Connect with us

Lajme

Rasti ‘Monstra’, dalin pista tjera për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës

Published

on

Sot është mbajtur seanca e radhës e rastit “Monstra”, ku u lexuan disa SMS-dëshmi në lidhje me vrasje në Liqenin e Smillkovcit.

Nga dëshmitë e lexuara nga gjykatësi Osman Shabani në seancën për rastin “Monstra”, shihet se polici me iniciale Z.T. derisa komunikon me SMS, dhe i tregon bashkëbiseduesit se prapa vrasjes qëndron një ish-polic dhe komandanti i Vendkalimit Kufitar Bllacë.

Polici përmes SMS e kishte paralajmëruar për një vrasje të tillë edhe këshilltarin e presidentit.

“Për këtë e kam njoftuar edhe këshilltarin e presidentit, por edhe “Radnikot”, të cilin tani nuk mund ta marrë në telefon, nuk më përgjigjet”.

Seanca e radhës, për leximin e SMS tjerë për rastin “Monstra”, do të mbahet më 10 tetor.

Përndryshe, pyetjeve të prokurores, Fatime Fetai dhe familjarëve të viktimave në rastin “Monstra”, për procedurën për ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit, iu është përgjigjur ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe ka njoftuar se, deri te ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri ka dërguar tre shkresa për procedurën në fjalë.

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Aktuale