Connect with us

Lajme

Edi Rama njofton paketën e vendimeve të sotme të Qeverisë për situatën e pas tërmetit (VIDEO)

Published

on

Kryeministri Edi Rama në konferencë për mediat për të sqaruar se si ka vijuar procesi i evidentimit të dëmeve dhe dëmshpërblimeve për rindërtimin e banesave të prekur nga tërmeti i fuqishëm që preku Shqipërinë më 21 shtator.

Kreu i qeverisë tha se ka mbajtur kontakt edhe me homologë në vendet fqinje, duke përmendur kryeministrin e Italisë, por edhe të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe zv.ambasadores së SHBA-ve që kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet tona për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura. Po ashtu, edhe sipërmarrja dhe investitorë të huaj të pranishëm në vendin tonë janë solidarizuar, duke ndërtuar një punë me disa korsi, siç u shpreh Rama.

“Akti normativ i buxhetit të këtij viti garanton fondin rezervë për situatën emergjente. Së dyti parashikon përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë të të gjithë investimet mbi banesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit. Nisur nga fakti se Prokurimi me vlerë të vogël janë procedura të thjeshtuara që bëhen brenda një afati të shkurtër, kemi vendosur që përjashtiisht, të lejohen autoritetet kontraktore, dhe vetëm duke referuar familjeve të prekura nga tërmeti, për të plotësuar nevojat e tyre për procedura prokurimi në vlerë të vogël, deri në 10 milionë lekë të vjetra, sepse ka shumë nevoja që kushtojnë pak në raport me volumin e përgjithshëm por kanë një imapkt të rëndësishëm për familjet. Kemi vendosur të sigurojmë një ekzaminim të plotë edhe për ashensorët, për të cilët personat përgjegjës nuk disponojnë një dokumentacion të plotë. Objektivi është që të sigurohemi se ashensorët në përdorim plotësojnë kriteret dhe nuk janë të prekur pas tërmetit. Një vendim me impakt pafatgjatë, që parashikon masa detyruese për ndërtuesit, investitorët, për të lidhur një kontratë sigurimi me afat 10-vjecar me bblerësit e apartamenteve. Kjo kontratë mbulon dëmet e të tretëve ku për shkajk tëterrenit apo defektit në ndërtim, ndërimi shembet apo paraqet rrezik shembje apo defekte të tjera serioze. Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për kontrollin e sigurisë së ndërtimit përcakton se entet do të kryejnë oponencën teknike mbi cdo godinë publike dhe private me akses publik pavarësisht nga vlera e ndërtimit. Edhe për ato ndërtesa me mbi 50 vite të ndërtuara. Goditja sizmike nuk ka dhënë impakt në godinat e reja. Kemi pasur dyshim se në gjithë këtë zhvillim të 30 vite për shkak edhe të shumë abuzimeve dhe shumë shkeljeve në lejet e ndërtimit të bëra do të kishim një vunerabilitet të konsiderueshëm në rast të një tërmeti. Për fat të mirë godinat kanë kaluar një tekst me sukses, sepse të gjitha dëmet, qoftë të konsiderueshme, qoftë sipërfaqësore, janë regjistruar në godina të vjetra, apo në shtesa të godinave të vjetra, apo godina të viteve ’90. Në periudhën e mëpastajme nuk janë shënuar dëme, qoftë edhe sipërfaqësore, Ku ësht ënjë lajm i mirë në gjithë morinë e vështirësisë së madhe që kemi kaluar, dhe pasojave që duhet të përballojmë. Kemi vendosur t ëbëhjmë përshpejtim të procedurave për leje ndërtimi për riparimin e ndërtesave që duhen bërë ndërhyrjet përkatëse pas tërmetit. Do ta marrin lejen pa paguar asnjë taksë dhe vetëm brenda 5 ditësh”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2213609012263869/

Continue Reading

Lajme

Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit

Published

on

By

Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale