Connect with us

Lajme

Franca ende e paqartë për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për negociatat me BE-në

Published

on

Dy javë para mbledhjes së Këshillit të BE, Paris zyrtar ende nuk ka zbuluar nëse do të mbështesë hapjen e negociatave për pranim në BE të Maqedonisë së Veriut, transmeton in7.

Sekretari shtetëror francez për çështje evropiane, Amelie de Montschall, e pyetur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës nëse Maqedonia e Veriut do të ketë mbështetjen franceze për fillimin e negociatave, nuk ka komentuar drejtpërdrejt, por ka lënë që vendimi të kuptohet më 15 tetor në Luksemburg.

“Për situatën në Maqedoninë e Veriut, besoj se është e nevojshme të theksohet dhe të përshëndetet marrëveshja historike e arritur me Greqinë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Nuk jam e sigurt se ka shumë qeveri në botën tonë moderne që janë aq të guximshëm për çështje të tilla të pajtimit rajonal saqë madje shkojnë aq larg sa të ndryshojnë emrin e një vendi. Unë besoj se ne duhet të jemi vërtet të vendosur dhe të mirëpresim me të vërtetë guximin politik të nevojshëm për të arritur këtë marrëveshje. Unë nuk do të paragjykoj vendimet e 15 tetorit në Luksemburg. Sidoqoftë, korriku i kaluar, në një mbledhje të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme dhe më pas të Këshillit Evropian, u angazhuan për një vendim të qartë dhe thelbësor në tetor. Që atëherë, kam pasur shumë shkëmbime me drejtuesit e Maqedonisë së Veriut dhe mund t’ju siguroj se ne po punojmë për të marrë një vendim të qartë dhe domethënës”, ka thënë de Montschall.

Pyetje të ngjashme kishte edhe deputetja nga Norvegjia, Lize Kristofersen e cila është edhe bashkëraportuese për postmonitoring dialogun për Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila ka konstatuar se perspektiva e BE-së është e rëndësishme për progresin e vendeve të Ballkanit dhe pyeti nëse edhe Montschall ashtu sheh në këtë çështje dhe si pasojë se kur mund të caktohet datë për fillim të negociatave.

“Për Maqedoninë e Veriut do të përgjigjem në frymë të njëjtë sikur edhe gjatë përgjigjes time të parë. Në Luksemburg më 15 tetor do të kemi diskutim të qartë dhe thelbësor – këto janë obligimet që i ndërmorrëm korrikun e kaluar. Mendoj se gjithashtu e rëndësishme është të bëhet një hap prapa: negociatat për zgjerim dhe inkuadrim nuk guxojnë ta fshehin realitetin e thellë të sfidës me të cilën përballemi në Ballkanin Perëndimor. Gjithsesi, ka probleme juridike, çështje të lidhura me qeverisjen e së drejtës, furnizimet publike, shërbimet publike, por e rëndësishme për mua është se si t’u sigurohet të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor, zhvillim kulturor, njerëzor, social, ashtu që ata mbesin në vendet ku kanë lindur”, ka thënë sekretarja shtetërore francez për çështje evropiane.

Sipas Ameli de Monshalan, sot kujdesi kryesor mbi çështjet juridike është ” se si organizohemi, si sillemi politikisht ashtu që të rinjtë e këtyre vendeve të gjejnë mjete në vendet e tyre të krijojnë familje, të zhvillojnë biznes, të mësojnë dhe në fund të rriten dhe ajo të japë fryte në ato vende ku kanë lindur”.

Pas mesazheve pozitive të Bundestagut gjerman dhe Hollandës për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, Franca mbetet anëtari i vetëm që deri më tani nuk e ka mbështetur qartë vazhdimin e rrugës së integrimit të vendit në BE.

Continue Reading

Lajme

Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit

Published

on

By

Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale