Connect with us

Lajme

Qentë endacakë problem për shoqërinë

Published

on

Numri gjithnjë e në rritje i qenve endacake përbën rrezik për banorët e Komunës së Tetovës. Qendra strehimore ka 2 muaj që nuk funksionon për shkak të mungesës së fondeve.

Kompania e cila është marrë me strehimin, vaksinimin dhe kastrimin e qenve, thotë se në mungesë të fondeve e ka ndërprerë angazhimin dhe se të gjithë qentë janë lëshuar në rrugë.

“Ka afër 60 ditë që ka përfunduar tenderi i parë. Na kanë premtuar që muajin e ardhshëm do të hapin tender të ri dhe nëse e fitojmë tenderin do të fillojmë prapë me punë, nëse nuk e fitojmë le të fillon dikush tjetër pa marr parasysh, vetëm është e rëndësishme që të vazhdohet kjo punë dhe të mos ndalet në gjysmë”-tha Rami Selmani, pronar i firmës DOGCAT.

Nga Komuna e Tetovës ndërkaq thonë se janë në përgatitje e sipër të dokumentacionit të nevojshëm për hapjen e tenderit të ri, për strehimin e qenve endacak.

Sipas komunës, nevoja e madhe për ndërhyrje, ka bërë që të harxhohen fondet e parapara për qentë endacak. Madje kompetentët thonë se shtimi i numrit të qenve endacak ka ardhur si pasojë e prurjeve të qenve nga komunat tjera.

“Fatkeqësisht jemi të vërshuar pasivisht nga komunat e tjera, të cilat nga mungesa e kapaciteteve për tu ballafaquar me këtë fenomen, i sjellin në Tetovë. Është lajmëruar edhe SBP-Tetovë dhe e njëjta do të ndjek rastet në fjalë”-thonë nga Komuna e Tetovës.

Shqetësim kanë ngritur edhe organizata “Nëna dhe Fëmija”, e cila apelon që urgjentisht të merren, para se të ndodhë ndonjë sulm fatal ndaj fëmijëve.

“Nuk mjafton vetëm të vaksinohen qentë ashtu siç është bërë deri më tani, duhet seriozisht të funksion qendra për strehim, të strehon qentë, kafshët nuk janë fajtorë, por as fëmijët tanë nuk janë fajtorë dhe duhet shumë kujdes të kemi. Përsëri Komuna e ka përgjegjësinë dhe përsëri ata duhet të gjejnë një mënyrë për të zgjedhur këtë problem që është mjaftë serioz dhe besoj se do të gjendet zgjidhja para se të bëhet ndonjë incident me pasoja të rënda”-theksoi Elmedina Abdullahi – Organizata “Nëna dhe Fëmija”.

Ndërkaq edhe qytetarët thonë se ndihen të rrezikuar nga prania e shumtë e qenve që bredhin rrugëve.

“Më të rrezikuarit janë nxënësit e shkollës fillore. Prandaj duhet të merren masa nga institucionet kompetente për sigurinë e qytetarëve”.

“Duhet të marrin masa urgjentisht sepse ka fëmijë dhe kjo dukuri mjaftë shumë i rrezikon fëmijët”.

Jozyrtarisht mësohet se Komuna e Tetovës parasheh që tenderin e ardhshëm të ndajë rreth 8 mijë euro për strehimin e qenve endacak.

Kjo shumë, sipas kompanive për strehimin e qenve, është shumë e vogël dhe e njëjta nuk mund të mbuloj shpenzimet as edhe për një muaj, duke pasur parasysh numrin e madh të qenve që bredhin rrugëve.

Continue Reading

Lajme

Shkupjanja me makinë “futet” në ndërtesën e BE-së (Foto)

Published

on

Gjatë mbrëmjes së djeshme një grua ma makinën e saj është aksidentuar në ndërtesën e BE-së në Shkup.

Si pasojë janë thyer dritaret e zyrës së BE-së. Ajo në makinë ka qenë së bashku me një person tjetër.

Continue Reading

Kosovë

​Gastronomët e Kosovës përmes borive të makinave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja antiCOVID-19

Published

on

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, përmes borive të makinave, sonte për disa minuta ka protestuar në rrugën përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi dje për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate e cila për nesër ka paralajmëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë serish heqjen e orës policore, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie dhe tash e sa ditë nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.

Continue Reading

Kosovë

Ushtarët e FSK-së do të nisen për në stërvitjen qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Continue Reading

Aktuale