Connect with us

Lajme

Situatë alarmante në Pollog/Rritje enorme e vjedhjeve nëpër objektet fetare

Published

on

Shtohen rastet e vjedhjeve në objektet fetare në rajonin e Pollogut. Tridhjetë e një vejçari P.J. nga fshati Vollkovi e Tetovës, dje (1-tetor), ka denoncuar se persona të panjohur në periudhën prej datës 29 shtator dei 1 tetor të këtij viti, kanë thyer xhamin e dritares së mbrapme të kishës ,, Shën Gjergji,, si dhe kanë dëmtuar dy kanaçe plastike plehrash, të cilat kanë qenë të vendosura në oborrin e kishës, njofton SPB Tetovë.

Ekipi nga SPB Tetovë, ka kryer inspektimi në vendin e ngjarjes. Sakaq, gjatë vikendit të kaluar policia njoftoi për një vjedhje të ndodhur në Xhaminë e Rinisë në Gostivar. Kështu, më 29 shtator në Stacionin Policor Gostivar është denoncuar se më 28.09.2019 rreth orës 10:30, disa kryes të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në xhaminë ‘Rinia’ në rrugën ‘Beliçica’.

Sipas denoncimit, kryesit me përdorim të dhunës kanë hapur kutinë metale dhe kanë marrë para. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Gjendja e rënduar sociale dhe ekonomike, krahas pasojave të tjera në rrafshin social, shoqërohet edhe me rritje drastike të rasteve të vjedhjeve. Thellimi i krizës sociale dhe ekonomike, ka thelluar edhe fushëveprimin e autorëve të vjedhjeve. Buletini i policisë për çdo ditë pasqyron raste të vjedhjeve të kryera thuajse në çdo vend, në çdo formë dhe në çdo kohë.

Grabitësit nuk zgjedhin mënyrën dhe mjetet për të arritur deri te qëllimi. Së fundmi, policia e Gostivarit raporti për një vjedhje të kryer në një objekt kishtar në regjionin e Mavrovës, dhe për një vjedhje tjetër të kryer në parkun vozitës të një firme private, me ç’rast janë grabitur 300 litra derivate të naftës nga tre automjetet e sipërmarrjes.

Për sociologët, shtrirja e grabitjeve edhe në objektet e kultit, pos arsyeve kryesore siç janë kriza ekonomike dhe sociale, flet edhe për një tendencë në rritje të krizës morale. Profesori universitar Ali Pajazi, thotë se vjedhësit tanimë kanë kaluar përtej vijës së kuqe.

“Vënia dorë mbi shenjtëritë, objektet fetare, depërtimi në hapësirat e diskrecionit të njerëzve flasin se
vjedhësit tanimë kanë kaluar përtej vijës së kuqe. Rreziku qëndron në atë që ky fenomen dalëngadalë po shndërrohet në trend, pra një grup të rinjsh dalëngadalë po fillojnë të identifikohen me aktin e jetesës ditore me gjërat e vjedhura, dhe kjo te ky grupim po shndërrohet në sjellje ordinere, pra pa u bërë syri pët, rrëfejnë për atë që kanë marrë gjatë gjahut të natës. Nëse kjo shkon duke u masovizuar, rrezikohet anija jonë kolektive”, theksoi Pajaziti.

Sipas tij, ngjarjet e fundit në vendin tonë flasin për një dukuri në rritje e sipër, për faktin që mund të kalojë deri te psikologjikja: kleptomani, pasion marramendës dhe patologjik për të vjedhur, për të hyrë edhe aty ku s’bën për të grabitur a plaçkitur.

“Shikuar në aspektin sociologjik, vjedhjet, gjegjësisht tendenca për të vënë dorë mbi mallin apo pronën e
tjetrit, qoftë ajo individuale, kolektive a publike, përbëjnë një dukuri është refleksion i një shoqërie krizologjike, i një shoqërie që përballet me lëkundje të natyrave të ndryshme, por para së gjithash të natyrës morale. Në këtë drejtim janë evidente edhe problemet e sferës ekonomike dhe sociale, pra kriza financiare dhe shoqërore, por ama faktori i drobitjes morale të individualitetit është determinant”, vijon Pajaziti.

Sipas tij, edhe papunësia mund të jetë faktor, pra njeriu që s’ka për të blerë gjërat elementare të jetesës, më në fund vendos të bëjë aktin e vjedhjes, por Pajaziti thotë se vjedhësit e sodit i vërehen që pinë kafe nëpër kafene të shtrenjta, me rroba si të të gjithë të tjerëve, madje edhe duke rrëfyer për “heorizmin banal”.

“Na mungon dhe çalon në përgjithësi procesi i eticizimit, edukimit të brezave. Vjedhje ka pasur dhe do të ketë, por ama nuk guxojmë të lejojmë që të vijmë në situatë kur s’jemi të sigurt as në rrugës, as në shkollë, as në darsëm, as në shtëpi…. Prindërit dhe shkolla, edhe mediat, ligjëratat fetare duhet të luajnë rolin e tyre socializues dhe humanizues për ta bërë të minimizuar skajshmërisht këtë dukuri negative. Grabitja e ndodhur në kishën “Shën Petri dhe Pavle’, në Gallaçnik, nuk është rasti i vetëm i grabitjeve të ndodhura në objektet fetare. Edhe gjatë vitit të kaluar, Policia njoftoi për dhjetëra vjedhje të ndodhura në objekte fetare, Kisha dhe Xhamia. Se kriza sociale thellohet çdo ditë e më tepër, flasin edhe rastet e tentimeve për vjedhje edhe nëpër varreza të vjetra./FLAKA

Continue Reading

Lajme

Zgjedhjet lokale, KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 11 është 10,22 për qind

Published

on

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në konferencën e sotme për shtyp në ora 11:30, njoftoi se nga të dhënat e 2.544 vendvotimeve, respektivisht nga 73.1 për qind e vendvotimeve, deri në ora 11:00 kanë votuar gjithsej 135.906 qytetarë, gjegjësisht 10,22 për qind, shkruan Alsat. Nga KSHZ njoftojnë se më së paku votues deri në ora 11 janë regjistruar në Vrapçishtë.

“Më tepër dalje ka në komunën Novaci me 25.84 për qind, Kriva Pallanka me 20,44 për qind, Vevçani me 18.61 për qind. Ndërsa komuna me më së paku votues deri në ora 11 është Vrapçishta me 4.92 për qind”, tha Lubka Guguçevska nga KSHZ.

Continue Reading

Lajme

Istrefi: Ora e Strugës filloi

Published

on

By

Votën e tij në kutin e votimit e ka hedhur para pak çastesh edhe kandidati i opozitës shqiptare për Strugën, Idri Istrefi ka kryer të drejtën e tij të votës.

Ja çfarë shkruan Istrefi në rrjetin e tij social Facebook:

Sot është ditë feste për të gjithë qytetarët, po sidomos në Strugë. Sot qytetarët tanë vendosin për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për të ardhmen e qytetit të tyre. Prandaj, me buzë në gaz, me kokën lartë dhe sa më shumë në numër, dilni e votoni. Shprehni vullnetin tuaj me votë. Votoni për Strugën. Ora e Strugës ka filluar. Shpresoj se procesi do të vazhdojë qetë e pa probleme e në fund të ditës të festojmë siç na ka hije“, shkruan kandidati Istrefi.

Continue Reading

Bota

Romë: Demonstratë masive kundër neofashistëve

Published

on

Përpara një jave të pandehur ekstremistë të djathtë kanë sulmuar një qendër të sindikatave në Romë. Të shtunën (16.10) dhjetra mijëra italianë protestuan kundër neofashistëve dhe kërkuan ndalimin e partisë Forza Nuova.

Dhjetra mijëra vetë u mblodhën në manifestimin antifashist në Romë. “Kurrë më fashizëm: për punë, bashkëvendosje dhe demokraci” ishte motoja e manifestimit, që u organizua nga aleanca e sindikatave të Italisë CGIL, CISL dhe UIL. Në manifestim, sipas mediave, morrën pjesë mbi 50.000 vetë. Organizatorët bëjnë fjalë për 200.000 pjesëmarrës.

Sipas të dhënave të sindikatave ishin vënë në dispozicion rreth 800 autobusë dhe dhjetë trena të posaçëm në mbarë Italinë, për t’i sjellë pjesëmarrësit në manifestimin e protestës në Romë. Me flamuj dhe pankarta mijëra përkrahës të sindikatave dhe grupe të ndryshme të majta marshuan në rrugët përreth drejt sheshit të manifestimit në “Piazza di San Giovanni in Laterano” jo larg Koloseut.

Sekretari i sindikatave Maurizio Landini tha në manifestim, se ka ardhur koha “të ndalet dhuna politike”. “Grupet neofashiste duhet të ndalohen dhe madje menjëherë”.

“Por fillimisht na duhet edukim antifashist në shkolla”, tha studentja Margherita Sardi për agjencinë e lajmeve AFP.

Para një jave anëtarët e partisë ekstremiste të djathtë Forza Nuoava (FN) pas protestave armiqësore kundër shtrirjes së masave ndaj koronavirusit në Itali ndër të tjera sulmuan selinë e sindikatës CGIL. Pas trazirave policia arrestoi dymbëdhjetë vetë ndër ta edhe sekretarin e përgjithshëm të partisë Forza Nuova, Roberto Fiore dhe kryetarin e degës së partisë për Romën Giuliano Castellino. Gjatë protestave në kryeqytetin italian pati edhe përleshje me policinë. Gjatë trazirave u plagosën 40 vetë, sikurse njoftuan mediat.

Në Itali që nga dita e premte (15.10) të gjithë të punësuarit duhet të paraqesin një “certifikatë të gjelbër” që vërteton vaksinimin ndaj koronavirusit, ose shërimin nga infesksioni me koronavirus ose duhet të paraqesin një test negativ nëse duan të vazhdojnë punën. Në rast të kundërt ata përballen me sanksione. Kush nuk paraqitet në punë, sepse nuk posedon dokumentin e kërkuar duhet të llogarisë me pushim nga puna. Testet ndaj koronavirusit janë falas për njerëzit, të cilët për arësye shëndetësore nuk mund të vaksinohen. Detyrimi për cerfitikatë vaksinimi prek në Itali rreth 23 milionë të punësuar.

Socialdemokratët (PD) kërkojnë ndalimin e partisë Forza Nuova. PD paraqiti në senat dy ditë përpara sulmeve kërkesën përmes së cilës i kërkohet qeverisë të ndërmarrë hapat për shpërbërjen e Forza Nuova dhe të partive të tjera fashiste. Sikurse njoftoi PD të shtunën (16.10), ndërkohë 100.000 vetë kanë nënshkruar një peticion përkatës. Të tjerë senatorë kanë paraqitur kërkesa të ngjashme. Pas trazirave të një jave më parë prokuroria ka nisur hetimet.

Manifestimi masiv i protestës së të shtunës përkoi me 78 vjetorin e sulmit të nazistëve ndaj getos së Romës. Mbi 1000 hebrej, ndër ta 200 fëmijë, më 16 tetor 1943 në të gdhirë u grumbulluan me forcë dhe u deportuan në kampin e përqendrimit Auzhvic./DW

Continue Reading

Aktuale