Connect with us

Lajmet kryesore

Pompeo: Zemrat dhe mendjet e qytetarëve të udhëheqin shtetin, jo ndikimet ruse

Published

on

Sekretari amerikan i shtetit Pompeo i cili po qëndron për vizitë në vend tha se vizita e tij është për të konfirmuar mbështetjen amerikane dhe pret nga Maqedonia e Veriut që të bëhet anëtare e vlefshme e NATO-s. Kryeministri Zaev tha se SHBA-të janë miq të dëshmuar të Maqedonisë.

“Ne nxisim më shumë llogaridhënie për të gjithë ata që e kanë keqpërdorur besimin publik. Lufta kundër korrupsionit është tejet e rëndësishme për integrimin tuaj në BE dhe NATO. Para së gjithash e rëndësishme për cilindo shtet është që ta ndihmojë pupullin e vet. Demokracitë duhet të thirren në brengat e qytetarëve dhe të luftojnë kundër ndikimeve të këqija. Zemrat dhe mendjet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut duhet ta udhëheqin shtetin përpara dhe jo ndikimet ruse”-theksoi mes tjerash Pompeo.

“Rritja e ekipit tonë diplomatik këtu reflekton partneritetin tonë strategjik që është në rritje e sipër. Për 25 vjet ne kemi luftuar për liri dhe siguri në Evropë dhe më gjërë. jam sekretari i parë i shtetit të vizitoj vendin që nga viti 2001.Është fantastike të jesh këtu folëm shumë për atë se sa i rëndësishëm është ky vend për SHBA-në dhe për rajonin. Është tjetër gjë të flasësh deri sa është komplet tjetër gjë të manifestosh atë duhet ardhur për vizitë”- pohoi sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.

“Jam i sigurt që Senati i SHBA-së do të ratifikoj këtë vjeshtë protokollin për anëtarësim formal të vendit tuaj në NATO. Dua të ju përgëzoj për Marrëveshjen e Prespës, si një bazament për lidhje të fuqishme ekonomike mes dy vendeve, posaçërisht në energji dhe për stabilitet në Evropë dhe rajon. Gjithashtu vlerësoj marrëveshjen për fqinjësi me Bullgarinë që i shërben shpirtit për marrëdhënieje të mira mes aleatëve”-tha Pompeo.

Pas takimit me sekretarin shtetëror, Pompeo, kryeministri Zaev tha se pret lajme të mira nga Brukseli brenda disa ditësh, lajmi i cili do të ishte i mirë për sigurinë në rajon. Maqedonia e Veriut meriton një datë për fillimin e negociatave. Një rajon i qëndrueshëm i Ballkanit është në interes të BE-së dhe kjo vizitë e Sekretarit të Shtetit Pompeo ka një rëndësi të madhe për ne, ka shtuar Zaev, përcjell in7.

“SHBA është mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut. Përveç mbështetjes së fortë politike që nga pavarësia, ne kemi marrë gjithashtu mbështetje të fortë përmes USAID për të zhvilluar demokracinë, institucionet dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë. Populli Amerikan është mik i popullit maqedonas dhe i të gjithë njerëzve që jetojnë në vendin tonë ”, ka shkruar më herët kryeministri Zaev në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

https://www.facebook.com/zaevzoran/photos/a.243039092931/10157864409652932/?type=3

Avioni “Air Force 2”, i Sekretarit të Shtetit zbarkoi këtë pasdite në aeroportin e “Shën Apostol Pali” në Ohër, ku për nder të zyrtar i rangut të lartë amerikan u prit me nderime të larta shtetërore.

 

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale