Connect with us

Bota

Kandidati hungarez për postin e komesarit për zgjerim në BE nuk është i denjë

Published

on

Të hënën ka nisur procesi i konfirmimit të komisarëve të BE-së për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar, i cili do të duhej të niste më 1 nëntor. Të hënën është zhvilluar seanca dëgjimore për nënkryetarin e propozuar, Maros Sefcovic nga Sllovakia, Philo Higan nga Irlanda dhe Maria Gabriell nga Bullgaria.

Por lajmi kryesor këtë të hënë ishte konfirmimi i Komisionit për çështje ligjore se kandidatët nga Hungaria dhe Rumania, Lszlo Trocsanyi dhe Rovena Plumb, nuk mund as të shkojnë në seancë dëgjimore, sepse nuk janë të denjë për t’i ushtruar detyrat e komisarëve sipas Traktatit të BE-së. Një konstatim të tillë Komisioni për çështje ligjore e kishte dhënë që javën e shkuar, por kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasolli, kishte kërkuar edhe një herë nga ky komision që të tentojë të sqarojë ekzistimin e konfliktit të interesit dhe nëse mund të jepet drita e gjelbër për të vazhduar me procesin e tyre.

Por Komisioni edhe një herë kishte përsëritur qëndrimin dhe kishte refuzuar përfundimisht këta dy kandidatë, ndonëse me një dallim më të vogël votash sesa javën e shkuar.

Kështu, presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është gjetur në probleme që në fillim të procesit të konfirmimit të ekipit të saj.

Është praktikë në Parlamentin Evropian që, para se të nisë procedura, Komisioni për çështje ligjore t’i verifikojë deklaratat e kandidatëve rreth ekzistimit të konfliktit të interesit. Ata kishin gjetur “paqartësi” për 11 kandidatë. Shumica prej tyre i kanë sqaruar ato paqartësi dhe të enjten kanë marrë dritën e gjelbër për të vazhduar procedurën dhe do të dalin nga java e ardhshme para deputetëve të komisioneve përkatëse, ku do të bëhen pyetje edhe rreth integritetit të tyre personal, por edhe për përgatitjet profesionale për të ushtruar funksionin e komisarit të BE-së.

Për kandidatin nga Hungaria ka dyshime se zyra e tij e avokaturës, nga e cila ka pezulluar pronësinë, ka përfituar edhe nga lidhjet me Rusinë në kohën kur ai ishte ministër i Hungarisë. Hungarezi Laszlo Trocsanyi, i caktuar të jetë komisar i BE-së për zgjerim dhe fqinjësi, kështu as nuk mund të shkojë në seancën dëgjimore të Parlamentit Evropian për konfirmim, pasi Komisioni për çështje ligjore ka konstatuar se në rastin e tij ekziston konflikt interesi.

Presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka marrë një letër nga Parlamenti Evropian, ku kërkohet që të shprehet se si planifikon të vazhdojë.

Vetë Trocsanyi e ka quajtur këtë vendim “politik” dhe se “do të mbrohet me të gjitha mjetet ligjore në mënyrë që të marrë përsipër këtë resor të rëndësishëm për Hungarinë”. Ai është shprehur se ky vendim nuk ishte bazuar në fakte dhe është, siç e ka quajtur ai, “një hakmarrje ndaj Qeverisë së Hungarisë”.

Emërimin e Trocsanyit si person që do të merrej dhe me Ballkanin Perëndimor e kishin kritikuar shumë ekspertë dhe deputetë, duke e quajtur madje edhe si “provokim”. Por vërejtjet ishin se ai nuk mund të angazhohet për sundim të ligjit në Ballkanin Perëndimor nëse në vendin e tij si ministër kishte propozuar ligje që shkojnë kundër standardeve të BE-së.

Diplomatët dhe deputetët e Parlamentit Evropian nuk kanë dyshim se Hungaria është në favor të zgjerimit, por ky shtet ka problem me Brukselin pikërisht për shkak të kritikave rreth gjyqësorit, sundimit të ligjit dhe vlerave demokratike. E në këto vlera BE-ja thirret kur u bën pengesa vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt integrimit në BE.

Presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në paraqitjen e kabinetit të saj përsëriti se Ballkani Perëndimor do të jetë prioritet i saj në krye të Komisionit Evropian në 5 vjetët e ardhshëm, por progresi në procesin e zgjerimit do të varet nga suksesi i vendeve të rajonit në afrimin me standardet evropiane.

Dyshimet se a mund të jetë i denjë një ministër i Qeverisë së Viktor Orbanit nga Hungaria t’i promovojë vlerat evropiane në rajonin e Ballkanit kanë bërë që të shfaqet që tash droja se ai mund të refuzohet nga Parlamenti Evropian. Madje disa analistë e kanë konsideruar emërimin e tij në këtë post si “provokim” ndaj BE-së dhe ndaj të gjithë atyre që në rajonin e Ballkanit angazhohen për promovimin e vlerave evropiane.

Në letrën drejtuar këtij komisari të propozuar, Ursula von der Leyen kishte shkruar se nga ai pret që “perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor ka ndihmuar në tejkalimin e ndasive historike, duke nxitur reformat domethënëse politike dhe ekonomike”. Ajo ka tërhequr vërejtjen se “ndërkohë ndikimi nga jashtë ka shënuar rritje domethënëse në rajon”.

Presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian ka shkruar se “është imperativ që të mbahet dhe forcohet progresi në pesë vjetët e ardhshëm, përmes një procesi të bazuar në merita për secilin vend kandidat, duke mbajtur perspektiven e besueshme për anëtarësim në të ardhmen”.

“Ju do të duhej të punoni për t’i përshpejtuar reformat strukturore dhe institucionale, me fokus të fuqishëm në themelet e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe reformat e fuqishme të administratës publike. Ju, po ashtu, do të duhej të mbështetni të gjitha përpjekjet për luftë kundër korrupsionit në tërë rajonin dhe të mbështesni përpjekjet drejt fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjen e problemeve bilaterale”, ka shkruar në letrën për misionin e komisarit të ardhshëm të fqinjësisë dhe zgjerimit presidentja e zgjedhur, Ursula von der Leyen.

Qeveria e Hungarisë, sikur edhe ajo e Rumanisë, edhe gjatë ditës së hënë kanë insistuar në mbështetjen për kandidatët e tyre. Por Von der Leyen tash duhet të vendosë a do të kërkojë nga Hungaria që të emërojë një kandidat tjetër apo të provojë sërish që të vazhdohet me përpjekjet për të shpëtuar Trocsynyin. Ajo tash po përballet edhe me presionin kohor, sepse deri me datën 23 tetor duhet të konfirmohet Komisioni i ri në mënyrë që më 1 nëntor ta nisë mandatin. /Kohanet

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Bota

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Published

on

By

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale

Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.

Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.

Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.

“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.

“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.

Continue Reading

Bota

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Published

on

By

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit

“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.

Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.

Apple lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.

Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.

Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.

Continue Reading

Aktuale