Connect with us

Lajme

Ujqërit në aksion, mbysin 40 dele në Bozovcë të Tetovës

Published

on

Në atarin e fshatit Bozovcë, të Tetovës, kafshë të egra, që supozohet të jenë ujqër, kanë sulmuar një kope delesh të një banori nga fshati Vejcë, të Tetovës, njoftojnë nga SPB Tetovë, përcjell in7.

Pesëdhjetë e dy vjeçari Xh.Xh. nga fshati Vejcë e Tetovës, dje (30-shtator) ka denoncuar se në periudhën në mes datës 28 dhe 29 shtator, në atarin e fshatit Bozofcë, kafshë të egra me shumë gjasa ujqër, ia kanë mbytur atij 40 dele, 15 kanë qenë të lënduara, kurse 40 dele tjera kanë ikur dhe nuk janë kthyer në tufën e deleve, njoftojnë nga SPB Tetovë, të cilët kanë dalë në vend ngjarje dhe kanë kryer inspektim ligjor.

 

Continue Reading

Lajme

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Published

on

By

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Një tërmet i fortë ka shkundur mëngjesin e sotëm Greqinë ndërsa është ndjerë edhe në disa shtete të tjera.

Tërmeti ra 156 kilometra në juglindje të ishullit Karpathos në Greqi dhe ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Thellësia ishte 66.3 kilometra nën tokë.

Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në ishullin e Kretës, që javët e fundit është tronditur nga disa tërmete. Ky tërmet është ndjerë edhe në Egjipt e Izrael, kanë raportuar mediat e këtyre vendeve.

Continue Reading

Kosovë

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Published

on

By

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke liruar nga akuza ish-ministren Meliza Haradinaj Stublla pasi që nuk është vërtetuar se e njëjta e kryer veprën penale mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

Ndaj aktgjykimit të lartcekur, ka paraqitur ankesë Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke i propozuar kolegjit penal të Gjykatës së Apelit të Kosovës, që ankesa të aprovohet, ndërsa çështja penale t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është e pabazuar, pasi që aktgjykimi i lartcekur i Gjykatës së Themelore në Prishtinë, nuk është përfshirë në asnjë shkelje ligjore, për faktin se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se e akuzuara Haradinaj -Stublla, ta ketë kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar, andaj edhe me të drejtë është liruar nga akuza./21Media

Continue Reading

Lajme

Paralajmërohet ngritje e përditshme e çmimit të derivateve deri në janar

Published

on

By

Paralajmërohet ngritje e përditshme e çmimit të derivateve deri në janar

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka paralajmëruar se do të ketë vazhdimisht ngritje të çmimit të derivateve deri në muajin janar, raporton Express.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, ka deklaruar se edhe pse çmimet po rriten, s’ka nevojë për panik.

“Ne e kuptojmë çfarë është ekonomia jonë dhe çfarë jete kanë qytetarët. E them me përgjegjësi që është i shtrenjtë çmimi, por këtë s’e bën shoqata e naftëtarëve, por berza dhe organizata prodhuese OPEC. Kur kemi reduktim më të madh, çmimi është më i lartë. Po fillojmë që nga SHBA-ja e deri në Kosovë është panik e madhe.

Organizata prodhuese ka dalë me komunikatë se deri në janar do të ketë probleme dhe ngritje të përditshme të çmimeve. Kjo rritje është duke vazhduar dhe do të ndodhë e s’ka të ndalur. Çmimi me shumicë po rritet e ai me pakicë është real. S’po rriten çmimet në mënyrë të theksuar, por në mënyrë të lehtë. Qytetarët po shërbehen me çmim real. Në tregjet botërore rritja reflekton edhe në Kosovë. Por ne jemi më të lirët në rajon e s’ka nevojë për panik”, ka deklaruar Berjani në KTV.

Sipas tij, në vend furnizimi po bëhet me derivate cilësore e më s’po ka ankesa nga qytetarët.

Berjani ka apeluar te qytetarët që të mos frikësohen sepse “do të ketë me bollëk derivate në Kosovë”.

Continue Reading

Aktuale