Lajme
240 të punësuar në Postë me status të pazgjidhur, ndërsa drejtoria hap konkurs për 80 të tjerë
“Posta e Maqedonisë së Veriut” ka hapur konkurs për pranimin e 80 punëtorëve të rinj, sipas shpalljes, vendet që duhet të plotësohen janë të ndryshme dhe në qytete të ndryshme të vendit, por numri më i madh i tyre pritet të punojnë në zyrat e postës në kryeqytet, përcjell in7.
Por sot, 240 të punësuar në ‘Postat e Maqedonisë së Veriut’, përmes një proteste kanë kërkuar nga ky institucion që para se të pranohen punëtorë të rinjë, të rregullohet statusi i tyre, pasi që këta punojnë vetëm me kontratë pune dhe nga puna që bëjnë nuk përfitojnë asgjë tjetër pëveç pagës mujore që marrin, ata thonë se nuk kanë as sigurim pensional.
“Nëse do të bënit një analizë në postën e Maqedonisë jemi të punësuar me shumë se 240 persona që punojmë me kontratë pune, kontratë që nga puna që bëjmë nuk përfitojmë asgjë tjetër përpos pagës mujore që marrim e cila është 15.000 denarë. Shumica nga ne jemi të punësuar më shumë se 5 vite dhe që nga koha që jemi punësuar për neve si punonjës të Postës së Maqedonisë nuk ka pasur asnjë ndryshim për vetëm se vitin e parë të punës paga ishte 18.000 denarë kurse më pas kjo u bë në 15.000 denarë që do të thotë se neve si punonjës nga ky institucion na është bërë padrejtësi dhe e njëjta po vazhdon.
Kuptohet që kërkesat tona kanë qenë vazhdimit dhe kemi bë thirrje që të ketë ndryshime të paktën të kthehet paga që kemi marr në fillim 18.000 denarë por kërkesat tona vazhdimisht janë refuzuar dhe argument ka qenë se Posta e Maqedonisë është në humbje dhe nuk ka mundësi financiare për përmasimin e pagave ku edhe nga kërkesat tona që të kemi vendim pune në përgjigjet që kemi marrë nga drejtoria ka qenë njëjta arsye se Posta është në humbje dhe nuk kemi të drejtë që të japim vendime pune. Gjithsecili nga ne punon në këtë institucion më shumë se 5 vite kurse nga ky institucion për ne nuk është paguar as edhe një muaj në fondin pensional, ne nuk jemi të siguruar, madje ka pasur raste ku shumë nga kolegët kanë qenë të sëmurë apo me raste të tjera ku nuk ka pasur mundësi të vijnë në punë, për ditët që nuk kanë ardhur në punë u është hequr mëditja.
Posta e Maqedonisë në “Krizën të cilën e ka” hap konkurs për 80 vende të reja pune, ku në drejtimin që në punojmë konkretisht postier nuk ka hapur konkurs dhe sinqerisht për në si punonjës është i pa pranueshëm dhe i pa drejtë ky konkurs.
Apelojmë deri tek Drejtori gjeneral i Postës që të bëhet zgjidhje ndaj nesh në veçanti apelojmë kryeministri Zaev i cili në fushatë parazgjedhore u zotua se do të bëjë një jetë më të mirë për qytetarët e Maqedonisë dhe që do t’ju ofroj kushte që të mos largohen nga RMV”, deklaroi Besar Mamuti në emër të të gjithë kolegëve.
Kohëve të fundit Posta e Maqedonisë së Veriut po ballafaqohet me kriza të ndryshme, shumë qytetarë ankohen për shërbimet e saj, ku nuk arrijnë dërgesat në kohë, nuk bëhen pagesat në kohë, e shumë e shumë probleme tjera./in7.tv/
Bota
Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.
“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.
Happy to host Kosovan partners and friends this
evening as we mark our 246th Independence Day. Thank you for celebrating with us. #USInKosovo #USABirthday2022🇺🇸🇽🇰https://t.co/ZqrGrwqi6g pic.twitter.com/TdqUKHzjbU— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 1, 2022
Lajme
Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.
Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.
Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/
Kosovë
Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.
Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.
“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.
I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi