Lajmet kryesore
Bayern turpëron Totenhamin në Londër
Ka përfunduar me rezultatin 2:7 ndeshja mes Totenhemit dhe Bajernit të Mynihut në Londër.
Finalistët e vitit të kaluar nuk mundën ti bënin ballë kampionëve gjermanë dhe u dorëzuan tërësisht para spektaklit të bavarezëve, përcjell in7.
Serge Gnabry u shpall lojtari i ndeshjes me meritë, pasi ka dhuruar një ndeshje fantastike duke shënuar edhe katër gola. Dy gola shënoi edhe Robert Levandovski, ndërsa një gol shënoi edhe Xhoshua Kimich.
Ishin të parët anglezët që avancuan në fillimin e ndeshjes, por që nuk zgjati shumë pas golit të barazimit të shënuar nga Kimich. Levandovski shënoi në fund të pjesës së parë për të shkuar në pushim në avantazh.
Ndërsa pjesa e dytë ishte e tëra për talentin e Kombëtares së Gjermanisë, Serge Gnabry, i cili shënoi plotë katër gola, të gjithë të bukur, duke dhuruar spektakël për tifozët bavarezë. Levandovski shënoi edhe një tjetër gol gjatë pjesës së dytë. Ndërsa për anglezët në pjesën e dytë shënoi Harry Kane nga pika e bardhë e 11 metërshit./in7.tv/
Lajme
FOTO/ Reshjet e shiut dhe erërat e forta shkaktojnë dëme në Çair

FOTO/ Reshjet e shiut dhe erërat e forta shkaktojnë dëme në Çair
Reshjet e shiut dhe erërat e forta, sot kanë shkaktuar dëme të mëdha në Çair, shkruan Alsat.
Nga pamjet e siguruar nga Alsat, shihet se pas reshjeve dhe erërave tashmë banorët po mundohen të largojnë rrëmujën e shkaktuar./ Alsat.mk
Kosovë
Shqipëri-Kosovë, hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore

Shqipëri-Kosovë, hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore
Nga sot hyn në fuqi marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Shqipëria dhe Kosova prej sot kanë në fuqi marrëveshjen për sigurimet shoqërore që sipas zyrtarit Astrid Hado, u garantua pas negociatave që filluan në vitin 2020.
Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në rrjetet shoqërorë shkruajti se kjo paketë mbron të drejtat shoqërore.
Sipas tij kjo marrëveshje “do të do të shërbejë, për të tashmen dhe për brezat e ardhshëm në të dy vendet”, raporton rtk.
Negociatat mes Shqipërisë dhe Kosovës siç thotë drejtori Hado, kaluan me sukses të gjitha proceset e nevojshme.
“Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet i angazhuar për të çuar përpara këto marrëveshje që garantojnë trajtim të barabartë për qytetarët dhe sigurojnë njohjen e viteve të punës”, – thekson Hado.
Marrëveshja shumë e rëndësishme siguron trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve, në njohjen e periudhave të sigurimit dhe të kontributeve ndërsjelltas në Kosovë dhe në Shqipëri.
Marrëveshja administrative në fushën e sigurimeve shoqërore, u negocia nga Shqiëpria dhe nga Kosova pas ratifikimit në të dy Kuvendet.
Raundi i tretë i bisedimeve për hartimin e marrëveshjes dhe elementëve teknikë të zbatimit u krye në 23 dhe 24 maj 2022.
Bota
SHBA/ Vdesin 53 emigrantë në një kamion në Teksas

SHBA/ Vdesin 53 emigrantë në një kamion në Teksas
Shoferi i një kamioni ku 53 emigrantë vdiqën nga nxehtësia në Teksas nuk e dinte që kondicioneri kishte pushuar së punuari, thotë një informator.
Sipas dokumenteve të prokurorisë të paraqitura në gjykatën federale, Homero Zamorano nuk dinte për këtë çështje. Zyrtarët thonë se ai u gjet i fshehur pranë kamionit.
Ai është një nga katër personat e akuzuar për ngjarjen vdekjeprurës të trafikimit të qenieve njerëzore në historinë e SHBA.
Disa fëmijë të gjetur në automjet janë ende duke u trajtuar në spital, raporton BBC. Një kamion tjetër që transportonte emigrantë është gjetur në të njëjtën pjesë të Teksasit.
Zamorano, 45 vjeç, dhe i dyshuari Christian Martínez, 28 vjeç, akuzohen se i kanë dërguar mesazhe njëri-tjetrit në lidhje me operacionin e kontrabandës, para dhe pas zbulimit të kamionit në temperatura të larta.
Një informator konfidencial i qeverisë që punon për Emigracionin dhe Zbatimin e Doganave dhe policinë e Teksasit u tha zyrtarëve se të dy kishin folur pasi u raportuan vdekjet.
Martínez dyshohet se i tha informatorit: “Shoferi nuk ishte në dijeni se njësia e ajrit të kondicionuar ndaloi së punuari dhe ishte arsyeja pse emigrantët vdiqën”, sipas dokumenteve të gjykatës.
Zamorano u gjet i fshehur në shkurre pranë kamionit. Zyrtarët meksikanë thonë se ai fillimisht u përpoq të shtirej si një nga të mbijetuarit. /abcnews.al
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi