Connect with us

Lajme

VMRO-DPMNE:Qytetarët të ngopur me politikat boshe të LSDM-së

Published

on

Qytetarët janë të ngopur me politika të këqija, ngecje në ekonomi, shëndetësinë e rrënuar, arsimim delikant, bujqësi të lënë pas dore, janë akuzat e opozitares VMRO-DPMNE, e cila përmes një kumunikate të lëshuar për mediat, ka sulmuar pushtetin për neglizhencë të zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e Maqedonisë së Veriut, përcjell in7.

“Qytetarët i besojnë VMRO-së si e vetmja alternative që do ta nxjerrë shtetin nga apatia që Zoran Zaev e solli.Huazimi i shpejtë duhet të ndalojë menjëherë. Është e papranueshme që Maqedonia të ketë mbi 5.3 miliardë euro borxh publik, ndërsa në të njëjtën kohë të ketë një rënie të investimeve dhe një realizim katastrofik të investimeve kapitale.

Nga kjo parti, më tej shtojnë se shteti ka dështuar me plasmanet e produkteve bujqësore dhe ka futur në një krizë të thellë bujqit dhe fermerët në vend.

“28% e investimeve kapitale për 2/3 e vitit karakterizohet nga papunësia, kotësia dhe pamjaftueshmëria.Mungesa e plasmanit për produktet bujqësore, çmimet e ulëta dhe politika e dobët bujqësore kanë rezultuar në magazine përplot me të produkte bujqësore, fermerët janë në ankth dhe të lodhur. LSDM nuk ka kapacitete për të ndaluar politikat negative, as kredibilitetin për të kërkuar mbështetje me gënjeshtrat dhe premtimet e përsëritura vazhdimisht. Mënyra e vetme që shteti të qëndrojë në rrugën e duhur është rënia e Zoran Zaev dhe LSDM-së.LSDM po bie dhe nuk ka kthim prapa. Po vjen koha për të rindërtuar Maqedoninë”, thonë nga Qendra për Informim e VMRO-DPMNE.

Continue Reading

Lajme

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Published

on

By

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria do të nënshkruajnë memorandumin trepalësh që do të nënshkruhet sot në Sofje.

Sipas njoftimeve nga kabineti i ministrit të Transportit, Blagoj Boçvarski po udhëton sot në Bullgarinë fqinje.

Ky memorandum është për përfundimin e Korridorit 8 dhe sipas qëllimit të deklaruar është përcaktimi i gatishmërisë së tre vendeve për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të koordinuar të Korridorit 8 me fokus në projektet që janë me rëndësi më të madhe për rajonin dhe gatishmërinë për të zbatuar masat për transport të shpejtë dhe të pandërprerë të mallrave në pikat kufitare./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Published

on

By

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Një tërmet i fortë ka shkundur mëngjesin e sotëm Greqinë ndërsa është ndjerë edhe në disa shtete të tjera.

Tërmeti ra 156 kilometra në juglindje të ishullit Karpathos në Greqi dhe ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Thellësia ishte 66.3 kilometra nën tokë.

Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në ishullin e Kretës, që javët e fundit është tronditur nga disa tërmete. Ky tërmet është ndjerë edhe në Egjipt e Izrael, kanë raportuar mediat e këtyre vendeve.

Continue Reading

Kosovë

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Published

on

By

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke liruar nga akuza ish-ministren Meliza Haradinaj Stublla pasi që nuk është vërtetuar se e njëjta e kryer veprën penale mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

Ndaj aktgjykimit të lartcekur, ka paraqitur ankesë Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke i propozuar kolegjit penal të Gjykatës së Apelit të Kosovës, që ankesa të aprovohet, ndërsa çështja penale t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është e pabazuar, pasi që aktgjykimi i lartcekur i Gjykatës së Themelore në Prishtinë, nuk është përfshirë në asnjë shkelje ligjore, për faktin se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se e akuzuara Haradinaj -Stublla, ta ketë kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar, andaj edhe me të drejtë është liruar nga akuza./21Media

Continue Reading

Aktuale