Connect with us

Bota

Afërdita Bogiqi, shqiptarja e parë që pretendon një ulëse në parlamentin zviceran

Published

on

Më 20 tetor në Zvicër do të mbahen zgjedhjet parlamentare, ku votuesit do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për në Parlament dhe në Senat (Dhomën e Shteteve).

Materiali zgjedhore kanë arritur dhe që tani mund të votohet përmes postës. Shqiptarët në Zvicër (rreth njëqind mijë me pasaportë zvicrane) nuk mund të rrinë indiferentë ndaj këtyre zgjedhjeve. Për më tepër, një pjesë e tyre kanë zgjedhur t’i futen politikës për të qenë pjesë aktive e vendim-marrjes politike në këtë vend. Jo të paktë, janë ata që sot janë këshilltarë komunalë dhe deputetë në nivel parlamenti kantonal. Por, deri më sot, askush nuk ka arritur të zgjidhet në parlamentin federal .

A do të ndryshojë kjo me zgjedhjet e 20 tetorit 2019 ? Në një intervistë për ATSH-në, Afërdita Bogiqi, kandidate për deputete në parlamentin zviceran, thekson se “shqiptarët janë integruar në fusha të ndryshme te jetës në Zvicër dhe kjo është një kënaqësi për mua. Megjithatë, arena politike, me disa përjashtime të vogla, mbetet hapësirë ku ata ende nuk janë të pranishëm”.

“Sa më shumë shqiptarë kompetentë të zgjidhen dhe të angazhohen në fushën politike, kjo do të kontribuojë në ndërtimin e një imazhi edhe më pozitiv të shqiptarëve në Zvicër. Ajo që unë do të mbroj si politikane, janë vlerat si solidariteti dhe fakti që qytetari duhet te jetë në qendër të vëmendjes politike”, shprehet Bogiqi.

Një paraqitje e shkurtër e rrugëtimit tuaj? Kush është Afërdita Bogiqi? Formimi juaj arsimor e profesional? Angazhimi juaj në politikë?

Afërdita : Në përfundim të studimeve të mia pranë Fakultetit Ekonomik në Prishtinë, gjatë vitit 1996 erdha dhe u vendosa në Valis me një qëllim : mësimin e gjuhës për të vazhduar studimet në Zvicër. Në të njëjtën kohë gjendja në Kosovë u përkeqësua ekonomikisht dhe politikisht. Familja ime sikur shumë familje në Kosovë, kishte nevojë për mbështetjen time financiare. Me që urgjenca ishte të kualifikohem sa me shpejtë per tregun zviceran të punës , u diplomova në shkollën komerciale në Montreux për të punuar pastaj si kontabiliste në administratën kantonale të Valais gjatë 9 viteve. Një trajnim në financa dhe kontabilitet , më ndihmoj t’i zgjeroj kompetencat në këtë fushë. Gjatë kësaj kohe, në sajë të zotërimit gjuhës frënge dhe njohjes së administratës zvicrane kantonale dhe federale, munda të ndihmojë shumë bashkatdhetarë të mi gjatë veprimeve të tyre administrative.

Në vitin 2014, përfundova një Bachelor për punë sociale (Bachelor en Travail social) në HES-SO ne Sierre ne Valis. Po të njëjtën kohë punoja 60% si assistente sociale dhe kujdesesha per familjen time ne Zvicër dhe në Kosovë. Pas një përvoje pune 10 vjeçare si asistente sociale në qytete te ndryshme të Valisit, kam mbaruar një Master për punë sociale ne HES-SO në Lausanne. Paralelisht me studimet e Masterit, kam kryer një DAS (Diploma of Advanced Studies) për arsim dhe ka dy vite që punoj si profesoreshë për ciklin shkollor të mesëm.

Pjesëmarrja juaj në këto zgjedhje është një dëshmi se shqiptarët në Zvicër nuk janë spektatorë indiferentë të zhvillimeve politike por se ata po bëhen pjesë aktive dhe e rëndësishme e shoqërisë zvicerane duke u përpjekur që gjithnjë e më shumë të jenë pjesë e vendim-marrjes politike. Çfarë e frymëzoi Afërdita Bogiqin që të paraqitet si kandidate në këto zgjedhje ?

Shqiptarët janë integruar në fusha të ndryshme te jetës në Zvicër dhe kjo është një kënaqësi për mua. Megjithatë, arena politike, me disa përjashtime të vogla, mbetet hapësirë ku ata ende nuk janë të pranishëm. Angazhimi im në politikë( i takoj krahut të majtë) ka qenë i natyrshëm pasi që edhe më parë kam qenë dhe jam e angazhuar në shoqata dhe komisione te ndryshme të nivelit lokal dhe kantonal. Edhe pse pushteti politik ne Zvicër është rezultat i një konsensusi midis partive politike të ndryshme, më pëlqen fakti te bëhem pjesë e vendimmarrjes politike në Zvicër.

Cilat janë çështjet që i keni më përzemër për të cilat do të angazhoheni nëse zgjidheni në parlamentin federal?

Ajo që unë do të mbroj si politikane, janë vlerat si solidariteti dhe fakti që qytetari duhet te jetë në qendër të vëmendjes politike. Më konkretisht, e përkrah iniciativën për të kufizuar shpenzimet e sigurimeve shëndetësore në 10% të të ardhurave. Jam që të gjithë të kenë shanse të barabarta në punësim, shkollim etj dhe jam kundër diskriminimit që u bëhet në punësim sidomos të rinjve me origjinë të huaj e në këtë rast edhe të rinjve shqiptarë.

Shqiptarët në Zvicër janë të shumtë që kanë dy-shtetësinë dhe si rrjedhojë edhe të drejtën e votës. Së pari, pse qytetarët shqiptaro-zviceranë duhet të votojnë në këto zgjedhje  dhe së dyti, a mund te themi, edhe pse kandidate e një partie politike zvicerane, megjithatë do të jeni një zë i shqiptarëve në parlamentin zviceran ?

Së pari, të votosh është një akt qytetar dhe kjo u mundëson qytetarëve shqiptarë-zviceranë të integrohen plotësisht në shoqërinë e këtij vendi, pra edhe në aspektin politik. Së dyti, sa më shumë shqiptarë kompetentë të zgjidhen dhe të angazhohen në fushën politike, kjo do të kontribuojë në ndërtimin e një imazhi edhe më pozitiv të shqiptarëve në Zvicër. Kjo do ndikonte në sensibilizimin e shoqërisë dhe autoriteteve ndaj çështjeve të diskriminimit gjatë kërkimit të një pune, banese, regjistrimit në një shkollë , si dhe në situata të tjera të përditshme.

Continue Reading

Bota

Pas grusht shtetit, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Sudan!

Published

on

Kreu i Këshillit të Sovranitetit të Sudanit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, njoftoi shpërbërjen e këshillit dhe qeverisë dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Duke folur në televizionin shtetëror, al-Burhan njoftoi se zgjedhjet do të mbahen në 2023, ashtu siç është planifikuar më parë.

Të hënën herët në mëngjes një grup zyrtarësh ushtarakë sudanezë arrestuan Kryeministrin Abdullah Hamduk dhe liderët e partive që janë partnere të qeverisë së koalicionit.

Pas arrestimit të udhëheqësve të koalicionit qeverisës në disa lagje të kryeqytetit Hartum shpërthyen protestat. Demonstruesit dogjën goma dhe bllokuan rrugët.

Ministria sudaneze e Informacionit njoftoi se disa nga anëtarët e Këshillit të Sovranitetit dhe disa ministra të qeverisë kalimtare ishin arrestuar nga forcat ushtarake.

Ministria e Informacionit bëri me dije gjithashtu se forcat ushtarake bastisën qendrën e radios dhe televizionit që ndodhet në lagjen Umdurman të kryeqytetit Hartum dhe arrestuan shumë punonjës.

“Forcat ushtarake bastisën selinë e radiotelevizionit në Umdurman dhe arrestuan shumë punonjës”, thuhet në deklaratën me shkrim të Ministrisë.

Sipas të njëjtës deklaratë, kryeministri sudanez Abdullah Hamduk, i cili mbahet në arrest shtëpie, i bëri thirrje popullit të dalë në rrugë për të mbrojtur revolucionin e tyre në mënyrë paqësore.

Nga ana tjetër, pritet që kryetari i Këshillit të Sovranitetit, Abdulfettah al-Burhan të bëjë një deklaratë për zhvillimet e fundit.

Partitë politike sudaneze bënë thirrje për mosbindje civile pas përpjekjes për grusht shteti, ndërsa Unioni Sudanez i Dhomave Profesionale u bëri thirrje njerëzve të dalin në rrugë.

Pas mobilizimit ushtarak në vend ka ndërprerje të internetit dhe telefonit.

Continue Reading

Bota

Varfëria ekstreme shtyn familjen afgane ta shesë foshnjën për 500 dollarë

Published

on

By

Varfëria ekstreme shtyn familjen afgane ta shesë foshnjën për 500 dollarë

Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë. Në këtë shtet gjendja është bërë alarmante veçanërisht pasi talebanët kanë marrë kontrollin në gusht.

Fondet ndërkombëtare që i japin shtytje ekonomisë së brishtë në Afganistan janë ndaluar, ndërsa bota po debaton se si të merret me regjimin tabelan, raporton BBC.

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të rëndë, se miliona do të vdesin në Afganistan nëse ndihmat nuk arrijnë në vend.

Një familje në Afganistan për BBC ka treguar se si është dashur ta shesë foshnjën për shkak të varfërisë ekstreme. Pasi po vdesin nga mungesa e ushqimit.

“Fëmijët e tjerë po vdesin nga uria, kështu që u desh ta shisnim vajzën. Si të mos jem e trishtuar? Është vajza ime. Uroj të mos isha e detyruar të bëja këtë”, ka thënë nëna e vajzës.

Ndërkohë babai i saj ka thënë se nuk po kanë fare ushqim dhe se është i detyruar ta bënte.
Personi që bleu vajzën i ka paguar atij më tepër se gjysmën e 500 dollarëve. Vajza do të qëndrojë te familja derisa të jetë në gjendje të ecë. Personi që e bleu i ka thënë familjes se vajza e vogël kur të rritet do të martohet me një nga fëmijët e tij.

Gazetarja e BBC-së ka treguar se si ka parë edhe raste tjera në Afganistan ku varfëria ka detyruar familjet që t’i shesin fëmijët. Madje ajo ka treguar se një person i është afruar asaj dhe e ka pyetur nëse dëshiron ta blejë një fëmijë.

Video

Continue Reading

Bota

OKB: Miliona afganë i kërcënon uria

Published

on

By

OKB: Miliona afganë i kërcënon uria

Nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme atëherë miliona afganë do të përballen me urinë gjatë këtij dimri, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së. Me pasiguri të sigurimit të ushqimit përballen rreth 22.8 milionë njerëz, shifër kjo që përbën mbi gjysmën e numrin të popullsisë, ndërsa 3.2 milionë fëmijë nën pesë vjeç mund të vuajnë nga kequshqyerja, tha organizata.

Talibanët e morën kontrollin e Afganistanit në muajin gusht pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tërhoqën forcat e tyre pas rreth 20 vjet të intervenimit ushtarak për të rrëzuar nga pushteti regjimin taliban.

Ekonomia e këtij vendi ka qenë e brishtë, por marrja nën kontroll e talibanëve e përkeqësoi edhe më shumë situatën. Fuqitë perëndimore pezulluan ndihmën, ndërsa Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ndaluan pagesat.

Shumë afganë tani po shesin pasuritë e tyre për të blerë ushqime. Kriza e ushqimit në Afganistan është komplikuar nga mungesa e ujit dhe një thatësirë e madhe.

Continue Reading

Aktuale