Bota
Gjendet e pajetë aktivstja politike që ngriti një sërë akuzash kundër politikanëve për ngacmine seksuale
Një 21-vjeçare është gjetur e pajetë në pranë shtëpisë së saj në Salburn, Teeside të Middlesbrough në Mbretërinë e Bashkuar.
Autoritetet britanike thanë se rrethanat e vdekjes së saj nuk ishin të dyshimta, duke dalë në konkluzionin se e reja i ka dhënë vetë fund jetës së saj.
Jade Smith ishte një aktiviste politike, e cila pak ditë më parë kishte hedhur akuza të forta kundër politikanëve konservatorë për abuzime, ngacmime dhe sulme seksuale.
Trupi i të resë u gjet në 29 shtator, ndërkohë që profili i saj në Twitter, ku kishte publikuar akuzat e saj, është fshirë që prej 2 tetorit.
Ajo që bie në sy në shkrimet e saj është se Jade lë të nënkuptohet se e dinte që do të vdiste së shpejti.
Jade shkroi në Twitter:
Është një temë e fundit për të cilën dua të flas para se të largohem dhe t’ju them lamtumirë. Dhe bëhet fjalë për Partinë Konservatore. Kjo është hera e fundit që do të kem mundësinë për t’ju kërkuar atyre që të ndryshojnë, për hir të të rinjve. Në vitet 2015 dhe2016 u përpoqa t’i jepja fund jetës sime disa herë për shkak të Partisë Konservatore (Tory). Unë u institucionalizova për shkak të ngacmimeve që pata. U bllokova nga mediat, të cilat qëndronin jashtë kolegjit tim me kamera. Asokohe isha vetëm 17-vjeçe, kur u ngacmova për herë të parë. Jam abuzuar gjithmonë në këtë parti politike. Abuzimet që ndodhin nga njerëzit e moshuar në shoqatat tona janë me të vertetë të frikshme. Ne duhet t’i ndalim këto abuzime derisa ato të çrrenjosen plotësisht. Nuk duhet të kemi frikë për veten dhe miqtë tanë se mos dhunohen seksualisht në ndonjë konferencë apo mbledhje. Ekzistojnë burra të moshuar që përpiqen me çdo mënyrë për të na çuar në shtëpitë e tyre në fund të natës. Askush nga ne vajzat nuk ndihen të sigurta në konferencat politike.
Siç është raportuar nga The Guardian, një zëdhënës i partisë Konservatore ka bërë që deklaratën e mëposhtme në lidhje me pretendimet.
Ai tha:
Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me miqtë dhe familjen e Jade Smith në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë për ta. Çdo akuzë e ngritur prej saj do të merret seriozisht nga partia jonë dhe do të nisin hetimet për të zbuluar të vërtetat që fshihen.”
21-vjeçarja ishte një aktiviste e njohur e Partisë Konservatore. Ajo e la këtë forcë politike në vitin 2016, pasi pretendoi se ishte ngacmuar seksualisht.
Pretendimet e saj u kundërshtuan në atë kohë, dhe Jade më vonë u ribashkua në Partinë Konservatore.
Bota
Norvegji: Gruaja hakmerret për djegien e Kur’anit

Pas një ndjekjeje spektakolare në autostradë, kreu i një grupi ekstremist anti-islamik në Norvegji u sulmua nga një makinë, pak minuta pasi dogji një Kur’an, në periferi të Oslos.
Policia norvegjeze ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, mes tyre edhe drejtuesin e mjetit që përplasi qëllimisht makinën e Lars Toren dhe e përmbysi. Toren është kreu i organizatës radikale Stop islamizimit të Norvegjisë (SIAN). Pesë personat që udhëtonin në mjet kanë pësuar lëndime të lehta. Njëri prej tyre duhej të dërgohej në spital.
Në një video që tregon të gjithë episodin, e cila u postua në Facebook, Lars Toren dhe anëtarët e tjerë të organizatës së tij fillimisht shkojnë në Mortensrud, një periferi e Oslos me një komunitet të madh musliman. Anti-islamistët djegin një Kur’an në një kryqëzim, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga banorët, të cilët përpiqen të shuajnë flakët.
Një turmë e vogël mblidhet shpejt për të protestuat. Dallon mes tyre një grua që rrëmben atë që ka mbetur nga libri i djegur. Më pas ajo hipën në një Mercedes që nis të ndjekë zjarrvënësit e Librit të Shenjtë. Por pak sekonda më vonë, Mercedesi mbërrin godet në rrugë automjetin e ekstremistëve, duke e përmbysur.
“Ne kemi të gjitha arsyet për të besuar se makina e SIAN është përplasur qëllimisht”, tha policia në një deklaratë.
Shumë aktivistë anti-islamikë të ekstremit të djathtë në Skandinavi, si danezo-suedezi Rasmus Palundan, e kanë bërë zakon vitet e fundit të djegin Kur’anin në lagjet ku jetojnë shumë muslimanë. Këto sfida, të cilat ata i portretizojnë si “liri e shprehjes”, shpesh çojnë në incidente me kundërprotestuesit, siç ndodhi së fundmi në Suedi gjatë fundjavës së Pashkëve. /tesheshi.com/
Bota
Palestinezët do të dorëzojnë në SHBA plumbin që vrau Shireen Abu Akleh

Autoritetet palestineze kanë rënë dakord që të dorëzojnë tek autoritetet amerikane, plumbin që e vrau gazetaren palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh gjatë një bastisje të bërë nga ana e forcave izraelite në territorin e okupuar të Bregut Perëndimor, bëri të ditur një zyrtar palestinez.
“Kemi rënë dakord që ta transferojmë plumbin për ekzaminim tek amerikanët”, tha të shtunën për Reuters prokurori i përgjithshëm palestinez Akram al-Khatib, duke mos dhënë detaje më të hollësishme.
Zyrtarët palestinezë, grupet për të drejtat e njeriut dhe mediet, kanë arritur në një konkludim se gazetarja e Al Jazeera Abu Akleh, është vrarë nga ushtria izraelite.
Gjatë muajit të shkuar, zyra për të drejtat e njeriut në OKB tha se nga informatat e mbledhura, del se plumbi që e vrau Abu Akleh me 11 maj u qëllua nga forcat izraelite.
Disa dëshmitarë thanë gjithashtu se forcat izraelite ishin ata që e kanë vrarë gazetaren e lindur në Jerusalem.
Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe balistikës, plumbi me maje të gjelbër është i projektuar për të shpuar jelekët anti-plumb dhe përdoret në pushkët M4. Ky plumb u nxor nga koka e gazetares.
Plumbi u analizua duke përdorur modele 3D, dhe sipas ekspertëve, ishte i kalibrit 5.56mm – i njëjti kalibër që përdoret nga ushtria izraelite. Plumbi ishte projektuar dhe prodhuar në SHBA thanë ndër të tjera ekspertët.
Glenn Carle, një ish-zëvendës oficer i inteligjencës kombëtare për kërcënimet ndërkombëtare në CIA tha se rezultatet e hetimeve mund ta vendosin presidentin amerikan Joe Biden në një pozitë të vështirë.
Bota
Ushtria ruse e humbi kontrollin, e fundos anijen e vetë

Marina ruse duket se ka hedhur në erë aksidentalisht një nga anijet e saj në Detin e Zi, duke shënuar një prej gabimeve më të rënda të forcave ushtarake të Vladimir Putin.
Një mjet lundrues raportohet të ketë shpërthyer kur goditi një minë detare ruse pranë Mariupolit. Ekuipazhi thuhet se i ka mbijetuar incidentit, por reputacioni i komandantëve të marinës ruse nuk është aq i padëmtuar.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi