Connect with us

Lajme

Opozita shqiptare në RMV e strukur në selitë e tyre

Published

on

Edhe pse në periudhën e fundit në vend kanë ndodhur shumë aktualitete politike të shoqëruara me skandale të njëpasnjëshme të partive në pushtet, ato edhe më tej vazhdojnë të kryesojnë në sondazhe.

Ndërkohë që opozita shqiptare në të gjithë këtë “hallakamë” ka luajtur rolin e një vëzhguesi pasiv duke mos iu dëgjuar zëri thuajse fare, shkruan gazeta KOHA.

“Opozita shqiptare është në hibernacion të thellë, në një kohë kur disa dhjetëra skandale dhe vepra penale janë duke e dridhur sulltan partinë e Ali Ahmetit. Të heshtësh si opozitë në një kohë kur me protesta dhe me konferenca të shpeshta mundesh pozitën ta hedhësh për toke, nuk është strategji dhe shenjë e mirë. Heshtja e opozitës në një kohë kur emigrimi e masakron ardhmërinë tonë në vend, nuk është asgjë tjetër, veçse bashkëqeverisje me të keqen. Për momentin opozitë në vend janë vetëm mediumet dhe organizatorët e protestave kundër diskriminimit dhe segregacionit të shqiptarëve”, kështu vlerëson në prononcimin e tij për gazetën KOHA, Shpëtim Pollozhani, njohës i zhvillimeve politike në vend dhe aktivistë i sektorit civil. Sipas tij,është momenti i fundit që opozita bashkë me Alternativën e Afrim Gashi, e cila u tret në korridoret e institucioneve, ti thirrin mendjes dhe të bëjnë një bllok të përbashkët opozitar, i cili i ka numrat që “sulltan” partinë ta dërgojë në harresë.

JETA POLITIKE E SHQIPTARËVE, NË KOLAPS TË RËNDË

Nga ana tjetër, analisti Nijazi Muhamedi thekson se jeta politike e shqiptarëve në Maqedoni ka rënë në kolaps të rëndë dhe në skemë të tij kanë rënë në pako si ajo që i thotë vetes “pozitë”, si ajo që ia ka qitur emrin vetes “opozitë”.

“Ky është një kolaps i menaxhuar në mënyrë shumë të dukshme nga ana e partive maqedonase, dhe ky kolaps është po ashtu i menaxhuar që nuk mund të funksionojë për interesa të tyre nëse nuk e futë në skemë edhe opozitën, së cilës i caktohet një rol që të krijojë një iluzion dëshpërimi për pafuqinë e kthesës, të masës kritike për kthesë dhe përmes këtij roli ajo fiton shansin të bëhet hisedare e fshehtë në kulaçin “qeveritar” për vete pak dhe për ata që e kontrollojnë veprimin e saj. Kjo është skemë e njohur teoritikisht dhe praktikisht në shtetet multietnike, ndërsa këtu në Maqedoni, është praktikë poshtërimi politik nga vitet e para të pluralizmit politik e partiak e gjer më sot, vetëm që kur nuk është hamendësuar se kjo skemë do të funksionojë kaq gjatë dhe kaq poshtërueshëm”, deklaroi për KOHA, Muhamedi.

VEPRIMI I OPOZITËS SHQIPTARE I PAMJAFTUESHËM

Ndërkohë, profesori universitar, Mersim Maksuti konsideron se veprimi i opozitës shqiptare është i pamjaftueshëm në drejtim të detektimit të problemeve të pushtetit, si dhe manifeston paaftësi në paraqitjen e alternativave të saja më të mira në mënyrën e qeverisjes dhe zgjidhjen e të drejtave të qytetareve.

“Kjo është detyrë dhe nderë për opozitën që duhet ta bëj gjatë gjithë kohës së të qenit opozitë dhe jo vetëm të zgjohet nga gjumi kur fillojnë të fryjnë erërat për zgjedhje të reja parlamentare. Opozitës shqiptare i mungon vizioni, strategjia dhe unifikimi i qëndrimeve politike rreth çështjeve të rëndësishme jetike me të cilat përballet shoqëria jonë”, shprehet Maksuti.

Për analistin Faton Aliti, opozita bënë mirë që nuk kritikon zhurmshëm për politikat integruese, për arsye se kjo sipas tij, demonstron unitet të brendshëm politik. “Mendoj se bëjnë mirë që nuk kritikojnë zhurmshëm sa u përket politikave integruese dhe që janë më të fokusuar në procesin e vënies në funksion të shtetit të së drejtës. Kjo, sepse duhet demonstruar unitet në aspektin integrues, dhe nga ana tjetër funksionimi dhe efikasiteti i organeve të drejtësisë janë të lidhura ngushtë me këtë proces”, deklaroi për KOHA, Aliti.

Ndryshe, periudhën e fundit Qeveria Zaev në të cilën bëjnë pjesë edhe tre parti shqiptare BDI, PDSH, Alternativa, ka qenë cak i aferave të ndryshme korruptuese, në të cilat në mënyrë të drejtpërdrejt akuzohen njerëz të afërt me kryeministrin Zaev dhe partitë në pushtet. Përveç aferës “Zhvatja” në të cilën pretendohet se janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë qeveritar, analistët vlerësojnë se opozita shqiptare ka heshtur edhe për shumë zhvillime tjera politike që lidhen drejtpërdrejt me interesin e qytetarit siç është rebalanci i buxhetit etj.

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale