Connect with us

Lajme

“Shoqëri për të gjithë” vihet në provë! Pozita dhe Opozita përplasen për nxënësit e Idrizovës

Published

on

Problemi i nxënësve të shkollës së Idrizovës ka qënë aktual edhe gjatë seancës për pyetje të deputetëve. Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Arta Toçi ka pyetur Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi për fatin e këtyre nxënësve. Sipas Toçit, ministri Ademi dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut, kanë shkelur ligjin dhe kushtetutën, duke u pamundësuar këtyre nxënësve mësimin në gjuhën amtare.

Qeveria, sipas deputetes Toçi, ka rënë në ndikimin e disa prindërve maqedonas, të cilët ajo i quan uzurpatorë të shkollës, përcjell in7.

“Janë disa fëmijë në Idrizovë, që nuk lejohen të futen në objektin e shkollës. Qeveria në vend që të gjejë zgjidhje për situatën e krijuar ajo shkel ligjin dhe kushtetutën dhe në vend të kompromisit me një grup të uzurpatorësh të shkollës, që janë prindër të fëmijëve që nuk janë shqiptarë. Tani po jua parashtroj një pyetje: Kush pyetet për shkollën, kush pyetet për zgjidhjen? … Këtu është përjashtuar një grup i nxënësve, të cilët janë ndryshe”, ka thënë deputetja nga rradhët e ASH-së, Arta Toçi.

Ndërkaq ministri Arbër Ademi u përgjigj se fatkeqësisht situata ka qënë e tillë, porse Qeveria dhe vetë ai po bëjnë përpjekjet maksimale për zgjidhjen e këtij problemi.
S

ipas Ademit, zgjidhja afatgjate e këtij problemi është ndërtimi i shkollës së re në Idrizovë, ku sipas tij do të mësojnë të gjithë nxënësit e Idrizovës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

“Zgjidhja afatgjate është ndërtimi i shkollës së re në fshatin Idrizovë. Pra, komuna e Gazi Babës ka marrë përsipër që të përpunojë dhe përgatis dokumentacionin teknik, revizionin e dokumentacionit teknik, ta dorëzojë lejen për ndërtim dhe sigurist investigimin e parcelës tokësore ta ndryshojë me destinim B1, që është për arsim. Kur të kryhet kjo procedurë nga ana e komunës së Gazi Babës, dokumentacioni do të dërëzohet në ministrinë e arsimit dhe ministria e arsimit do të shpallë prokurim publik për ndërtimin e kësaj shkolle”, ka thënë ministri i arsimit, Arbër Ademi.

Për problemin e këtyre nxënësve, in7 pyeti edhe deputetin shqiptar të LSDM-së, Muhamd Zekiri, i cili ka qënë i kyçur në bisedimet mes Qeverisë dhe banorëve të Idrizovës. Në pyetjen e in7 se mos vallë koncepti politik i LSDM-së, “Një shoqëri për të gjithë” është vënë në provë dhe ka dështuar në Idrizovë, Zekiri ishte kategorik se kjo nuk është e vërtetë. Sipas tij, ky problem është krijuar nga qeveritë e kaluara dhe se qeveria aktuale po bën përpjekje dhe ka dëshmuar se është për zgjidhjen e kësaj çeshtjeje.

“Absulotisht jo, problemi i idrizovë nuk është shkaktuar nga kjo qeveri, prova do të kemi vazhdimisht në shoqërinë tonë, të këtilla, proplemi është diku 18 vjeçar që nuk është zgjidhur dhe është pikërisht qeveria jonë, duke u bazuar në konceptin një shoqëri, kemi ofruar zgjidhje, e dini se të martën qeveria mori vendim për ndërtimin e objetkit të ri në fshatin Idrizovë, ku nuk do të mësojnë vetëm fëmijët shqiptar, por bashkarisht fëmijët maqedonas edhe ato shqiptarë mësimin do ta ndjekin pikërisht në atë objekt të ri që do të ndërtohet. Kjo është zgjidhja afatgjate e atij problemi shumëvjeçar, që dikush qëllimisht e ka lënë të pazgjidhur”, ka thënë për in7, deputeti shqiptar nga rradhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Dhjetëra nxënës të Idrizovës që mësimin e ndjekin në Shkollën Fillore “Njegosh”, deri në klasë të pestë mësojnë në gjuhën shqipe. Ndërsa pas klasës së pestë, detyrohen që mësimin ta ndjekin në maqedonisht ose të udhëtojnë për disa kilometra në shkollë tjetër jashtë Idrizovës për të mësuar në gjuhën shqipe.

Banorët maqedonas të Idrizovës nuk kanë pranuar që nxënësit shqiptarë të mësojnë në gjuhën shqipe në “Njegosh”, duke shprehur haptazi se në atë shkollë nuk ka vend për shqiptarë.

Pas bisedimeve mes përfaqësuesve të Qeverisë, Komunës së Gazi Babës dhe banorëve të fshatit u arrit marrëvshja që të ndërtohet shkollë e re ku do të mësojnë të gjithë nxënësit./in7.tv/

Continue Reading

Bota

Uragani, black out në mbarë Kubën: Florida përgatitet për përmbytje katastrofike!

Published

on

By

Uragani, black out në mbarë Kubën: Florida përgatitet për përmbytje katastrofike!

Kuba ka mbetur e gjitha pa energji elektrike pas goditjes nga Uragani Ian, që preku tokën në perëndim të ishullit e po lë pas një vazhdë shkatërrimesh në rrugën e tij.

Sistemi energjetik u shemb i teri, pohuan zyrtarë vendas, sipas të cilëve njëri prej termocentraleve kryesore nuk ka qenë e mundur të kthehej në funksion.

Dy persona raportohet se të kenë humbur jetën e një numër i madh ndërtesash, në mbarë vendin, janë shkatërruar. Uragani i kategorisë së tretë, me erëra që arrijnë shpejtësinë prej 195 kilometrash në orë, tani është nisur drejt Floridës, në Shtetet e Bashkuara, banorët e të cilës janë paralajmëruar për rrezikun e “përmbytjeve katastrofike”.

Kreu i autoritetit për energji elektrike në Kubë pohoi në televizionin shtetëror se 11 milionë persona janë pa energji, ndërsa pronari i kompanisë së njohur të cigareve Finca Robaina, postoi fotografi në rrjetet sociale të cilat tregonin shkallën tmerruese të dëmeve. “Është gati apokaliptike”, shkruante Hirochi Robaina.

Meteorologët kanë paralajmëruar se disa rajone të Kubës mund të përballen me 30 centimetra shi për shkak të Uraganit Ian. Presidenti Miguel Diaz Canel, vizitoi personalisht disa nga zonat e prekura, ku i premtoi qytetarëve se do të marrin ndihmë nga shteti.

Teksa largohet nga Kuba, stuhia ka marrë edhe më shumë forcë në Gjirin e Meksikës, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve në SHBA, e cila paralajmëron se kur të godasë Floridën, Ian mund të kthehet në stuhi të kategorisë së katërt me erëra të fuqishme, çka detyroi guvernatorin e saj Ron DeSantis të urdhërojë aktivizimin e 5.000 trupave të Gardës Kombëtare.

Continue Reading

Lajme

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Published

on

By

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, i cili duke u kthyer nga Tetova, me makinën Golf 4 nga autostrada përfundoi në lumin Vardar.

“Vazhdon edhe sot kërkimi për vozitësin e aksidentuar ditë më parë këtu në autostradë në pikën e Zhelinës. Ndërkohë, siç mund të shihni, pas konfirmimit se Vozitësi dyshohet të jetë nga Kumanova, në kërkim të personit sot janë kyçur edhe pjesëtarë të policisë, dhe familjarët e ardhur nga Kumanova”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Familjarët thonë se studenti Erdon Ramadani kishte shkuar për të bërë pagesën e semestrit. Babai i tij Naser Ramadani është kthyer nga Austria dhe bashkë me vëllain e tij janë vënë në kërkim të Erdonit.

“Kam ardhur mbrëmë nga Austria sepse atje punoj. Familjarët gjithë jemi këtu erdhën edhe nga kurbeti kërkojmë. Djali duhej të paguaj semestrin në Tetovë, ishte viti i katërt në sociologji por ja, ka dashur Zoti dhe ka ndodh kjo. Kemi ardhur edhe sot që në orën katër në mëngjes por asnjë shenjë ende. Apeloj po patën mundësi të vijnë të kërkojnë birin tim, veç këtë djalë e kam”, deklaroi – Naser Ramadani, babai i Erdonit.

“Prej orës pesë e gjysmë jemi këtu. Erdhën pas pak zjarrfikësit tjerë s’kishte, ata erdhën në gjashtë e gjysmë, dhe ne shokët familjarët”, tha Xhaxhai i Erdon Ramadanit.

“Djali veç vetë ka udhëtuar se ka qenë student në vit të katërt në sociologji. Apeloj që të dalin sa më masovikisht këtu, sepse shteti është katastrofë. Kemi kërkuar ndihmë edhe prej Forcave të Sigurisë së Kosovës na thanë se do na ndihmojnë”, u shpreh një familjar i Erdonit.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka angazhuar zhytës për të kërkuar studentin e aksidentuar.

“U alarmuam se ka nevojë për intervenimin tonë nga agjencia për mbrojtje dhe shpëtim dhe ja erdhëm në vendngjarje dhe po presim instruksione nga eprorët se si të veprojmë. Presim arritjen e edhe ekipit nga Koçani që do vijnë me anije që bashkë të bëjmë kërkimet sot”, deklaroi Trpkovski, palombar.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë dhe Prokuroria akoma nuk kanë dhënë informacione preliminar për shkaqet eventuale të aksidentit të mesditës së djeshme. /Alsat.mk

Continue Reading

Bota

NATO, mesazh Putinit: Lufta bërthamore nuk ka fitues, do të kesh pasoja të rënda

Published

on

By

NATO, mesazh Putinit: Lufta bërthamore nuk ka fitues, do të kesh pasoja të rënda

Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia është i papranueshëm dhe do të ketë pasoja të rënda. Ky është paralajmërimi që vjen për Vladimir Putin nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Rusia duhet ta dijë se lufta bërthamore nuk fitohet dot dhe nuk duhet të luftohet kurrë. Nuk po them që mundësia e përdorimit të armëve bërthamore është e lartë, por po them që kur shohim vazhdimisht këtë lloj retorike bërthamore nga Rusia, nga Presidenti Putin, duhet ta marrim seriozisht dhe për këtë arsye po i përcjellim mesazhin e qartë që do të ketë pasoja të rënda për Rusinë dhe që nuk duhet të zhvillohet kurrë një luftë bërthamore”, tha norvegjezi.

Reagimi erdhi pas deklaratave të së martës për përdorim të armëve bërthamore me rreze të shkurtër, të bëra nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri rus, Dimitry Medvedev, i cili si një aleat i ngushtë i Putinit, mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi.

Sipas analistëve, gatishmëria për përdorimin e këtyre armëve, e cila po shprehet thuajse përditë nga pala ruse, bëhet për të zmbrapsur Ukrainën dhe Perëndimin, pasi ushtria e Kievit ka fituar terren të konsiderueshëm në lindje, ku edhe po zhvillohen betejat më të mëdha.

Continue Reading

Aktuale