Connect with us

Lajme

Zaev: Verushevski më shpjegoi arsyet e dëshmisë së tij, ndjehet i zhgënjyer me PSP dhe me rastin ‘Zhvatja’

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev sot përsëri ka komentuar dëshminë e ish-shefit të DSK-së, Zoran Verushevski, i cili në seancën gjyqësore për rastin ‘Target-Fortresa’ ka deklaruar se pas arrestimit të tij ‘bombat’ ishin “modifikuar dhe komprometuar tmerrësisht”, raporton in7.

Zaev ka thënë ai është në komunikim me Verushevski dhe ka marrë shpjegim prej tij në lidhje me këtë deklaratë.

Zaev më parë kishte thënë se opinioni duhet që të presë dhe të dëgjojë dëshminë e dytë të Verushevskit në seancën tjetër për rastin në fjalë dhe tha se gjithçka do të bëhet më e qartë atëherë. I pyetur nga një gazetar se si e di se çfarë do të thotë Verushevski në seancën tjetër, Zaev tha se Verushevski edhe më tej mbetet këshilltari i tij i sigurisë kombëtare.

“Unë jam në komunikim me të, për atë thashë që në seancën e dytë, do të sqarohen edhe pikëpamjet e tij. Për mua kjo është e qartë , ma ka shpjeguar ai, unë jam pjesë e asaj periudhe dhe e kuptoj atë absolutisht. Është e vërtetë që materialet i janë dorëzuar Verushevskit, siç thonë Zvonko Kostovski dhe Gjorgji Lazarevski, zyrtarisht i janë dorëzuar LSDM-së, por i ka marrë nga Verushevski. Unë atëherë isha kryetari LSDM-së. Për shkak të zhgënjimit të tij, që dikush abuzoi me PSP-në në rastinj ‘Zhvatja’, apo që u shfaq El Cheka, nuk e di se për çfarë, po thotë për modifikimin dhe komprometimin e materialeve. Dua të theksoj se asnjë nga të pandehurit në rastet e PSP nuk e mohojnë vërtetësinë e materialeve, madje edhe mjekësia ligjore e ka konfirmuar vërtetësinë” , ka thënë Zaev.

Continue Reading

Lajme

Tërmet në Mavrovë

Published

on

Një tërmet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Mavrovës.

Në orën 07:23 tërmeti tronditi pjesën perëndimore të vendit, pranë Mavrovës. Tërmeti ishte 2.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra ishte 14 km në jugperëndim të Gostivarit.

Në rajon, ka pasur tërmete sot në Greqi./Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Kandidati serb shkon në qendrën e votimit me ‘stiker’ në gojë

Published

on

Qytetarët e Kosovës po e shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot.

Deri më tani pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve është shënuar në Mitrovicë të Veriut.

Lideri i Iniciativës “Srpski Opstanak”, Dushan Millunoviq është fotografuar në një nga qendrat e votimit atje, por paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen.

Ai është shfaqur me sticker të vendosur në gojë.

Millunoviq është kandidat për këshilltar komunal në komunën e Mitroviës Veriore.

Theksojmë se deri në ora 11, pjesëmarrja e qytetarëve në votime në gjithë Kosovën është 8.2%.

Continue Reading

Kosovë

Voton Vjosa Osmani: Shpresoj që zgjedhjet sot të kalojnë pa asnjë incident (Video)

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar te gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë për zgjedhjet lokale të cilat po mbahen në terë territorin e Republikës së Kosovës. Ajo ka thënë se ky proces është tejet i rëndësishëm për jetën e të gjithë qytetarëve.

Presidentja Osmani është deklaruar pasi ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.

“Sot qytetarët tanë pa dallim në çdo cep te vendit tonë, në çdo komunë votojnë për kualitetin e jetës së tyre, votojnë për komunat e tyre, votojnë për udhëheqësinë e cila do ta determinojë edhe mënyrën se si në katër vitet e tyre do të jetë jeta në komunat ku ata jetojnë. I ftoj që në numër sa më të madh të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor, ta dëshmojnë sërish që qytetarët e Kosovës janë ata që në radhë të parë e mundësojnë e në radhë te dyte e mbrojnë çdo proces demokratik, çdo proces të lirë dhe të drejtë që ka të bëjë me jetën e tyre. Shpresoj që zgjedhjet sot të kalojnë pa asnjë incident”, ka thënë Osmani.

E para e shtetit të Kosovës ka bërë thirrje për respektim të masave antiCOVID.

Osmani ishte e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat e saj.

https://alsat.mk/wp-content/uploads/2021/10/Voton-Vjosa-Osmani.mp4?_=1

Continue Reading

Aktuale