Connect with us

Lajme

Kujt i besojnë më shumë qytetarët, tregon anketa e emisionit ‘Detektor’

Published

on

Sipas anketës së realizuar nga emisioni ‘Detektor’ në televizionin Sitel, të përpunuar nga Instituti për Hulumtime Politike (IHP), qytetarët kanë më shumë besim në kryeministrin Zoran Zaev. Pas tij pasojnë politikanë tjerë, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, kryetari i ASH-së Ziadin Sela, i Alternativës Afrim Gashi, ai i Besës Billall Kasami, përcjell in7.

Sipas anketës në Zaevin besojnë 14.5 e anketuesve, në Mickoskin 12.1, rejtingu i Ahmetit është 4.4, derisa i Selës është 3 për qind. Pason Nikolla Gruevski ku në të besojnë 2.1 për qind, Gashi 0.7, Bilall Kasami me 0.6 dhe Menduh Thaçi me 0.1 për qind.

Më shumë se gjysma e qytetarëve ose 50.9 për qind thonë se do të dalin në votime nëse javën e ardhshme organizohen zgjedhje të parakohshme, 24.7 do të abstenojnë, ndërsa 24.3 për qind ende nuk kanë sjell vendim. Madje, për 48 për qind rasti “Zhvatja” nuk do të ketë ndikim në zgjedhjet, ndërsa për 41.4 për qind mu ky rast do të ketë ndikim. Afër gjysma e qytetarëve ose 49.7 për qind tregon se vendimi i tyre nuk do të ndikojë as epilogu rreth datës për fillim të bisedimeve me BE-në, derisa 37.2 për qind kanë thënë se progresi i procesit integrues ndikon në vendimin se për cilin do të votojnë.


Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare 21.1 për qind do të votojnë për VMRO-DPMNE-në, 18.1 për qind për LSDM-në. Në bllokun politik shqiptar mbështetje më të madhe ka BDI. Për këtë parti do të votojnë 4.5 për qind e qytetarëve. Pason partia e Ziadin Selës me 2.8 për qind, pastaj Alternativa e Afrim Gashit me 0.8, derisa Besa e Bilall Kasamit ka 0.7 për qind mbështetje.

Mes institucioneve besim më të ulët ka PSP. Në shkallën prej 1 deri në 5, nota e mesme që i japin PSP-së është 1.68. Rreth 57 për qind e të anketuarve besimin në PSP e kanë vlerësuar me njësh. Me notë dy janë vlerësuar gjykata dhe prokuroria publike. Besimi në Parlamentin është vlerësuar me 2.25 për qind, Qeveria me 2.33, ndërsa opozita me 2.4.

Presidenti dhe mediat janë të vetmit institucione të cilët kanë notë të mesme- tre. Institucioni president ka marrë vlerësimin 2.63 për qind, ndërsa mediat 2.76. Anketa është zbatuar prej 14 deri 17 shtator në bazë të ekzemplarit reprezentativ me 1.109 anketues.

Continue Reading

Lajme

Krenar Lloga kockë e fortë në Qeveri!?

Published

on

By

Motoja e Aleancës për Shqiptarët që nga hyrja në Qeveri ishte për të bërë dallimin. Me të nisur punën ministrat e ASH-së vërshuan takimet me ambasadorë të ndryshëm të vendeve evropiane por edhe me përfaqësues amerikanë, e edhe me grupe dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në vendin tonë.
SmartNews në këtë editorial konstaton se më i zëshëm dhe me performancë të jashtzakonshme tani po paraqitet edhe Krenar Lloga, ministër i drejtësisë. Ai ka bërë bujë me deklaratat dhe qëndrimet e tij të cilat bëjnë dallimin në qëndrime nga partitë e tjera të koalicionit.
Vetingu në drejtësi u paraqit si prioritet dhe po punohet me faktorin ndërkombetarë.

Lloga: Pa ndërkombëtarët nuk ka veting


Mund të dallojmë fokusin e veçantë të tij në rastet e montuata politike, ku Lloga tha se beson se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë. Ai tha se për rastin “Alfa” jam i interesuar edhe para emërimit si ministër.

Lloga: Besoj se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë, për rastin “Alfa” jam interesuar edhe para emërimit si ministër


Ai foli edhe për kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Gruevski, si dhe vendimi për amnesti të të dënuarve gjatë pandemisë.

Lloga jep lajmin e madh, mijëra qytetarë lirohen nga burgu, amnistia për shkeljet e Covid miratohet ekspress në Kuvend


Por së fundmi qëndrimi i tij për hapjen e preambules dhe heqjen e 20% nga kushtetuta siç duket ishtë kafshatë e vështirë për partnerët e koalicionit të cilët reaguan njëzëri kundër kësaj ideje të ministrit të Drejtësisë.
Ai tha se nuk heq dorë nga qendrimi i tij dhe sot ka përsëritur se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!


Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tij gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me konsensus.SmartNews.mk

Continue Reading

Lajme

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka pesëritur sot qëndrimin e tij se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tik gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me koncenzus.

Continue Reading

Lajme

Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e bashkëpunimit për reformat në gjyqësor

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zhvilloi një takim pune me Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq. Austria mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Lloga dhe Zadiq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim të të dy ministrive në fushën e mbrojtjes së zbatimit dhe të parimeve të sundimit të ligjit, reformave në fushën e ligjit civil dhe penal, luftën kundër korrupsionit dhe digjitalizimin e gjyqësorit. Të dy ministrat u pajtuan, Austria nëpërmjet të ekspertëve të saj të bart diturinë dhe përvojën, duke përfshirë dhe trajnime profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se çdo ndihmë e Austrisë është e mirëseardhur për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit. Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, i dëshiroi punë të suksesshme Ministrit Lloga dhe e porositi se përqëndrimi i rajonit duhet të jetë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid031M7FHbLEZ3ejuiCTazN2kcE4Nt1fBfjbR3nj4n3vtsKrjpexCnJPGRJyrn7JmGWil/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale