Lajme
Rustemi: S’kam shkop magjik për t’i zgjidhur të gjithë problemet që kanë të punësuarit në postë
Unë nuk kam shkop magjik që të zgjidh problemet e grumbulluara me vite. Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë së Veriut, Ejup Rrustemi, pas reagimit të djeshëm të të punësuarve me kontrata në vepër, që kërkojnë rritje të pagave, rregullim të statusit të tyre dhe përmirësimin e kushteve të punës. Drejtori tha se në këto momente nuk ka mundësi financiare dhe nuk jep premtime deri në përmirësimin e kushteve financiare të postës. Rrustemi bëri thirrje që të angazhohen të gjithë që të kalopjnë nga humbja në fitim, që më pas të kenë mundësi për zgjidhje të të gjitha problemeve që paraqiten.
“Prandaj unë ju kam thënë atyre dhe do të them edhe tani, të angazhohemi të gjithë si punëtorë te postës në qoftëse të gjithë angazhohemi me një diciplinë dhe një rregull, me një punë kualitative ku të gjithë qytetarët të kenë të kënaqur, unë jam i bindur se posta e Maqedonisë do të del e kënaqur dhe posta e Maqedonisë të del në fitim dhe të gjithë do të jenë nga të ardhurat”, ka thënë Ejup Rrustemi, drejtor i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë së Veriut.
Rrustemi sqaroi më tej se punëtorët e kontraktuar janë të angazhuar në bazë të ligjit për shërbim të komunikacionit postar, dhe ata duhet të punojnë kur ka nevojë ad hoc për angazhimin e postierëve shtesë, megjithatë i pyetur se çfarë ndodh me fatin e personave që kanë punuar me vite në këtë institucion dhe nga mospagesa e kontributeve do të mbeten pa pension, Rrustemi tha se i vjen keq për një gjë të tillë nënvizoi se transformimi nga postierë të kontrëktuar në postierë të rregullt bëhet vetëm me hapjen e konkurseve të rregullta të postës.Rrustemi tha se për shkak të kushteve të këqija ekonomike, gjatë vitit 2018-2019 nuk ka pasur më shumë se nëntë punësime, ndërkaq nënvizon se me konkursin e ri ata kërkojnë punëtorë për sportele dhe jo postierë dërgesash.
“Mu më vjen keq që kemi persona të tillë që punojnë me vite si postierë të kontraktuar, mirëpo nëse punon si një postier i kontraktuar ai punon vetëm në atë status dhe atë status e ka në bazë të ligjit për shërbim të komunikacionit postar, nuk mund të vijë në acancimin e tij brenda strukturave të shoqërisë aksionare. Ai së pari duhet të jetë i punësuar me vendim pune në shoqërinë aksionare dhe pastaj në bazë të punës të ketë avansime në punë. Ligji është i tillë, nga 2016 nuk ka pas punësime, ose vetëm 9 punësime në 2018-2019 dhe ky është punësimi i cili në bazë të kapaciteteve mund të bëhen 80 punësime të reja”, ka thënë Ejup Rrustemi, drejtor i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë së Veriut.
Pas deklaratës për media, drejtori priti edhe të punësuarit që dje protestuan para postës së Maqedonisë së Veriut. Ata e pyetën se çfarë mund të presin, por përgjigjja e drejtorit ishte decide, se duhet të punojnë të gjithë bashkarisht deri në daljen nga minusi në të cilin ndodhen, çka e bëri njërin nga të punësuarit të pyes se ku kanë përfunduar paratë e kursyera nga shkurtimi i pagave të tyre prej 3000 denarësh si dhe nga mospagesa e kontributeve të punëtorëve në disa vitet e fundit.
Sipas drejtorit, në postën e Maqedonisë nga viti 2018 -2019, rreth 210 punëtorë në bazë të pensionimit apo vetëdëshirës janë larguar nga posta. Sipas tij, posta ka të angazhuar postier me kontratë dhe punëtorë të cilët janë me kontrata në vepër. Postierët me kontratë gjithësej janë 249, të cilët janë të angazhuar në bazë të ligjit për shërbim të komunikacionit postarë të cilët rrogën e tyre deri në 15 mijë denarë, e marrin në bazë të vëllimit të dërgesave që i bëjnë. Drejtori tha se krahasuar me gjendjen e keqe të postës në vitin 2018, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka përmirësim dhe zvogëlim të humbjes për 70 milion denarë.
Në 2016 ka pas 144 punësime, në vitin 2017-18 ka pasur vetëm 9 punësime me vendime pune. Lidhur me kushtet e këqija të punëtorëve, për mungesë të uniformave dhe biçikletave, drejtori thotë se ka probleme me këshillin mbikëqyrës që erdhe pas miratimit të buxhetit nga ana e këshillit drejtues, këshilli mbikëqyrës nuk po e lejon një gjë të tillë. Drejtori nënvizoi se për këtë problematikë e ka informuar eedhe qeverinë.
BURIMI: TV SHENJA
Lajme
Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit
Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.
“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.
“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.
Lajme
Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.
Lajme
Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare