Connect with us

Komente

Bushati: Kushtet e sotme të PD dhe aleatëve, rrezikojnë të hapin një konflikt të ri me diplomatët burokratë

Published

on

Presionit ndërkombëtar për t’u bërë pjesë e miratimit të reformës zgjedhore, Lulzim Basha i është përgjigjur me një seri kushtesh, parimisht tejet të drejta, por praktikisht të parealizueshme. Në platformën e paraqitur sot nga opozita, renditeshin një sërë pikash, të cilat Edi Rama, jo vetëm nuk do, por as nuk ka mundësi t’i realizojë. Nëse do t’i vihej një titull draftit që publikuar, ai mund të qe: “Nuk ka reformë, me Ramën kryeministër”.

Ashtu sikurse Lapsi.al e ka shpjeguar (lexo poshtë) aty nuk gjenden vetëm kushte formale si psh: mosrealizimi i kësaj reforme nga një parlament i dalë nga vota e vjedhur, mosmiratimi i saj në kuvend, por me referendum etj.

Aty, e frymëzuar nga raporti i fundit i OSBE-ODHIR-it, që vizatonte një shtet të kapur nga një parti dhe një njeri i vetëm, opozita kërkonte, as më pak e as më shumë, përmbysjen e kësaj piramide. Ajo me të drejtë thekson se është qesharake të duash të bësh një reformë të re, pa dhënë shembullin e dënimit të atyre që kanë grabitur zgjedhjet, pa depolitizuar administratën e kapur nga rilindasit, pa e bërë këtë me një KQZ kamikaze e kështu me radhë.

Po le të shqyrtojmë sa për ilustrim vetëm njërin nga kushtet. Që të sigurohet drejtësi për hajdutët e votave duhet që në krye të prokurorisë të mos jenë profile të ngjashme me Arta Markun e Donika Prelën. Duhet që gjykatës të mos jenë ata që i tremben një vettingu selektiv. Duhet të shkojnë pas hekurave njerëz shumë të afërt me Ramën dhe që kanë vepruar për llogari të tij. Duhet riparë, pra, gjithçka është ngritur deri më tani në institucionin e akuzës dhe mënyra si është devijuar reforma në drejtësi në sajë të trysnisë politike.

A është e mundur kjo?

 

A janë të aftë, a kanë nerva, besim, vullnet dhe shpresë, ata ndërkombëtarë që po e yshtin PD-në dhe aleatët të miratojnë reformën zgjedhore, t’i hyjnë gjithë këtij qilizmi të shtetit të kapur shqiptar?

Askush nuk mund të vërë këtu një bast pozitiv. Opinioni i përgjithshëm është se ata duan një zgjidhje sa për sy e faqe, një reformë zgjedhore të përmirësuar, për t’i thënë OSBE, Bundestagut apo Palmerit se një nga kërkesat u realizua. Ata, as nuk e ëndërrojnë, as nuk e bëjnë dot, një shkallmim të strukturës kriminale që ka kapur pushtetin, pa të cilën reforma zgjedhore do të rezultonte një shaka pa kripë. Ata nuk kanë as aq fuqi dhe as aq vullnet sa të zhbëjnë gjithçka që Edi Rama ka ndërtuar në gjashtë vite dhe ç’ka trashëguar nga më parë.

Pikërisht këtu qëndron kontradikta e tyre me platformën që PD propozoi sot: Opozita, në letër, kërkon një transformim të madh, ndërkombëtarët, në praktikë, një arnim të vogël.

Në këtë kuptim, kushtet e sotme të PD dhe aleatëve, sado logjike dhe parimore qofshin, rrezikojnë të hapin një konflikt të ri me diplomatët burokratë dhe ambasadorët e Tiranës. Sepse në thelb ato lexohen si një “Jo” ndaj kërkesës formale për t’u ulur në tryezën e reformës. Dhe ky refuzim i butë, ky pranim për t’u ulur në tryezë me kushte të pamundura, riskon të thellojë hendekun mes tyre.

Nuk do të ishte çudi, që pas kësaj të kërkohej rruga më e lehtë. Rama ta bënte reformën me opozitën e re, ta miratonte atë në parlament me bekim ndërkombëtar, Bundestagut t’i thuhej: kushti u përmbush e të gjithë të shpërndaheshin të lumtur dhe të kënaqur. Opozita do të linte edhe njëherë imazhin e humbëses. Para saj do të shtrohej dilema e madhe nëse mund të marë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në kornizën e një reforme nga e cila e kanë përjashtuar.

Por, me sa duket me rrugën që kanë zgjedhur, as Basha e as aleatët e tij nuk kanë zgjidhje tjetër. Ata edhe njëherë po e vënë veten mes dilemës, të bëhen fasadë apo ta lënë të keqen të precipitojë në fund. Versionin e parë e kanë të testuar, i dyti ende mbetet mister.

Continue Reading

Komente

Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në e jo për popullin

Published

on

By

Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në jo për popullin

Gazetari Ylber Jahiu ka reaguar pas deklaratave të kreut të BFI-së, të cilat i bëri gjatë takimit me ministrin e Ekonomisë. Jahiu thotë se BFI ka rënë në nivel të ulët, duke lejuar që të reduktohet ezani dhe ndriçimet e xhamive dhe ua mban dertin kompanive energjetike.

Postimi i plotë i Ylber Jahiut:

Të nderuar miq!

E lexuat me siguri edhe ju nivelin në të cilin ka rënë BFI-Maqedoni!

Imagjinoni në ditën më të madhe të javës të Premten ose (e Xhuma) në xhami do të flitet se si të kursehet rryma.

Por, çfarë në fakt do të sugjeroj BFI dhe kryetari i myftinisë?

Do të sugjeroj hoxhallarët që për të kursyer rrymën të Premten të mos e thirin Ezanin me autoparlant por të ngjiten në Sherife, të mos përdorin mikrofonat por të ligjërojnë pa to, të shuajn dritat e minareve për të kursyer…
BFI duhet të kujdeset për jetën fetare të besimtarëve Musliman në RMV e jo të kujdeset për interesin e EVN-së, MEPSO-s dhe ELEM-it.
Hajr inshallah…

Post: https://www.facebook.com/100000170813438/posts/pfbid0nLMsN2bh1wyfdcK1V9wLovPeA8Byg6cCoQsKrP15PHkVSSAWgUmFjRPh1hz9Z12kl/

Continue Reading

Komente

Driton Nebiu: Aleanca më e bashkuar se kurrë, nuk ka kush na përçan

Published

on

By

Driton Nebiu, ish funksionar shtetëror nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga zërat më aktiv të kësaj partie ka kundërshtuar zërat për përçarje apo largime nga kjo parti.

Sipas Nebiut, këto janë thashetheme të përgatitura nga partitë kundërshtare, ndërsa shton se vendimet i marrin organet e partisë. Ish drejtori nga radhët e ASH-së, thotë se Aleanca nuk mund të përçahet pasi aktivistët e themeluesit e saj janë të “ngjitur si thoji me mishin”.

“Mos u merrni me thashetheme sepse Aleanca për Shqiptarët ka organet e saj partiake që marrin vendime, konkretisht Kuvendi i Partisë. Andaj rrini të qetë se nuk ka kush e përçan një Aleancë, që i ka të lidhur të gjithë aktivistë e themelues mes vete si thoji me mishin”, ka shkruar Driton Nebiu nga Haraçina.

Sipas Nebiut, Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë e bashkuar rreth idesë dhe qëllimit kryesor të saj.

Continue Reading

Komente

Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar

Published

on

By

Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar

Xhevdet Hajredini përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar se Ziadin Sela nuk duhet haruar veprimet e mëdha të Ziadin Selës si përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe shumë gjëra të tjera shkruan Top24.

“Me rastin e dorëheqjes së Ziadin Selës, vetëm me qëllim që të mos harrohet, ka nevojë të theksohet se edhe zgjedhja e Talat Xhaferit u bë me votën e tij dhe pa votën e Ali Ametit.

Ka pas raste, përkundrazi, dorëheqje të mos japin edhe kryetarë partie të cilët shumë herë, ose përherë ti kenë humb zgjedhjet, dhe për shkaqe tjera dorëheqje të kenë premtuar dhe premtimin kurrë nuk e kanë zbatuar.”

Continue Reading

Aktuale