Connect with us

Lajme

Sot seancë e re gjyqësore për rastin “Monstra”

Published

on

Është caktuar për sot seanca e radhës e procesit gjyqësor për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Rasti i quajtur “Monstra” është kthyer në rigjykim dhe në këtë fazë po shihen dhe analizohen faktet për fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve, përcjell in7.

Në seancëm e sotme pritet të analizohen mesazhet telefonike të transkriptuara, të cilat kanë qënë pjesë e materialeve të përgjuara e që ndryshe njihen si “bomba”.

Ky rast u mor nga Prokuroria Speciale, ndërsa prokurore është caktuar Fatime Fetai, të cilës edhe pas marrjes së lëndëve të Speciales nga Prokuroria Publike, kryeprokurori ia ka deleguar sërish këtë çështje.

Më 12 Prill të vitit 2012 u vranë 4 të rinj maqedonas dhe një peshkatar rasti në Liqenin e Smillkovës, ndërsa disa ditë më vonë u arrestuan dhe akuzuan disa shqiptarë.

Alil Demiri, Agim dhe Afrim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta u dënuan nga gjykatat e vendit, ndërsa në vitin 2017, Gjykata Supreme i rrëzoi poshtë akuzat dhe lëndën e ktheu në rigjykim. /in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale