Connect with us

Lajme

BFI: Buzaku ka mbështetje nga qeveria e Zaevit, ai është si Boki 13

Published

on

Duke ju kundërpërgjigjur akuzave të cilat Buzaku i tha sot para Bashkësisë Fetare Islame, këto të fundit në një prononcim me shkrim për TV21 thonë se Buzaku është i njëjtë me “Boki 13” dhe se ai sot është dashur të arrestohet e jo të del para mediave.

Nga Bashkësia Fetare Islame për TV21 thonë se mos arrestimi i Buzakut është tregues se shteti është i kapur dhe pohojnë se kjo është një shuplakë për demokracinë.

“Sot, mё 1 Tetor 2019, Skender Buzakut duhej ti viheshin prangat nё duar, e jo ti jepet mundësia qё ai tё del publikisht dhe tё kёrcёnon njё lider fetar. Tё Martёn, tё gjithё myftinjtë e Bashkёsisё Fetare Islame tё Maqedonisё sё Veriut deponuan deklaratat e tyre verbale para Prokurit Publik, pёr mashtrimin dhe falsifikimin e dokumentacionit, me tё cilin Skender Buzaku mashtroi opinionin publik dhe gjithë muslimanёt e vendit. Mos ndalimi i këtij personi, flet qartё se shteti ёshtё kapur nga krimi dhe kriminelë të tipit Buzaku-Boki 13, etj, ndërsa valuta e vetme pёr tё realizuar qëllimet e tyre ёshtё zhvatja e gjithë atyre qё nuk kanё mendim tё njejtё. Duke e goditur me shuplakё demokracinë dhe drejtёsinё e vendit, Skender Buzaku ёshtё kthyer nё sinonim tё Zhvatjes publike ndaj BFI-sё dhe si njё njeri i mbrojtur nga Qeveria aktuale dhe individë të inkriminuar brenda kësaj Qeverie, tё cilët njihen botërisht, e qё vazhdimisht janë përpjekur ta shkatёrojnё Institucionin mё tё vjetёr fetar nё vend”, thonë nga Bashkësia Fetare Islame. Nga atje rikujtojnë se Buzaku në vitin 2015, Skender Buzaku kishte dёnim gjyqësor me kusht pёr ushtrim dhune dhe shtojnë se ai e pёrsёriti veprën.

Ja reagimi i plotë i BFI-së:

Mesa duket Qeveria Zaev, e ka tё vёshtirё tё funksionojë pa skandale tё cilat po e ndjekin këmba dorës. Akoma pa u shuar afera Reket 1 dhe 2 (Zhvatja 1 dhe 2), nё opinion po del një aferë tjetër Reket 3 (Zhvatja 3), e cila po zhvillohet haptazi para kamerave e mediumeve tё kontrolluara nga Qeveria.

Nё aferën e parë, nё mёnyrё tinëzare, Boki 13 zhvaste biznesmenë tё ndryshëm, me materiale “policore” qё ata tё paguanin shuma tё caktuara, ose nё tё kundёrtёn do ti publikonte.

Afera e dytё ёshtё pak mё e sofistikuar. Protagonist kryesor, si nё rastin e Boki 13, tani ёshtё Skender Buzaku, i cili nё prani tё mediumeve del e kёrcёnon Reisul Ulemanё e BFI, duke i vёnё ultimatum, qё nё rast se nuk dorёhiqet, ky do tё publikon material kriminale.

Nё sytё e drejtёsisё, kjo ёshtё njё shuplakë dhe njё tallje flagrante me demokracinë, me tё drejtat juridike, Kushtetutën e vendit dhe vlerat e mirëfillta njerëzore.

Tё Martёn, mё 1 Tetor 2019, Skender Buzakut duhej ti viheshin prangat nё duar, e jo ti jepet mundësia qё ai tё del publikisht dhe tё kёrcёnon njё lider fetar. Tё Martёn, tё gjithё myftinjtë e Bashkёsisё Fetare Islame tё Maqedonisё sё Veriut deponuan deklaratat e tyre verbale para Prokurit Publik, pёr mashtrimin dhe falsifikimin e dokumentacionit, me tё cilin Skender Buzaku mashtroi opinionin publik dhe gjithë muslimanёt e vendit.

Mos ndalimi i këtij personi, flet qartё se shteti ёshtё kapur nga krimi dhe kriminelë të tipit Buzaku-Boki 13, etj, ndërsa valuta e vetme pёr tё realizuar qëllimet e tyre ёshtё zhvatja e gjithë atyre qё nuk kanё mendim tё njejtё.
Gjatё puçit tё vitit 2015, Skender Buzaku kishte dёnim gjyqësor me kusht pёr ushtrim dhune. Ai e pёrsёriti veprën, kur u fut me bandën e armatosur brenda selisë sё BFI duke dhunuar punёtorёt e këtij institucioni, por prapё nuk u burgos. Beneficione tё tilla mund tё kenё vetëm Instrumentet policore, që në popull njihen si spiunë.

Skender Buzaku, nё vitin 2019, përpiloi dokumentacion tё rrejshëm, pёr gjoja mbledhje tё Riasetit, duke falsifikuar deklarata dhe nënshkrime tё myftinjve tё BFI nё RMV, duke falsifikuar dorëheqjen e Reisul Ulemasё H. Sulejman ef. Rexhepi dhe duke i hedhur pluhur nё sy opinionit dhe Drejtёsisё sё vendit. Gjatё prononcimeve tё ndryshme para mediumeve publike, ai deklaronte se nё format mё demokratike ёshtё zgjedhur Reis nga Gjykatësja kontroverse, e cila ia kishte dhёnё vetes tё drejtën qё tё emërton Reisul Ulema tё Bashkёsisё Fetare Islame.

Ndryshe, opinioni i Shkupit e njeh Skender Buzakun si personi qё morri me thes paratё e kreditit tё Shparkase Bank, pёr blerjen e barakës pёr Myftininё e Shkupit me njё shumё prej 652000 euro, e pёr tё cilёn BFI ka dyshime serioze se mbi gjysmё million euro përfunduan nё xhepat e tij dhe shokёve tё tij.

Duke e goditur me shuplakё demokracinë dhe drejtёsinё e vendit, Skender Buzaku ёshtё kthyer nё sinonim tё Zhvatjes publike ndaj BFI-sё dhe si njё njeri i mbrojtur nga Qeveria aktuale dhe individë të inkriminuar brenda kësaj Qeverie, tё cilët njihen botërisht, e qё vazhdimisht janë përpjekur ta shkatёrojnё Institucionin mё tё vjetёr fetar nё vend.

Shërbimi për Informim i BFI në RMV

Continue Reading

Lajme

Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit

Published

on

By

Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale