Connect with us

Kosovë

Osmani: Për guxim po flasin ata që s’kishin guxuar të vendosin lule te varri i Rugovës

Published

on

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, e ka nisë fjalimin e saj në tubimin me qytetarët në Hajvali me shumë entuziazëm.

“Kanë mbetë vetëm edhe gjashtë ditë deri te fitorja jonë e madhe. A jeni gati për këtë të arritur historike?”.

“Hajvalia dhe Prishtina do ta nisin uraganin e fitores ashtu siç e nisëm me hapjen e fushatës tonë. Shumëkush është dridhur atë natë nga frika, por mesazhi ynë për ta është që nuk kanë nevojë të frikësohen sepse LDK-ja do t’ju japë atyre leksion të kulturës demokratike dhe të qeverisjes së mirë kurse ata që kanë kryer krime dhe e kanë zhytë vendin në korrupsion ta dinë sigurt që amnisti për ta nuk ka”.

Ajo, pasi e ka falënderuar kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për praninë e tij në këtë tubim, duke iu drejtuar atij i ka thumbuar partitë e tjera politike.

“Kryetar, të tjerët nuk po e kuptojnë që bashkimi bën fuqinë. Nuk po e kuptojnë që ekipi arrin fitore, vetëm ekipi mund të arrijë fitore, kurse të tjerët që janë të vetmuar dhe sillen sikur pronarë të partive të tyre do të mbesin në opozitë një kohë të gjatë dhe do të mësohen nga LDK-ja se si qeveriset me këtë vend dhe në interes të qytetarëve”.

“Hajvalia dhe Prishtina ka kohë që kanë mbetur edhe pa kryetar sepse kryetari ka qenë dhe është shumë i zënë duke bashkëpunuar me ata që nuk dhanë asnjë shembull tjetër, pos atë të krimit dhe korrupsionit”.

“Hajvalia dhe Prishtina ka kohë që janë lënë krejtësisht jashtë kujdesit nacional, sepse as qeveria komunale dhe ajo qendrore s’e kanë pasë prioritet interesin dhe jetesën e qytetarëve të kryeqytetit, por e kanë pasë prioritet xhepin dhe interesin e vet”.

Ajo është shprehur e bindur se LDK do të dalë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, njofton Klan Kosova.

“Nga 7 tetori, ne do të zgjohemi në një Kosovë ndryshe sepse qeveria ime, e LDK-së, do të bazohet në besimin me ju. Për mua nuk ka asgjë më të shenjtë se sa besimi që e marr nga ju, se sa besa që e lidhim me qytetarët të Prishtinës dhe anë e kënd Kosovës”.

Ajo e ka përmbyllur fjalimin e saj duke përmendur sërish kundërshtarët politikë.

“Kur po ju themi kundërshtarëve tanë politikë që LDK-ja e ka rilindur besëlidhjen dhe e ka rilidhë besën me qytetarët e Kosovës, ata nuk po besojnë, por aq shumë do të befasohen më 6 tetor me fitoren e thellë të LDK-së, por në të njëjtën kohë do të befasohen me qeverisjen që do të jetë për të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht se për kë votojnë”.

“LDK po e bën kthimin e madh sepse ky është vullneti i qytetarëve. Kur qytetarët e Kosovës bëhen bashkë rreth LDK-së, nuk ka asgjë që i ndalë. Nuk ka gjë që e ndalë fitoren tonë të 6 tetorit”.

“Kundërshtarët politikë po thonë që LDK-ja nuk ka guxim. Kur po thonë ashtu, ne po qeshim me ta sepse e meritojnë përbuzjen dhe buzëqeshjen sepse për guxim po na flasin njerëz që hoqën dorë nga mbrojtja e interesave të Kosovës në dialogun me Serbinë”.

“Për guxim po na flasin disa që e kanë për detyrë me qeverisë Prishtinën, por që po thonë që nuk kanë guxuar as të vendosin lule te presidenti historik Ibrahim Rugova”.

“Për guxim po na flasin frikacakët e tillë. Të tillët më mirë do të ishte që t’i bëjnë gati të gjitha plaçkat e veta dhe ta lirojnë Qeverinë e Kosovës për rikthim të sovranit në fron”.

“Tash e tutje, ajo qeveri do të udhëhiqet nga e vetmja parti që i doli zot Kosovës në vitet e 90-ta dhe do t’i dalë edhe tash në vitin 2019”.

“Pasi ta marrim besimin tuaj, menjëherë t’i përvjelim duart dhe ta rikthejmë Prishtinën tonë sepse është keqqeverisë si është më keq gjatë këtyre dy mandateve”.

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Avioni me shqiptarë bën ulje emergjente sapo niset

Published

on

Një avion që u nis sot me linjën Prishtinë-Shtutgart u kthye në pistë pas 30 minutave që u ngrit në ajër.

Mësohet se avioni kishte një defekt teknik dhe ka bërë uljen e menjëhershme.

Sipas dëshmive, disa pasagjerëve brenda në avion i kishte rënë në fikët./Abcnews.al/

Continue Reading

Kosovë

SHBA e ndihmon Kosovën me 236,7 milionë dollarë: Do të investohen në energji

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) i SHBA-së, ka miratuar marrëveshjen Kompaktit prej 236,7 milionë dollarësh.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë, përcjell Kallxo.com.

“Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë deri më sot. Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë. Falënderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer”, tha ai.

Qeveria e Kosovës në bashkëfinancim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon të investojë në bateri për ruajtjen e energjisë që do të shfrytëzohet nga KOSTT-i, në rastet e rënies së njësive të termocentraleve për balancim të sistemit të energjisë.Programi Kompakt do të jetë në vlerë prej 234 milionë dollarëve dhe do të përfshijë dy projekte: rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet të lartë mbi 200 Mëh) dhe zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë.

Continue Reading

Aktuale