Lajme
Fillon rregullimi i rrugës Strugë – Qafëthanë (VIDEO)
Fillon restaurimi i rrugës Strugë – Qafëthanë, për të cilën in7 raportoi gjatë javës së kaluar.
Rruga Strugë – Qafëthanë, pjesë e Korridorit 8 e që për vite me radhë paraqitej si problem i madh për sigurinë në komunikacion, ka filluar të restaurohet.
Kështu njoftuan për in7 nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Nga kjo ministri theksojnë se momentalisht do të bëhet vetëm rikonstruimi, gjegjësisht asfaltimi i pjesës ekzistuese, e cila është shkatërruar thuajse e tëra. Ndërsa për vitin e ardhëm është paraparë edhe zgjerimi i kësaj rruge, tepër të frekuentuar dhe të rëndësishme për ekonominë e vendit.
Ministri Goran Sugarevski, për in7 tregoi se nuk është i sigurtë se kur do të përfundojë kjo fazë e rikontruimit të rrugës, pasi punimet varen edhe prej kohës, por shpreson se brenda më pak se dy muajsh, nëse koha do të jetë e mirë, punimet të përfundojnë.
“E rëndësishme është se ka filluar. Për një muaj apo dy mbaron sezoni ndërtimor dhe nuk dua të spekuloj me termin të saktë, duhet të shihet saktë në marrëveshje, e më pas do të jeni të informuar. Shumë varet edhe nga sezoni ndërtimor, e dini se në fund të muajve nëntor- dhjetor mbaron edhe sezoni. Do të bëjmë përpjekje që në mënyrë aktive aq sa mundet të punohet që deri në fund të vitit të përfundojnë punimet ” – u përgjigj në pyetjen e in7 ministri Goran Sugarevski.
Ditë më parë in7 pyeti edhe Kryeministrin Zoran Zaev, i cili theksoi se kjo rrugë është pjesë e programit për rikontruim dhe se e njëjta është shumë e rëndësishme si pjesë e Korridorit 8. Korridori 8 lidh Detin e Zi me Detin Adriatik, me një gjatësi prej rreth 1500 kilometrash. /in7.tv/
Bota
Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.
“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.
Happy to host Kosovan partners and friends this
evening as we mark our 246th Independence Day. Thank you for celebrating with us. #USInKosovo #USABirthday2022🇺🇸🇽🇰https://t.co/ZqrGrwqi6g pic.twitter.com/TdqUKHzjbU— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 1, 2022
Lajme
Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.
Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.
Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/
Kosovë
Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.
Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.
“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.
I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi