën”.
Koci në një postim në Facebook tregoi edhe një ngjarje me të cilën është përballur një ditë.
Postim i i plotë:
1. Qëndrimi im që shamia e kokës mund të ndalohet vetëm me ligji – e jo me improvizime që po bëhen, është i njohur.
Në fakt, besoj që baza e një shoqërie demokratike dhe e shëndoshë është liria e shprehjes.
Kjo është arsyeja që unë ia mbroj lirinë e shprehjes, edhe ndonjë personi me të cilin nuk pajtohem thuaja për asgjë. E mbroj atë liri, me çdo kusht. E në kuadër të lirisë së shprehjes hyn edhe e drejta për bartjen e shamisë së kokës/mbulesës.
2. Nuk e di sa po e vëreni, por te ne, në mënyrë rapide mos me thënë shqetësuese, po rritet numri i zonjave dhe zonjushave që kanë filluar me e vendosë mbulesën në kokë. Dhe atë, jo mbulesën çfarë e kanë bartë disa gjyshe tana, por mbulesë tipike që e shpreh përcaktimin fetar.A reflekton kjo identitetin shqiptar dhe përcaktimin tanë evropian? Aspak!
3. Isha pardje në një spital. E punësuara – rreth të 30-ave të vonshme- zonjë që e njoh ka kohë, e kishte vendosur shaminë e kokës. Para disa muajve, nuk e ka pasur! Kolegja e saj ishte po ashtu me shami. Në pritje, edhe dy zonja ishin me mbulesë të kokës. As në Turqi, nuk ndodh që prej gjashtë zonjave në një hapësirë, katër të jenë me shami.
4. E drejtë individuale dhe liri e shprehjes?
Patjetër!
A kemi pasur kaq shumë zonja apo zonjusha me mbulesa 20 apo 30 vite më herët?
Jo! Absolutisht jo!
A reflekton kjo identitetin tanë shqiptar dhe përcaktimin tanë evropian?
Aspak!
Kur kanë bartur burka nënat dhe gratë shqiptare?
Kurrë!
Sa herë kaloj në rrugën Bajram Kelmendi (ish-Vellusha), në qendër të Prishtinës, shoh zonja me burka.
5.Mungesa e komunikimit me Evropën, kryesisht për shkak të izolimit që na ka bërë padrejtësisht Bashkimi Evropian, është një prej arsyeve kryesore të depërtimit të ideologjisë fetare. Ideologjisë politike fetare.Thjesht është kjo punë: sa më tepër komunikon me Evropēn, thith prej kulturës, dokeve dhe zakoneve të saj.
Në të kundërtën, strukturat retrograde që e përhapin ideologjinë politike përmes feve, e krijojnë terrenin dhe momentumin për zhvillim e vet.
E për momentin, ato po lulëzojnë! Prandaj, liberalizimi i vizave dhe komunikimi me botën është esencial për neve.
Këtë duhet ta kuptojë Evropa, sa nuk është bërë vonë. E kur bëhet vonë, ky do të jetë problem më i madh për Evropën se për vetë Kosovën.
Komente
Reagon i revoltuar aktori tetovar: Nuk më punësojnë për arsye politike

Aktori tetovar, Abdulla Osmani, ka reaguar i revoltuar pas mospranimit të tij në Teatrin e Tetovës.
Para pak kohësh Teatri i Tetovës hapi konkurs për punësimin e tre aktorëve të rinj. Tek i njëjti, konkuroi edhe aktori Osmani, por edhe pas përmbushjes së kushteve, ai u refuzua.
Postimi i plotë:
“Teatri… mollë e ndaluar për mua!
Të nderuar, e di se shumica prej jush e keni të vështirë të solidarizoheni për arsye se edhe juve ky rregjim mund t’ju hakmerret. Ju kuptoj dhe ju mirëkuptoj por në këtë situatë e kam të domozdoshme që t’a mbroj veten time dhe dinjitetin tim. Aq më tepër se nën përgjegjsinë time, kam një vajzë dhe një fëmijë tjetër rrugës, e që si prind nuk kam se si t’ja shpjegoj vajzës sime se edhe pas 5 roleve si aktor profesionist, në konkursin e fundit për 3 aktorë në Teatrin e Tetovës unë nuk jam pranuar.
Në fakultetin e Artit Dramatik jam regjistruar në vitin 2011 edhe pas 11 viteve në këtë fushë, unë akoma nuk mund të punësohem, vetëm e vetëm për bindjet e mija politike. Por mua nuk mund të më detyroni që të largohem nga vendlindja ime ashtu siç ‘evakuohet’ shumica e rinisë nga ky vend.
Për këtë situatë po njoftohen një nga një të gjitha institucionet vendore dhe të huaja. Teatri është i qytetarëve dhe si i tillë mundësia duhet të jetë për të gjithë e njejtë.
I jam falenderues publikut që më kanë përkrahur në ç’do shfaqje dhe kjo më bën që unë të vazhdoj në rrugën dhe drejtimin që kam sakrifikuar plot 7 vite studim.” – ka shkruar aktori Osmani në fejsbukun e tij.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi