Lajme
Ambasadorja amerikane, Bërns: Shembull se si duhet të funksionojnë shtetet është RMV
Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor koha në të vërtetë është e qëlluar, ndërsa Maqedonia e Veriut është shembull për atë si duhet të funksionojnë shtetet. Rruga nuk ishte e lehtë dhe nuk ka përfunduar plotësisht, por qartë e tregon rolin e këtij shteti në rajon.
Kjo, siç theksoi në debatin të organizuar nga “Ekonomist” në Shkup, ambasadorja amerikane Kejt Bërns, do të jetë edhe porosia që do t’ia drejtojë vendit edhe sekretari shtetëror Majk Pompeo gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut të paralajmëruar për të premten.
Do të theksohet, siç tha Bërns, edhe anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO si anëtarja e 30-të pasi do të përfundojë procesi i ratifikimit të protokollit.
Ajo theksoi se SHBA-ja në të vërtetë është e fokusuar në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit, që, sipas theksoi, ishte mundësuar edhe me “hapat e guximshëm” të Greqisë dhe të Maqedonisë së Veriut me arritjen e Marrëveshjes së Prespës, e cila të tjerëve në rajon u ka treguar si mundet të zgjidhen konteste të caktuara.
Berns theksoi se Marrëveshja tashmë jep rezultate në bashkëpunim midis vendit dhe Greqisë në mbrojtje dhe ekonomi dhe hap perspektiva për bashkëpunim edhe në energjetikë.
“Stabiliteti i kësaj Marrëveshje, anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimin eventual në BE u ka treguar investuesve ku është mirë të investojnë. Nga perspektiva e SHBA-së Marrëveshja e Prespës ishte një moment i shkëlqyer jo vetëm për shtetet nënshkruese, por edhe për të gjithë rajonin, por Maqedoninë e Veriut e pret edhe një rrugë e gjatë, zgjidhjen e rasteve të korrupsionit, vendosjen e sundimit të së drejtës dhe të të gjitha vlerave të demokracisë dhe institucioneve stabile pa dallim të erërave politike. SHBA-ja mbetet e angazhuar në rajon. Ne e njohim dhe e pranojmë rëndësinë e këtij rajoni dhe konsiderojmë se Marrëveshja në të vërtet[ është një hap i madh, por nuk duhet të rrini të qetë, por duhet të vazhdoni në rrugën e reformave, ndërsa SHBA-ja mbetet partner i juaj besnik”, porositi ambasadorja amerikane Bërns.
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare