Kosovë
Gazeta amerikane: Merkel ishte ajo që ndali shkëmbimin e territoreve Serbi-Kosovë
Mediumi i madh amerikan me bazë në New York “Bloomberg” në një shkrim të gjatë për gjendjen në Ballkanin Perëndimor, ka ndarë detaje interesante për përpjekjet e dy superfuqive, SHBA’së dhe Rusisë, që të vazhdojnë ndikimin në këtë rajon. SHBA’ja përmes Kosovës, ndërkohë Rusia përmes Serbisë.
Në këtë shkrim gjithashtu përmenden edhe problemet me të cilat po përballet Bashkimi Evropian dhe ndërlidhjen që zhvillime të tilla kanë me dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, problem ky që po vazhdon ta mbaj të trazuar Ballkanin.
Siç shkruan ‘Bloobmerg’, problemet me të cilat po përballet Bashkimi Evropian, siç është përpjekja e Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian dhe rritjen e retorikës kundër emigrimit nga disa shtetet si Hungaria, Polonia dhe Italia.
Kjo situatë sipas mediumit amerikan ka hutuar institucionet e sapo instaluara të BE’së, duke rritur në të njëjtën kohë rrezikun që problemi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zbres poshtë në listën e agjendave të Evropës.
“Kjo nuk iu lë rrugë tjetër Kosovës dhe Serbisë, përveç se të shpresojnë tek SHBA’ja dhe Rusia”, thuhet në këtë shkrim të Bloomberg.
Ndërkohë përmendet edhe përfshirja e Gjermanisë, konkretisht kancelares, Angela Merkel në këto bisedime.
Gazeta me bazë në New York thotë se Merkel ka qenë një prej liderëve që është treguar e kujdesshme me idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkëmbim të territoreve, duke ngadalësuar kështu në mënyrë efektive diskutime të tilla.
“Shqetësimi i saj, ndryshe nga të tjerët, është se një ide e tillë do të rihapte plagët e luftës, dhe jo vetëm në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe fqinjë të tjerë me probleme të ndjeshme të kufijve, si Bosnja e Hercegovina, Shqipëria e Maqedonia e Veriut”, thuhet në këtë shkrim të Bloomberg, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë si një problem tjetër i cili po cenon sigurinë në Ballkanin Perëndimor, gazeta e përmend Rusinë e Valdimir Putinit, të cilën shumica e njohësve të rajonit të Ballkanit Perëndimor e fajësojnë për tendencën që të mbajë këtë rajon të trazuar.
Por çfarë kanë thënë Haradinaj, Kurti dhe zyrtarë të afërt me Thaçin për ndikimin rus.
Ramush Haradinaj siç citon gazeta amerikane, thotë se Rusia dhe Serbia janë një elefant gjigant në anën e kundërt.
“Kosova nuk ka simpati për Rusinë ose Putinin. Ne nuk pajtohemi me agjendën e tyre. Por ne shohim se ata po e rrisin ndikimin në këtë rajon, përmes Serbisë”, citohet të ketë thënë Haradinaj.
Qëndrimin e Albin Kurtit për Putinin, nga kjo gazetë, e shohin edhe më të pa qartë.
“Idoli i Putniti është Stalini. Ai dëshiron të mendojë se ka dinakërinë e Satlinit, dhe është duke financuar lëvizjet fashiste nëpër gjithë Evropën, duke e bërë kështu atë rrezikun më të madh sot”, citohet të ketë thënë Albin Kurti.
Ndërkohë për Vuçiqin, ekspertë në Serbi thonë se po tregohet i kujdesshëm, dhe se po provon që të largohet ngadalë nga Rusia.
Ndër të tjera në këtë shkrim është potencuar edhe çështja e emërimit të Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.
“Roli i SHBA’së në rajon është gjithnjë e më i pasigurt, edhe pas emërimit të Matthew Palmer, si i dërguar special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor. Tani për tani zyrtarët në Prishtinë thonë se diplomatët amerikanë në terren shprehin mbështetje”, thuhet tutje në shkrim.
Lidhur me këtë çështje, përmendet edhe shqetësimi i liderëve në Kosovës, për mos përputhjen e politikës së Departamentit të Shtetit me atë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fund është cituar edhe një zëdhënës i DASH, i cili ka thënë se SHBA’ja pret nga udhëheqja e re e Kosovës që të heq taksën ndaj Serbisë, pasi e cilësojnë si një pengesë për dialogun, dhe kërkon që të përgatiten për t’iu rikthyer bisedimeve me Beogradin./GazetaExpress/
Kosovë
Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin


Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte paraparë që te dale sot në konferencë për media bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, mirëpo kjo nuk ndodhi, shkruan Alsat.
Kurti, iu shmang mediave duke marrë kështu menjëherë rrugën për në Prizren, derisa pritej që kjo të ishte paraqitja e tij e parë para mediave pas zhvillimeve të mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti mbrëmë në orët e vona të natës, vendosi ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjobat ndaj targave në komunat e Kosovës me shumice serbe, e kjo erdhi pas kërkesës së SHBA-së.
Kujtojmë se dje takimi Kurti-Vuciq përfundoi pa marrëveshje. /Alsat.mk
Kosovë
Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024


Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024
Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.
Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.
Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.
Paraprakisht, Republika Çeke – e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së – kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.
Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë. Arsyet e tyre nuk u bënë të qarta.
Sipas propozimit të miratuar të martën, “hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”.
Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të mërkurën.
Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.
Për të arritur deri këtu, Kosovës i duhet t’i kalojë edhe disa shkallë:
Diplomatë të BE-së thonë se kalimi i propozimit është një gjë pozitive, sepse ekziston një datë konkrete për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.
Sipas tyre, nëse ETIAS bëhet funksional sipas pritjeve, përkatësisht në nëntor të vitit të ardhshëm, liberalizimi i vizave mund të hyjë në fuqi edhe më herët, më 1 nëntor, 2023.
Lidhja me sistemin ETIAS
ETIAS është një sistem digjital që synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën Schengen.
Ky sistem është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.
Në një takim të grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, të mbajtur më 13 tetor, zyrtarët francezë propozuan që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet pikërisht me funksionalizimin e ETIAS-it.
Republika Çeke doli më pas me propozimin që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhej me funksionalizimin e ETIAS-it, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.
Me kërkesën e Spanjës, kjo datë u shty për 1 janar të vitit 2024.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.
Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.
Kosovë
Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin


Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shkup. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Kurti do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ndërkohë që për në ora 11:00 është paraparë edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave. /Alsat.mk
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare