Connect with us

Kosovë

Sot në Shkup, konferenca “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”

Published

on

Nisma “Don’t you 20%” organizon konferencë me temën “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”. Konferenca do të zhvillohet sot prej orë 15:00 tek Bushi Resort në Shkup.

Panelistë të kësaj konference do të jenë studiuesi i filozofisë politike, Elvis Hoxha, ish deputeti Bekim Qoku, profesori universitar, Halil Snopçe si dhe udhëheqësi i OJQ Eco Guerila, Arianit Xhaferi.

Përveç panelistëve, janë paraqitur si mysafirë edhe intelektualë të shumtë, të cilët do të kyçen në debat me pyetjet dhe qëndrimet e tyre, përcjell in7.

Pjesë e debatit mund të bëhet çdokush që është i interesuar. Kjo do të jetë një mundësi e mirë edhe për studentët, për të shpalosur qëndrimet e tyre në lidhje me aktualitetin apo vizionin e tyre për ecurinë e kombit.

“Temat e diskutimit do të jenë rreth asaj që shumica e shqiptarëve dëshirojnë ndryshime thelbësore ekonomike, sociale dhe politike, por kur dëshira është pasive ajo kthehet më shumë në urim për t’u realizuar vetvetiu. Mënyra dëshirore e qasjes ndaj ndryshimive si projektim tek forcat e universit mbetet dëshirë e shtypur te vetja. Shqiptarët janë para mundësisë për ta çliruar potencialin e brendshëm transformues të kësaj dëshire” – thonë nga nisma “Don’t you 20%”. /in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Avioni me shqiptarë bën ulje emergjente sapo niset

Published

on

Një avion që u nis sot me linjën Prishtinë-Shtutgart u kthye në pistë pas 30 minutave që u ngrit në ajër.

Mësohet se avioni kishte një defekt teknik dhe ka bërë uljen e menjëhershme.

Sipas dëshmive, disa pasagjerëve brenda në avion i kishte rënë në fikët./Abcnews.al/

Continue Reading

Kosovë

SHBA e ndihmon Kosovën me 236,7 milionë dollarë: Do të investohen në energji

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) i SHBA-së, ka miratuar marrëveshjen Kompaktit prej 236,7 milionë dollarësh.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë, përcjell Kallxo.com.

“Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë deri më sot. Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë. Falënderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer”, tha ai.

Qeveria e Kosovës në bashkëfinancim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon të investojë në bateri për ruajtjen e energjisë që do të shfrytëzohet nga KOSTT-i, në rastet e rënies së njësive të termocentraleve për balancim të sistemit të energjisë.Programi Kompakt do të jetë në vlerë prej 234 milionë dollarëve dhe do të përfshijë dy projekte: rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet të lartë mbi 200 Mëh) dhe zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë.

Continue Reading

Aktuale