Connect with us

Argëtim

Shiti virgjërinë një politikani, ja ku do t’i shpenzojë paratë

Published

on

Vajza 23-vjeçare pretendon se e ka shitur virgjërinë e saj për 1.5 milion Euro një deputeti të Partisë Konservatore, i moshës rreth të pesëdhjetat’ përmes një agjencie famëkeqe “online”.

Vajza e njohur me emrin Lia, nga Britania e Madhe, e nxori virgjërinë në ankand përmes një faqeje interneti” Cinderella Escorts”.

Ajo tha se e takoi politikanin dhe bisedoi me të për dy muaj përpara se të pranonte ofertën.

Vajza 23 vjeçare tha se deputeti, me të cilin ka pranuar të flejë është ‘një zotëri’ dhe shumë i arsimuar .

Lia thotë se edhe nëna e saj e mbështeti vendimin pasi “paratë e gatshme janë më të mira se një zemër e thyer” .

“Do t’i përdor paratë për të blerë një apartament më afër Londrës, për të hequr përfundimisht dorë nga banesat me qira”, tha ajo për mediat britanike, pas shumës së parave që përfitoi nga deputeti, emrin e të cilit tha se kishte rënë në ujdi, që të mos e bënte publik.

Aftësia për të shitur virgjërinë është “një hap i rëndësishëm drejt emancipimit”, pretendoi vajza, lidhur me përvojën e saj.

Në fillim të këtij viti, Cinderella Escorts bëri një tjetër pretendim të pa vërtetuar se ajo kishte siguruar shitjen e virgjërisë së Mahbuba Mammadzada, një nga modelet më të suksesshme të Azerbajxhanit, për një politikan në Tokio.

Continue Reading

Argëtim

Ky është aksidenti më qesharak me makinë në botë (Video)

Published

on

Një kamera sigurie ka regjistruar momentin kur dy makina duke u kthyer në mbrapa për të dalë në një rrugë me dy drejtime, përplasen me njëra-tjetrën.

Skena ka ndodhur, sikur të ishte me regji, në një mënyrë të sinkronizuar në mënyrë perfekte siç shihet në video, jashtë një servisi makinash në Sao Paolo të Brazilit.

Continue Reading

Argëtim

Spektatorja doli në pistën e një gare të çiklizmit pak para vijës së ‘finishit’ dhe përplaset me kampionin e mundshëm të garës

Published

on

By

Spektatorja doli në pistën e një gare të çiklizmit pak para vijës së ‘finishit’ dhe përplaset me kampionin e mundshëm të garës

Ky është momenti tronditës kur një spektatore në një garë çiklizmi doli në pistë pak para vijës së ‘finishit’ dhe u përplas me kampionin e mundshëm të garës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tifozët që ishin të pranishëm dëgjohen duke bërtitur derisa gruaja dhe çiklisti përplasen në tokë.

E gjithë ngjarja u fimua të shtunën.

Incidenti besohet se ndodhi në eventin e çiklizmit Condaca Salmor në El Hierrro në ishujt Kanarie, Spanjë.

Pamjet tregojnë çiklistin duke shkuar drejt vijës së finishit pasi bëri rrugë prej 55 miljesh.

Përplasja bëri që të dy të përplasen në tokë, derisa çiklisti humbi garën.

Si pasojë e këtij incidenti, gruaja pësoi lëndime të lehta, çiklisti pësoi lëndim të lehtë të kokës dhe u dërgua për trajtim në spital. /Telegrafi/

Continue Reading

Argëtim

Qëndroi ulur në akull 3 orë për të thyer rekordin Guinness (VIDEO)

Published

on

By

Një burrë lituanez vuri në provë qëndrueshmërinë e tij duke kaluar 3 orë e 1 minutë i zhytur deri në qafë në akull, për të thyer Rekordin Botëror Guinness.

Valerjan Romanovski e rrëmbeu rekordin Guinness për qëndrueshmërinë më të gjatë të kontaktit të plotë të trupit me akullin, duke u ngjitur në një enë qelqi të mbushur me kube akulli në sheshin kryesor në qytetin historik të Vilniusit në Lituani.

Përfaqësuesit e Guinness ishin në dispozicion për të monitoruar përpjekjen, e cila zgjati 3 orë e 1 minutë. Ata thanë se do të duhet pak kohë për ta verifikuar rekordin në fjalë.

Rekordi aktualisht mbahet nga entuziastja franceze e qëndrueshmërisë, Romaine Vandendorpe, e cila kaloi 2 orë e 35 minuta e zhytur në akull në dhjetor 2020.

Continue Reading

Aktuale