Connect with us

Lajme

Gjatë fundjavës në Shkup 27 aksidente me dy të vdekur

Published

on

Dy këmbësorë kanë humbur jetën, një motorist ka pësuar lëndime të rënda dhe 15 persona kanë kaluar me lëndime të lehta në 11 nga gjithsejt 27 aksidentet e trafikut që ndodhën në zonën e qytetit të Shkupit gjatë fundjavës, njoftojnë nga SPB Shkup, transmeton in7.

Në 14 aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Nga komunikacioni janë përjashtuar 57 vozitës të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se ajo për kushtet e rrugës, 63 janë mënjanuar nga trafiku për shkak se kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, 33 që kanë qarkulluar pa leje për vozitje, 9 vozitës fillestarë, 37 makina të paregjistruara dhe një automjet transportues.

Janë lëshuar edhe 220 gjobë për parkim të paligjshëm dhe janë hequr 128 automjete me karrotrec.

Gjithashtu janë sanksionuar edhe katër këmbësorë për kalim në vend joadekuat për këmbësorë, persë vozitës që nuk kanë respektuar sinjalistikën rrugore në udhëkryq, dy që nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimet për këmbësorë, dy vozitës për tejkalim jo të rregullt, dy për kryqëzime të parregullta, 17 vozitës që nuk kanë dhanë përparësi kalimi mjeteve sipar rregullave të komunikacionit, nëntë për mos përdorim të një kasketës për motoçikleta, pesë për rripin e sigurimit dhe 27 drejtues mjetesh për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.

Continue Reading

Lajme

Shkupjanja me makinë “futet” në ndërtesën e BE-së (Foto)

Published

on

Gjatë mbrëmjes së djeshme një grua ma makinën e saj është aksidentuar në ndërtesën e BE-së në Shkup.

Si pasojë janë thyer dritaret e zyrës së BE-së. Ajo në makinë ka qenë së bashku me një person tjetër.

Continue Reading

Kosovë

​Gastronomët e Kosovës përmes borive të makinave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja antiCOVID-19

Published

on

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, përmes borive të makinave, sonte për disa minuta ka protestuar në rrugën përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi dje për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate e cila për nesër ka paralajmëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë serish heqjen e orës policore, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie dhe tash e sa ditë nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.

Continue Reading

Kosovë

Ushtarët e FSK-së do të nisen për në stërvitjen qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Continue Reading

Aktuale