Connect with us

Komente

Tonisti maqedonas nuk lëshon muzikë për shfaqjet shqiptare në Teatrin e Kumanovës

Published

on

Shkruan, Musa ISUFI

I dashur dhe shumë i respektuar publik i mrekullueshem kumanovar, mbrëmë ju dëshmuat edhe njëherë për të shumtën herë me rradhë se jeni shtylla kryesore e këtij teatri. Ju gjithmonë keni plotësuar dhe motivuar artin në Kumanovë, me frymen tuaj na keni dhënë jetë, pa ju teatri dhe arti nuk ka asnjë kuptim. Ju përherë i qëndruat besnik idesë së teatrit, ndrësa ne her-her po e her-her jo, sonte ne dështuam jo për fajin tonë (faji është jetim ose edhe dijmë t’ia hedhim dikujt tjetër).

Në emrin tim personal shprehë hidhërimin, indinjatën dhe keqardhjen time për atë ndodhi të pahijshme dhe jo profesionale. Ju kërkoj ndjesë dhe jam i bindur se madhështia, mirësia juaj do t’na falë për përjetimin e hidhur që në mënyrë indirekte pa dashje ua dham mbrëm.
Shtrohet pyetja pse erdhi puna deri këtu, çfarë nuk funksionon me ne ose tek ne. Për ta kuptuar problemin po jap ca sqarime se si fuksion Teatri Shqiptar në Kumanovë.

Teatri shqiptar është njësi e tretë punuese brenda I.N. “Trajko Prokopiev” Kumanovë ku e njejta llogaritet si njësia punuese numër një, në kuader të këtij institucioni kulturor funksionon teatri maqedon si njësia punuese numër dy, në total tri njësi punuese me qendër në shtëpinë e kulturës I.N. “Trajko Prokopiev” në krye me një drejtor gjeneral maqedon dhe dy përgjegjës artistik në dy teatrot egzistues.

Njësitë një dhe dy egzistojnë me dekada të tëra, artikulimi dhe funskionimi i këtyre njësive kulturore bëhet përmes të punësuarve ku për fat të mirë nuk u mungon asnjë punëtor apo kuadër profesional.

Ne njësia punuese numër tre- Teatri shqiptar Kumanovë jemi të sapo formuar në krahasim me dy njësitë e lartpërmendura. Deri para një viti të punësuar kanë qenë një numër tejet i vogel i aktorve shqiptar dhe një organizator. Stafi teknik maqedon deri me tani ka qenë i obliguar dhe ne dispozicionin tone, ngase nuk kishim ekip teknik të punesuar për realizimin e shfaqjeve.

Para pak muajve gjërat kanë filluar të ecin pozitivisht. Pse e them këtë, së pari buxheti i shfaqjeve shqiptare këtë vit është rritur me më shumë mjete edhe pse ka hapsirë dhe nevojë per buxhet më të madh. Tani ka të punësuar të rinjë: tonist, ndricues, dy punëtor skenë dhe një pastrues. Sigurisht se kjo nuk na mjafton neve si teatër, kemi nevojë edhe për shumë njerëz e sidomos aktore e aktor të rinjë të cilët kanë mbaruar fakultetin e artit dramatik dhe janë të pa punësuar, në anën tjetër teatri ka mëse nevojë për gjak te ri. Shpresoj qe ky trend pozitiv i punësimeve të vazhdoj. Teatri shqiptar këtë vit në planprogramin e vet duhet të realizojë dy shfaqje në gjuhën shqipe.
Shfaqja e parë “39 shkallët” autor: Patrick Barloë në regji: Ilir Bokshit kishte premierën e sajë më datë 10 korrik 2019, pjesëmarrëse në festivalin e komedisë “KOKOFEST” në Korcë.

Shfaqja e dytë është “Mandragola” autor: Niccolò Machiavelli, regjia: Kushtrim Bekteshi, provat e të ciles do të fillojnë në muajin tetor 2019.

Përgjegjësi artistik qysh para fillimit dhe zhvillimit apo mbajtes së provave, premiera e derisa te jetojë shfaqja ka obligim ti kalkulojë, organizojë punët në atë mënyrë që shfaqja të punohet dhe realizohet ashtu siç është planifikuar.

Në skandalin e mbrëmshëm fajin kryesor për mos mbajtjen e reprizës së shfaqjes “39 shkallët” e ka vetëm një person (TONISTI MAQEDON) i autorizuar nga ish pergjegjesi artistik i teatrit shqiptar të Kumanoves dhe drejtorit gjeneral për ta kryer punën e tonistit në këtë shfaje. I njejti ka pranuar të jetë pjesë e stafit të shfaqjes, ka marrë pjesë aktive në prova gjatë përgatitjes së shfaqjes. Ka qenë pjesë e ekipit në premierë, një reprizë dhe pjesëmarrje në një festival. Përnjëherë refuzon të bëjë detyrën e vet profesionale me pretekstin se është marrë vesh me ish përgjegjesin artistik të jet pjesë e ekipit deri në mbarimin e premierës, pastaj sipas tij për hatër ka marrë pjesë edhe në dy repriza tjera. Mbrëmë tonisti maqedon refuzoi të kryejë obligimin e tij profesional me fjalët “NUK LËSHOJ MË MUZIKË PER SHFAQJET SHQIPE, NUK PAGUHEM PËR TO”. Nga rrespekti i madhë që kam për publikun tonë me përulje e luta si mik ta lëshoj muzikën, më refuzoi, pastaj si përgjegjes artistik e urdhërova të kryej obligimin dhe detyrën e marrë, në menyrë demonstrative më refuzoi.

Ku është GABIMI, pse ky njeri është pjesë e kësaj shfaqjeje kur ne kemi TONIST SHQIPTAR (i sapo punësuar). Është e qartë se cdokush don të punoj me dikë që ka përvoje profesionale dhe ka të drejtë është më e lehtë te punosh me një profesionist me përvojë. Në anën tjetër sipas fjalëve të tonistit maqedon ish përgjegjësi artistik e ka ditur që ne fillim të provave të para se pas premierës do të tërhiqet nga kjo shfaqje, pse e kanë futur në projekt me kushte alogjike, shtrohet pyetja cfarë ndodh me reprizat, pergjigja është kjo që ndodhi: shfaqja u anulua. Rregulla thotë ai që pranon angazhimin për një punë ai duhet ta vazhdoje deri ne fund, derisa të jetoj shfaqja, por në këtë rast nuk ndodhi kjo. Pse nuk ju dha detyra tonistit shqiptar, “sepse është i ri dhe nuk e njeh punën ashtu sic duhet”.

Ky “TONISTI I RI edhe në shfaqjen e rradhës nuk do të punoj sepse është i ri dhe nuk e njeh punën mirë” dhe kjo do të vazhdoj në pakufi duke harruar faktin se edhe ne aktorët dikur ishim të ri dhe nuk e njihnim punën ashtu sic duhet e regjisorët canin kokën me ne, me raste edhe sot ndodhë ndonjëherë, ja psh. më ndodh mua duke mos dashur te flas për të tjerët të mos e bëj rolin si duhet, të harroj tekst, të ngatrrohem në dicka, të mos artikuloj bukur, me një fjalë të bëj gabime. Dmth unë aktori kam të drejtë të gaboj, të më jepet mundesia prap të luaj e të përmirësohem deri aty sa të marr edhe cmime, edhe regjisorët gabojnë.

Po ky “i riu” më tha për hirë të publikut të sontëm unë e lëshoj muzikën. I pyeta aktoret a jane dakord me këtë ide me të drejtë e refuzuan, tonisti i ri nuk ka qenë pjesë e procesit të provave. Pra sipas kesaj logjike i riu do të rrijë nën hijën e kolegut të tij maqedon profesionist i cili brutalisht bojkoton projektin shqiptar. SHFAQJA ANULOHET!!! Si përgjegjës artistik i sapozgjedhur nuk kam qënë pjesë e bisedimeve dhe marrveshjeve për ekipimin dhe realizimin shfaqjes “39 shkallët” por garantoj se kjo në të ardhmen në shfaqjet tjera derisa unë jam përgjegjës nuk ka për të ndodhur dicka e tillë, sepse nuk do tu jepet mundësia të tillëve të punojnë më në teatrin shqiptar. Apeloj deri tek organet kompetente të hetojnë rastin dhe personi në fjalë në mënyrë institucionale të përgjigjet!

Continue Reading

Komente

Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në e jo për popullin

Published

on

By

Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në jo për popullin

Gazetari Ylber Jahiu ka reaguar pas deklaratave të kreut të BFI-së, të cilat i bëri gjatë takimit me ministrin e Ekonomisë. Jahiu thotë se BFI ka rënë në nivel të ulët, duke lejuar që të reduktohet ezani dhe ndriçimet e xhamive dhe ua mban dertin kompanive energjetike.

Postimi i plotë i Ylber Jahiut:

Të nderuar miq!

E lexuat me siguri edhe ju nivelin në të cilin ka rënë BFI-Maqedoni!

Imagjinoni në ditën më të madhe të javës të Premten ose (e Xhuma) në xhami do të flitet se si të kursehet rryma.

Por, çfarë në fakt do të sugjeroj BFI dhe kryetari i myftinisë?

Do të sugjeroj hoxhallarët që për të kursyer rrymën të Premten të mos e thirin Ezanin me autoparlant por të ngjiten në Sherife, të mos përdorin mikrofonat por të ligjërojnë pa to, të shuajn dritat e minareve për të kursyer…
BFI duhet të kujdeset për jetën fetare të besimtarëve Musliman në RMV e jo të kujdeset për interesin e EVN-së, MEPSO-s dhe ELEM-it.
Hajr inshallah…

Post: https://www.facebook.com/100000170813438/posts/pfbid0nLMsN2bh1wyfdcK1V9wLovPeA8Byg6cCoQsKrP15PHkVSSAWgUmFjRPh1hz9Z12kl/

Continue Reading

Komente

Driton Nebiu: Aleanca më e bashkuar se kurrë, nuk ka kush na përçan

Published

on

By

Driton Nebiu, ish funksionar shtetëror nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga zërat më aktiv të kësaj partie ka kundërshtuar zërat për përçarje apo largime nga kjo parti.

Sipas Nebiut, këto janë thashetheme të përgatitura nga partitë kundërshtare, ndërsa shton se vendimet i marrin organet e partisë. Ish drejtori nga radhët e ASH-së, thotë se Aleanca nuk mund të përçahet pasi aktivistët e themeluesit e saj janë të “ngjitur si thoji me mishin”.

“Mos u merrni me thashetheme sepse Aleanca për Shqiptarët ka organet e saj partiake që marrin vendime, konkretisht Kuvendi i Partisë. Andaj rrini të qetë se nuk ka kush e përçan një Aleancë, që i ka të lidhur të gjithë aktivistë e themelues mes vete si thoji me mishin”, ka shkruar Driton Nebiu nga Haraçina.

Sipas Nebiut, Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë e bashkuar rreth idesë dhe qëllimit kryesor të saj.

Continue Reading

Komente

Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar

Published

on

By

Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar

Xhevdet Hajredini përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar se Ziadin Sela nuk duhet haruar veprimet e mëdha të Ziadin Selës si përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe shumë gjëra të tjera shkruan Top24.

“Me rastin e dorëheqjes së Ziadin Selës, vetëm me qëllim që të mos harrohet, ka nevojë të theksohet se edhe zgjedhja e Talat Xhaferit u bë me votën e tij dhe pa votën e Ali Ametit.

Ka pas raste, përkundrazi, dorëheqje të mos japin edhe kryetarë partie të cilët shumë herë, ose përherë ti kenë humb zgjedhjet, dhe për shkaqe tjera dorëheqje të kenë premtuar dhe premtimin kurrë nuk e kanë zbatuar.”

Continue Reading

Aktuale