Connect with us

Lajme

Borisov: Maqedonia e Veriut të mos e humbasë këtë mundësi

Published

on

Gjithmonë kemi theksuar se Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë tek ne për BE-në, por asnjëherë nuk kemi thënë se pa kusht e mbështesim pranimin e saj. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe ata nuk duhet të luajnë me këtë mundësi.

Këtë e deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov pas takimit konsultues te presidenti Rumen Radev në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe shefe e diplomacisë Ekaterina Zaharieva dhe ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.

“Ne nuk kemi popull më të afërt. Jashtëzakonisht është me rëndësi të pranohen në BE, por me rëndësi është edhe të kuptojnë se kjo varet nga ata. Për këtë bëj apel të ndalojnë të luajnë me historinë, me të kaluarën dhe të përqendrohen ndaj të ardhmes”, tha Borisiv.

Sofja, shtoi kryeministri bullgar, dëshiron së bashku me Maqedoninë e Veriut negociatat t’i fillojë edhe Shqipëria.

Në takimin te Radevi mori pjesë zëvendëskryeministri edhe ministër i Mbrojtjes Karakaçanov. Ai, si edhe para disa ditëve tha se Bullgaria nuk mundet pa kusht ta mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe duhet të vendosë kushte shumë të qarta. Edhe Karakaçanov konsideron se variant më i mirë do të ishte që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria së bashku t’i fillojnë negociata për anëtarësim në BE.

Continue Reading

Lajme

Levica i bashkohet VMRO-së në këshillin e qytetit të Shkupit

Published

on

Partia Levica sot ka konfirmuar se janë bashkuar me VMRO-DPMNE-në në Këshillin e Shkupit, ku si parti opozita parlamentare do të ketë shumicë prej 24 këshilltarëve, informon Zhurnal.

Përpos Levicës, e cila ka katër këshilltarë në shumicën e re, përshkaj VMRO-DPMNE-së me 18 këshilltarë, dy i përkasin edhe Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, kështu të gjitha së bashku përbëjnë shumicën prej 24 këshilltarëve.

“Zyrtarisht BDI dhe LSDM e humbën pushtetin lokal në kryeqytet. Opozita parlamentare siguroi shumicë në këshillin e Shkupit”, thuhet në komunikatën e Levicës./Zhurnal.mk/

Continue Reading

Lajme

LVV-ja në garë në 12 komuna, Kurti flet për balotazhet

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, synon dhe dëshiron që të fitojë në komunat në të cilat do të garojë në balotazh më 14 nëntor.

“Ne do të përpiqemi që gjithçka të shkojë në rregull, sa i përket procesit, pra të mos ketë incidente, të jenë zgjedhje demokratike, e të lira, fer, pra të ndershme dhe si Qeveri e Kosovës jemi në mbështetje të të gjitha institucioneve, mekanizmat shtetërorë që do t’i organizojnë zgjedhje e natyrisht synojmë e dëshirojmë që të fitojmë”, tha ai për EO.

Sipas rezultateve të KQZ-së, së paku në 19 komuna janë shënuar fitore të partive politike që në raundin e parë, ndërsa, 19 komuna tjera shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 nëntor.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 14 nëntor konkurrente në balotazh do të jenë: Gjakova (AAK-LVV), Rahoveci (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitia (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK), Mamusha (KDTP-KATP), Gllogovc (PDK-DD), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Istog (LDK-AAK) dhe Shtime (PDK-LVV).

Continue Reading

Lajme

Lideri i opozitës hungareze: Nëse bëhem kryeministër do ta ekstradoj Gruevskin

Published

on

Lideri i Lëvizjes qytetare “Hungaria e të gjithëve” (MMM) dhe kandidat i opozitës së bashkuar hungareze për kryeministër Peter Marki – Zaj deklaroi se nëse fiton në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme, planifikon t’i ekstradojë në shtetet e tyre ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski dhe biznesmenin jordanez Zaif Nafa, të cilët kanë azil në Hungari.

Marki-Zaj, në një postim në Twititer theksoi se bëhet fjalë për “emigrantë kriminalistik të banuar nga (partia) FIDES” e kryeministrit hungarez aktual Viktor Orban.

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski mori azil në Hungari në vitin 2019.

Ai para tre vjetëve u largua nga vendi pas gjykimi të shqiptuar për vuajtje të dënimit me burg.

Continue Reading

Aktuale