Connect with us

Foto

Vajza që humbi dy këmbët sfiloi në javën e modës në Paris

Published

on

Një vajzë britanike e cila i humbi të dyja këmbët kur ishte vetëm 18 muajshe, sfiloi në Javën e Modës në Paris.

9-vjeçarja Daisy May Demetre, nga Birminghami sfiloi për një markë luksoze veshjesh për fëmijë francezë, në pasarelën e ngritur në Kullën Eiffel. Ajo tha se kjo eksperiencë e kishte bërë të ndjehej shumë speciale.

Sipas BBC, vajza  lindi me hemimelinë fibulare, ku një pjesë ose e gjithë kocka e fibulës në këmbë mungon dhe kjo solli paaftësi në ecje.

“Ajo humbi të dyja këmbët dhe ishte një proces i gjatë ta bënim atë të ecte. Por, Daisy ishte një luftëtare e vogël dhe arriti të bënte të gjitha gjërat që mjekët nuk mendonin se do të mund ti bënte”–  ka thënë babai i vajzës.

“Çdo qëllim që ajo i vendos vetes ia del ta arrijë, gjithçka që ajo zgjedh ta bëjë, e bën. Kjo është diçka e madhe dhe më bën të ndjehem mirë si prind”, ka shtuar i ati.

Shembulli i kësaj vaze është një mësim i vlefshëm për të gjithë, veçanërisht për komunitetin e njerëzve me aftësi të kufizuara.

Daisy filloi të modelojë rreth 18 muaj më parë dhe ka punuar për marka të famshme si  Matalan dhe Nike./Gazeta Sinajli/

Continue Reading

Foto

Qytetarët protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës

Published

on

By

“Asnjë cent ma shumë”, është moto e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, e cila po mbahet në Prishtinë.

Në këtë protestë do të kërkohet të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe që të nacionalizohet Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Deri më 28 janar 2022, ZRRE-ja ka hapur diskutimi publik për tarifat e reja të rrymës.

Ndërsa, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu për katër orë ka raportuar në Komisionin për Ekonomi e ku e ka arsyetuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës nga 1 shkurti 2022 deri më 1 mars 2023, i cili tha se kanë qenë të obliguar për këtë.

“ZRRE duke u bazuar në legjislacionin në fuqi ka prezantuar raportin konsultues për caktimin e tarifave. Të gjithë e dimë që kriza energjetike e ka përfshirë të gjithë Evropën, ashtu që edhe Kosova nuk është imune ndaj krizës, ka qenë e nevojshme edhe shqyrtimi i tarifave sipas mandatit që e kemi”, ka thënë Fejzullahu.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kWh të dyfishohet. /Telegrafi/

Continue Reading

Foto

U akuzua për tradhti, Alvisa del me një reagim të gjatë – ja çfarë thotë për Bashkimin

Published

on

By

Pasi u përfol gjerë e gjatë tradhtia nga ana e Alvisës si arsye për ndarjen me Bashkimin, ka reaguar kjo e fundit.

Në Instagram, ajo ka mohuar një gjë të tillë, sipas saj koha do të vërtetojë çdo gjë.

Ndërsa thekson se e vlerëson Bashkimin dhe s’do ta hedh kurrë poshtë, ashtu siç ka deklaruar edhe Bashkimi për Alvisën.

Continue Reading

Foto

“Shfaqet” fytyra e perëndisë Neptun, fotoja që po bën xhiron e botës

Published

on

By

Bregdeti i Sussex-it Lindor është përfshirë nga një stuhi orët e fundit, duke ngritur dallgë të mëdha.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është fotografia e bërë nga Jeff Overs në Newhaven, ku një nga dallgët “shfaqet” fytyra e perandorisë së lasht romake, Neptun.

Fotoja e bërë nga BBC, ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve në botë, të cilët e kanë shpërndarë atë në rrjetet sociale./Opinion.al

Continue Reading

Aktuale