Lajme
Ministritë nuk u përgjigjen shkresave në gjuhën shqipe (VIDEO)
Shkaku i gjuhës shqipe institucionet nuk i përgjigjen deputetit Fadil Zendeli.
Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, akuzoi nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut se për gati 3 muaj nuk po merr përgjigje me shkrim prej dy ministrive. Bëhet fjalë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Mbrojtjes, të cilat sipas Zendelit, nuk përgjigjen për arsye se kërkesa e tij ka qënë në gjuhën shqipe, përcjell in7.
Zendeli kërkoi sqarim edhe nga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili reagoi ashpër duke i treguar deputetit Zendeli se ai nuk është përgjegjës për atë se institucionet nuk kanë kthyer përgjigje.
Deputeti Zendeli për in7 deklaroi se ministritë përkatëse janë të detyruara me ligj që brenda afatit të përgjigjen në pyetjet e qytetarëve, ndërsa gjuha shqipe nuk duhet të paraqesë problem për këtë gjë, sepse e njëjta tashmë edhe me ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve i obligon këto ministri që komunikimin me qytetarët ta kryejnë në dy gjuhë.
” Kam dërguar dy pyetje deputetësh drejt MPB-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Për nga natyra janë të njëjta. Kërkoj përgjigje nga ministritë për strukturën etnike të të punësuarve në ministri, sipas sektorëve, por veçanërisht sipas njësive speciale që ata i kanë, mirëpo nuk kam kurrfarë përgjigjeje. Pyetjet i kam parashtruar vetëm në gjuhën shqipe dhe nga informacionet që i kam shërbimet e kuvendit i kanë përkthyer, mirëpo gjithë problemi qëndron në atë se ministrat nuk dëshirojnë të përgjigjen në pyetjet e parashtruara në gjuhën shqipe. Kjo ka qënë arsyeja e thjeshtë që unë kam e kam kërkuar sot nga Kryetari i Kuvendit, por edhe nga ministrat, të cilët ishin prezentë se pse nuk përgjigjen në një detyrim që është kushtetues dhe ligjor” – sqaroi për in7, deputeti Fadil Zendeli.
Ndërsa sa i përket sjelljes së Kryeparlamentarit Talat Xhaferi, Zendeli theksoi se nervoza e Xhaferit për të është e pakuptueshme, pasi ai është më kompetenti për menaxhimin me pyetjet e deputetëve. Kjo nervozë sipas Zendelit, tregon se ka probleme në komunikimin mes institucioneve të shtetit.
Deputeti Fadil Zendeli shprehu dyshimet e tij se mungesa e përgjiges nga Ministria për Punë të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes ka të bëjë edhe me përmbajtjen e këtyre pyetjeve. Sipas tij, përfaqësimi i shqiptarëve në këto institucione e sidomos tek njësitë speciale pranë tyre është shumë i vogël e tek disa edhe zero.
“Ndoshta edhe kjo është arsyeja se pse nuk dëshirojnë të japin përgjigje. Unë pyetjen e parashtrova me shkrim dhe nënkuptohet që edhe përgjigja duhet të jetë me shkrim nga ana e ministrave gjegjës. E këto duhet në letër të bardhë të shkruajnë se përfaqësimi i shqiptarëve është zero apo 1 përqind” – përfundon Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa për in7.
Gjuha Shqipe shpesh ka qënë mollë sherri në debatet mes partive politike në Maqedoninë e Veriut. Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua para afër një viti, ndërsa konstatimi i përgjithshën është se me këtë ligj është avancuae ndjeshëm përdorimi i gjuhës shqipe.
Qytetarët mund t’u drejtohen institucioneve shtetërore në gjuhën të cilën ata e flasin, ndërsa institucioni obligohet që përgjigjen ta kthejë në dy gjuhë./in7.tv/
Lajme
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata
163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare