Connect with us

Bota

Pasi arratiset nga burgu, jeton për 17 vjet në një shpellë (FOTO)

Published

on

Në provincën Hunan të Kinës, policia ka arrestuar një burrë 62-vjeçar i cili ishte në arrati për gati 17 vjet.

Arrestimi i tij u bë i mundur me ndihmën e dronëve të cilët zbuluan strehën e tij.

Song Jiang, ishte i dënuar për trafikim të femrave dhe fëmijëve, në vitin 2002, ai ishte arratisur nga burgu.

Që atëherë ai ka jetuar në një shpellë të vogël në malin që gjendet afër vendlindjes së tij, i ndarë plotësisht nga civilizimi, njofton BBC, përcjell in7.

Policia u njoftua për vendndodhjen e Song në fillim të shtatorit, por pas një kontrolli të dështuar në terren, autoritetet përdorën drone shtesë. Kështu, u gjet shpella e të arratisurit dhe ai u arrestua.

Sipas njoftimeve të policisë, ai pasi kishte jetuar vetëm për një kohë të gjatë, e kishte të vështirë komunikimin me zyrtarët.

Continue Reading

Bota

Stoltenberg: Marrëdhëniet me Rusinë në gjendjen më të keqe që nga Lufta e Ftohtë

Published

on

I pyetur nëse NATO po supozon se ne po hyjmë në një Luftë të dytë të Ftohtë, Stoltenberg thotë se NATO është përpjekur për marrëdhënie më të mira me Rusinë për dekada, përcjell Bota sot.

I pyetur nëse NATO po supozon se ne po hyjmë në një Luftë të dytë të Ftohtë, Stoltenberg thotë se NATO është përpjekur për marrëdhënie më të mira me Rusinë për dekada, përcjell Bota sot.

Ai thotë se Rusia u ftua të merrte pjesë në shumë aktivitete dhe u konsiderua një partner strategjik i NATO-s në vitin 2010, por “është Rusia ajo që u largua” nga përpjekjet për të ndërtuar partneritet.

Ai e ka bërë këtë me një model sjelljeje – duke përdorur forcën kundër Gjeorgjisë, duke aneksuar Krimenë dhe duke përdorur forcën në Donbas në Ukrainën lindore që nga viti 2014, thotë ai.

Marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë janë në nivelin më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë, thotë ai, por nuk ka dyshim se përgjegjësia për këtë është nga Rusia.

Ai thotë se anëtarët e NATO-s dhe vendet e tjera me të njëjtin mendim dëshirojnë t’u drejtohen vendeve që “nuk janë po aq të mendimit”, por “ne nuk mund të jemi naivë” dhe ka nevojë të sigurohet se nuk ka rrezik për ndonjë veprim ushtarak kundër një vend i NATO-s.

Continue Reading

Bota

4 vjet burg boksierit nga Kosova, që i vuri zjarrin një klubi në Austri

Published

on

Drejtësia austriake është duke u marrë me një 23-vjeçar nga Kosova, me banim në Austri, që i ka vënë zjarrin një klubi nate, në Niederösterreich, 55 kilometra në perëndim të Vjenës.

Paraprakisht, 23 vjeçari, boksier, emri i të cilit nuk bëhet publik, ishte dëbuar nga aty. Ngjarja ndodhi në prill të këtij viti.

Siç raporton gazeta austriake  Heute”, boksieri pasi ishte dëbuar nga rojet e klubit,  është kthyer më vonë me një bidon të mbushur me benzinë dhe një shkrepës.

Dyshohet se i njeri ishte i dehur. Sidoqoftë, ai doli të hënën në bankën e të akuzuarve në në Wiener Neustadt, dhe mbi të rëndon akuza- tentativë për zjarrvënie.

Gazeta raporton se 23-vjeçari është nxjerrë me forcë nga një restorant në lagjen “Mödling” në fundjavën e parë të muajit prill.

Megjithatë, sportisti i dehur, ishte ndjerë i ofenduar, dhe me automjetin e tij, ka shkuar në një pikë karburanti ku ka mbushur një bidon benzinë.

Të njëjtën mbrëmje, ai është kthyer në klub duke marrë me vete edhe bidonin e mbushur me benzinë. Në atë moment, në lokal ndodheshin rreth 350 klientë.

Continue Reading

Bota

NATO-ja i fton zyrtarisht Finlandën e Suedinë për t’u anëtarësuar në aleancë

Published

on

NATO-ja i ka ftuar formalisht Suedinë dhe Finlandën që të anëtarësohen në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë, sipas një deklarate të publikuar nga udhëheqësit e NATO-s dhe vendeve të saj.

“Sot, ne kemi vendosur që t’i ftojmë Finlandën dhe Suedinë për t’u bërë anëtare të NATO-s dhe jemi pajtuar që t’i nënshkruajmë Protokollet e Pranimit”, thuhet në deklaratë.

“Pranimi i Finlandës dhe Suedisë do t’i bëjë ato më të sigurta, NATO-n më të fuqishme dhe zonën e Euro-Atlantikut më të sigurt”, thuhet më tej.

Continue Reading

Aktuale